Pranvera e këtij viti ka mbërritur në Tiranë, ku gjithçka ndriçon nga dielli dhe çdo ditë e më shumë njoftohet largimi i dimrit. Ditët janë gjithmonë e më të ngrohta, dhe sheshet dhe rrugët janë plot njerëz që shijojnë aromën e pranverës. Por një tjetër qytet në Shqipëri, Korça, qyteti i njohur për bukuritë e natyrës dhe për produktet e veçanta,
si birra legjendare “Korça”, është në një dimension tjetër.
Atje, pranvera ende nuk ka marrë pushtet.
Në këtë fillim prilli bora ka mbuluar gjithçka, duke krijuar një peizazh të mrekullueshëm që të kujton kulmin e dimrit. Temperaturat zbritën nën zero, dhe ajri është i ftohtë. Por aty në mes të bukurisë së bardhë dhe temperaturës së ulët njerëzit vazhdojnë të punojnë.
Korça e bukur, ndryshe nga Tirana, ka një klimë që shpesh sfidon ata që jetojnë e punojnë aty. Në Korçë, çdo hap në borë kërkon më shumë energji dhe përpjekje, duke i shtuar një tjetër dimension jetës së përditshme, që e bën atë më të vështirë, por gjithmonë të bukur në mënyrën e vet.
Ky kontrast i jashtëzakonshëm mes dy qyteteve, Tirana e ngrohtë dhe e ndriçuar, dhe Korça e mbuluar nga bora, dëshmon se natyra ka një mënyrë unike për të treguar bukurinë e saj dhe se jo kudo është e lehtë. Kjo është Shqipëria, në një vend pranvera sjell ngrohtësi e dritë, ndërsa një tjetër përjeton ende dimrin e ftohtë, por gjithmonë të bukur.
Partia Socialiste do të bëjë hapjen e madhe të fushatës më 12 maj në një takim që do të mbahet në Tiranë. Ky është vendimi i fundit i marrë nga selia rozë. Data 12 është zgjedhur për shkak të simbolikës së 12 yjeve në flamurin e BE. Ndërkohë mësohet se ditën e premte në të gjithë qarqet socialistët do të organizojnë takim me gratë.
Fillimisht ishte menduar që fushata do të hapej në formën e lidhjeve direkte nga cdo qark, por ky variant u rrëzua për shkak të vështirësive teknike
Në fillimet e veta politike , ishte një djalë i qeshur.Fytyra në biseda i ruante një buzëqeshje plastike, ku shoqerohej gjithmonë me një kravatë të hekurosur, gjë e cila e bënte të ngjante më shumë me reklamat e pastës së dhëmbëve sesa me një drejtues qyteti. Ky, ishte shoku Niko Peleshi –një version lokal i një aplikacioni politik dhe propogande ,
një krijesë laboratorike, eksperimentale që krijoi kodoshi Fatos …
Peleshi, u përzgjodh nga Nano mes dhjetra të tjerëve , jo se kishte ide, vizion rinie, por kishte xhel, buzëqeshje Drakule , gjë e cila i duhej Korçës në kohë turbullie dhe më pas PS .
Mbi të gjitha ra në sy , një oreks i pangopur që as një darkë gala në Dubai nuk e ngop. Dhe , populli, si gjithmonë i dashuruar pas buzëqeshjeve plastike, veçanarisht me dashurinë e shefit tha: “ – Po, ky do na shpëtojë! Ky është gjeniu ,heroi ynë për qytetin ” Dhe, ai, i shpëtoi dhe i çmontoi , gjithçka: punët, shpresën, kulturën, artin .
Me sukses të jashtëzakonshëm të një ëngjëlli në ngjitje…
Shoku Peleshi si USB-ja që futet në çdo ” portë ” – bashki, ministri, e ndoshta nesër edhe në rrjetin e lavatriçeve inteligjente , nuk pyet për ide. Ideja është një luks për të. Ai pyet vetëm: “Ku ka ndonjë tender sot ? ”
Ky njeri, nuk është produkt politik. Jo… Ai është një krijesë , i suksesshëm i servilizmit dhe sterilitetit shpirtëror. Të kishte qenë pak më shumë njeri, do të kishte ndjeshmëri për qytetin që po e gllabëron si ” boa” .Por jo! Ai është më shumë aparat sesa njeri – me buton “BETON” që nuk fiket kurrë ,duke ngrënë rrugica e së fundmi kodra…
të cilat ndodhen fatkeqësisht sot nën rrënojat e pangopësisë…
Korça, dikur qytet i librit ,i fjalës ,i artit ,i dashurisë ,i këngës ,shpejt u kthye në një qytet fature për njerëzit e varfër. Kulturën e zëvendësoi , me tendera mes të njohurish. U bë festival lakrorësh , u bë skenë për këngëtarë pa këngë me… ndonjë shfaqje të drejtpërdrejtë hajdutërie sa për para xhepi … Por ,gjithmonë mes miqsh…
Krijoi ” liri” për qindra familje të ikin me shpejtësinë e dritës, sepse qyteti nuk është për ta .
Të vetmit që mbeten janë ata,që do ai,sypatrmburit militantë,patronazhistët, komunistët e orëve të para dhe të rinj që shkruajnë statuset: “ – U asfaltua rruga pranë shtëpisë së një shoku. Faleminderit Nikooo!”
Rreth oborrit të tij sillen figura manekinësh ,– gazetarë lagjesh që s’kanë parë kurrë një pyetje të vërtetë veç koskës që u hedh,ose një rrogë familjari ; – analistë me trurin e zhubravitur ku analizojnë kollën e ti, buzëqeshjen,xhelin … Rreth vetes ka dhe “Opozitarë” që janë më të butë se gjalpi në gusht sepse janë miqtë për kokë . Disa nuk i përmendin as emrin dhe janë vasalë me kostum deputeti .
Të gjithë bashkë, formojnë ” Klubin e leshkave të vajosur Peleshist” ( kështu i njohin në Korçë ) , ku çdo kritikë konsiderohet tradhti kombëtare, keqdashje për qytetin…
Për të arritur sukseset ,”Ai” , nuk ka ndërtuar një administratë por , – ka ndërtuar një sekt të bindur rrogëtarësh ,që shtrijnë në çdo kohë tentakulat e futen në çdo zyrë,në çdo tender . Në çdo fushatë ” Ai” vjen si “shpëtimtari” i Korçës mes punësimeve sezonalë , mashtrimit,dhuratës së thesit me mjell,përqafimeve me gisht, dhe largohet si triumfator drejt ” metropolit ” për sytë e shefit. Në qoftë se e pyet çfarë ka bërë për qytetin, – Ai të jep një listë me foto, fasada, filma 3D dhe… një urë aty ku s’ka lumë.
Sepse realiteti është për “budallenjtë” – propaganda është për kampionët! Shkurt , një WC e mirëmbajtur .
Pra, miq korçarë meqë jemi dhe kohë zgjedhjesh :
Do votoni për një deodorant politik që vetëm mbulon erën e kalbëzimit? Do pranoni që Korça të mbetet akoma në duart e një njeriu që historinë e shkruan me status dhe qytetin e ndërton me çekiçin e betonit?
Tani kërkon një mandat tjetër me premtimin e BE – së. Ashtu si ” Drakula” që kishte një plan ,por njerëzit nuk e pranuan.
Nuk e di po … – një votë për Peleshin dhe oborrin e ti, është si t’i ” japësh çelësat e shtëpisë hajdutit dhe ta falënderosh që s’të vrau” . Është një komedi por me fund tragjik ,ku gjithçka është në kurrizin tuaj … Kujdes ! ” Drakula i xhelosur ” është nëpër këmbë …
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka pranuar kërkesën e Fredi Belerit për të shqyrtuar parregullsitë gjatë arrestimit dhe paraburgimit të tij dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë, raporton media greke Kathimerini. GJEDNJ-ja ka caktuar datën 26 qershor, për shqyrtimin e kërkesës së eurodeputetit Beleri, për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes.
Nëse nuk arrihet, të dyja palët do të ftohen të paraqesin argumentet e tyre para gjykatës.
Vetë Beleri ka bërë një reagim duke thënë se “sot është fillimi, për të rikuperuar atë që fituam në mënyrë demokratike”.
Beleri: “Vendimi paraprak i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me të cilin ankimi im ndaj paraburgimit tim të paligjshëm dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë konsiderohet i vlefshëm në parim, është një shfajësim i parë, por në të njëjtën kohë edhe i madh.
Arsyetim për besimin tim të palëkundur në acquis evropiane dhe në demokraci. Arsyetim për strategjitë kundër meje, por edhe kundër vullnetit të minoritetit etnik grek. Shfajësim, më në fund, për ata që vazhdojnë të luftojnë për shtetin e së drejtës dhe institucionet në Shqipërinë aderuese.
Falenderoj avokatin tim, profesor z. Nikos Alivizato, i cili me ekipin e tij trajtoi rastin. Sot u bë fillimi, për të rikuperuar atë që fituam në mënyrë demokratike dhe na privuam me grushte shteti.”
Julinda dhame, e cila konkurron për deputete në Qarkun e Tiranës, ka rrëfyer jetën e saj, nga fëmijërija, rritja e vetme e djalit të saj, deri tek puna në Bashkinë e Tiranës. Në një rrëfim përballë Greta Topjanës, Dhame tha se si kur ishte 18 vjeçe mendoi të largohej nga shtëpia për tu përballur me jetesën vetëm, ndërsa puna e saj e parë ka qenë shitja e rrobave të përdorura.
“Zgjodha inxhinierinë e mjedisit.
Në atë kohë pata edhe një rebelizëm tjetër, pasi mbusha 18 vjeç dhe ika nga shtëpia. Mendoja se duhet të jetoja vetëm dhe këtë bëra. Ika nga shtëpia dhe fillova edhe të punoja edhe të bëja shkollën. Fakultetin e kam kaluar me punë dhe me shkollë. Puna ime e parë ka qenë te ish-ekspozita, aty ka qenë një fushë e madhe dhe kam shitur rroba të përdorura.
Në fakt më vinte turp dhe vishesha si djalë me qëllimin që të mos më njihnin njerëzit, por qëllimi im ishte të mbaja veten dhe të bëja para”, tha Julinda ndërkohë që më tej u shpreh se pasi mbaroi fakultetin u detyrua që të rikthehej sërish te familja e saj dhe në vitin 2000, kur kryeministri Edi Rama i cili asokohe ishte Ministër i Kulturës, filloi të punonte në këtë institucion, kjo falë ndihmës së miqve të saj të cilët i dhanë një mundësi.
“Puna ime e parë ishte në Ministrinë e Kulturës të 2000 që ka qenë Edi Rama ministër Kulture. Jeta ime mori një tjetër rrjedhë. Në punë duhet të isha shumë gjatë dhe s’mund të kujdesesha dhe kështu duhet të rrija te mami.
Kjo ka qenë një dorë që më është dhënë nga miqtë e mi për tu futur në Ministrinë e Kulturës. Është ajo dora që unë mundohem t’ja jap të gjithëve se ajo dorë më ka ndryshuar jetën. Ne ishim atëhere shumë të paqartë. O do ikja jashtë ose do rrija në Shqipëri. Kanë qenë këto mendime.
Këtu të jetoje vetëm si femër ka qenë një sfidë shumë e madhe sepse nuk është si tani është qejf, por atëhere kishte ngacmime, jeta e pasigurt, ka pasur shumë probleme edhe unë e di shumë mirë çfarë kanë hequr vajzat në atë kohë.
Mund të të kapte plumbi, të të merrnin të të çonin jashtë, të të përdhunonin. Ka pasur ngjarje të frikshme. 2000 meqë erdhi ajo dora që më duhej, ajo dora që më tërhoqi dhe më dha një siguri. Unë atë dorën sot e kësaj dite nuk e harroj kurrë. Më ka lidhur sërish jeta me atë dorë.
Dhe unë e kam parim timin që gjithkujt duhet ti jepet një mundësi, një dorë për ti dhënë një mundësi. Unë ja them shpesh të gjithëve që kjo dorë të jepet njëherë në jetë ose dy herë, kështu që duhet ta mbash dhe ta shfrytëzosh për mirë ta nderosh veten dhe personin që të ka tërhequr”, tha ndër të tjera kandidatja për deputete për Partinë Socialiste në qarkun e Tiranës.
Dita e djeshme ka sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave në mbarë vendin, si dhe reshje të konsiderueshme shiu dhe bore në disa qytete. Në veçanti, zona juglindore e vendit eshte përfshirë nga reshje intensive bore, të cilat kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin rrugor.
Te shumta jane denoncimet nga qytetaret , te cilet kane raportuar se rruga që lidh Qafë Thanën ,
Qafe Pllocen apo rruga qe shkon deri ne doganën e Kapshticës është bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të borës. Sipas tyre, deri në momentin e raportimit nuk ka shkuar asnjë borëpastruese në terren, duke lënë shumë automjete të bllokuara në rrugë.
Ndersa situata eshte aspak e zakonte dhe te shumte jane ate qe i thone mos fli gjume…Kryebashkiaku i Korçes j’u kthehet qe Korça këtë mbrëmje prilli duket si një përrallë e bardhë që harron stinët, duke publikuar foto romantike.