Rast skandaloz në Tepelenë, Fevziu: “Gruan dhe vajzën time nuk e lejuan të futet në tualetin e lokalit

Gazetari Blendi Fevziu tregoi mbrëmjen e sotme një rast skandaloz që i ka ndodhur disa ditë më parë në Tepelenë. Teksa po kalonte për në Sarandë me bashkëshorten dhe vajzën e vogël 9 vjec, Fevziu tha se ndaloi në një pikë karburanti për të furnizuar makinën.

Aty zbriti dhe bashkëshortja për të cuar vajzën e vogël në tualetin e restorantit e hotelit pranë pikës së karburantit.

Me vete tha Fevziu, mori edhe 2 mijë lekë të vjetra për të blerë ndonjë shishe uji, thjesht për të mos u dukur se vetëm po shfrytëzonte tualetin. Ajo cfarë ndodhi ishte shokuese.

Gazetari tregoi se bashkëshorten dhe vajzën e tij nuk e lejuan të shfrytëzonte tualetin dhe se kushti për këtë ishte vetëm po të hante ushqim në restorant.

Fevziu nuk e përmendi emrin e biznesit ku kishte ndaluar, por theksoi se kjo ngjarje i kishte lënë një shije të keqe shumë.

Bumi turistik/ Mbyllen mbi 500 biznese në Korçë brenda 2-viteve(Video)

Mbi 500 biznese në Bashkinë e Korçës, qytet dhe fshatrat, rezultojnë të mbyllur në dy vitet e fundit. Edhe pse një nga qytetet më të preferuar nga vizitorët vendas dhe të huaj, bizneset duket se nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Shifrat janë të njohura edhe për shoqatën e biznesit të vogël dhe të mesëm, kryetari i së cilës jep disa nga shkaqet që ndikojnë, sipas tij, në këtë realitet. Albert Nasto shprehet:

“Shkak kryesor është edhe rritja e taksave vendore. Janë bërë të papërballueshme këto taksa nga biznesi. Ishin biznese që kishin vite që operonin në treg”.

Për këshilltarin bashkiak të opozitës në Bashkinë e Korçës, midis të tjerave në këtë situatë ndikon edhe klientelizmi dhe favorizimi abuziv i disa bizneseve kundrejt disa të tjerëve.

Sakaq, jashtë kamerave, përfaqësues të bizneseve të shërbimit në Korçë shprehen se është vënë re një rënie e vizitorëve vendas në Korçë, ndërsa të huajt janë në rritje, por duket se nuk shpenzojnë si vendasit./A2CNN

Kandidatja fituese dorëhiqet: “Vendin tim ta marrë Zegjineja, ajo duhet të përfaqësojë të rinjtë dhe vajzat

Maldrita Bardho nuk pranon mandatin e deputetes Në një postim në llogarinë e saj në Instagram ka deklaruar që ia lë vendin Zegjine Çaushit.

DEKLARATA

Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar.

Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht.

Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.

Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.

Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi!