Rama: “Vrasësit do identifikohen në kohë reale! Gati projekti për monitorimin e rrugëve me kamera inteligjente

ITALI – Kryeministri Edi Rama u pyet nëse nevojitet një reformë e thellë për uniformat blu, gjatë emisionit “Real Story” në ABC News. Rama u përgjigj se në këtë drejtim është bërë një progres i madh, ndërkohë që ajo që mbetet është monitorimi i rrugëve me kamera inteligjente. Ai theksoi se projekti dhe financimi për këtë sistem janë gati dhe shpreson që punimet të fillojnë së shpejti.

Sipas tij, nëse rrugët do të monitoroheshin nga këto kamera, keqbërësit apo vrasësit do të identifikoheshin në kohë reale, duke e bërë shumë më të vështirë shpëtimin e tyre.

Rama sqaroi se procesi ishte zvarritur më parë për arsye burokratike nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme, por tani është duke u implementuar sistemi digjital të monitorimit me kamera inteligjente, i sprovuar më parë me sukses në Emiratet e Bashkuara.

**Pjesë nga intervista:**  “Jo, unë mendoj që ne kemi bërë progres të madh dhe në atë drejtim, por ajo që na mungon qartësisht është rritja e kapaciteteve për monitorimin dhe identifikimin e keqbërësve. Praktikisht kemi vënë në vijë këtë proces që është zvarritur disa kohë për arsye burokratike.

Nëse do të kishim këtë sistem në këmbë, vrasësi apo vrasësit — sepse nuk e di saktësisht sa kanë qenë në Rinas — do të ishin identifikuar në kohë reale.

Projekti është gati, financimi është vënë në dispozicion, kompania është një nga më të mirat në botë dhe shpresoj që në javët e ardhshme të fillojë puna. Koha e realizimit dhe vendosjes së sistemit pritet të zgjasë 12 muaj dhe më pas do të kemi kapacitete të reja për të identifikuar dhe reaguar ndaj çdo keqbërësi,” tha Rama.

Sylvinho në “qiellin e shtatë”: Të lumtur për këtë sukses, ju tregoj situatën e Brojës

Sylvinho ka folur për mediat pas fitores me Andorrën. Kuqezinjtë triumfuan 1-0 ndaj kundërshtarëve, me gol të Kristjan Asllanit. Një triumf i cili na siguroi edhe kualifikimin për herë të parë në histori në një “Play-Off” të Kupës së Botës. Pas sfidës ka theksuar se:

“Situata me Brojën, çfarë folët në dhomat e zhveshjes? Një natë e mrekullueshme dhe historike për të shijuar arritjen në “Play-Off”. E pashë që ishte i mërzitur dhe kam folur vetëm pak me ekipin. Të gjithë kanë vuajtur ndaj Andorrës.

Pasi fituam, u ndalëm për një moment për të kuptuar edhe rezultatin e sfidës tjetër (i referohet fitores së Anglisë 2-0 ndaj Serbisë) dhe më pas festuam. Është natë e madhe. 

A mund ta luajmë “Play-Off”-in siç duhet? Të gjithë duhet të festojnë për këtë sukses. Është një moment i bukur dhe historik. Do të telefonoj edhe Hamdi Salihun, pasi e dua fort dhe për këtë do të festojmë.

Broja dhe energjia e tij? Jam i lumtur për 9 milionë shqiptarët. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në ndeshjen tjetër dhe me ruajtjet e energjisë.

Skoci, Çeki, Sllovaki dhe Hungari? Jam krenar për të gjithë futbollistët. Nuk mendoj për “PLkay-Off” pasi kemi dhe një ndeshje para. Më vjen keq për Pajazitin dhe Caken që ishin në tribunë. Tuci ishte një ndërrim taktik. Është një futbollist që na duhet dhe që krijon hapësirë. Jam i kënaqur me të gjithë futbollistët dhe ato të stolit”, ka përfunduar timonieri i kuqezinjëve.