E rende në Greqi/ Aksident në vendin e punës, humb jetën 45-vjeçari shqiptar …

GREQI- Një punëtor shqiptar në Mytilene të Greqisë, ka humbur jetën gjatë një aksidenti fatla në punë. 45-vjeçari punonte në dy punë për të përballuar koston e jetesës. Paradite ai punonte në një restorant dhe më pas në sektorin e ndërtimit.

Mediat greke shkruajnë se aksidenti nxjerr në pah edhe një herë mangësitë në masat e shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës dhe denoncon se politika qeveritare i lë punëtorët të ekspozuar ndaj rreziqeve serioze.

Administrata e Qendrës së Punës Pallesvia, ka bërë thirrje për një tubim në Sheshin Sapphos, në kuadër të këtij rasti. Trupi i viktimës pritet të niset për në vendlindje, ndërsa policia greke po heton më shumë mbi rastin.

‘Nuk dua të më duket vetja k**! /Demokrati Korçar refuzon protestën e thirrur nga Berisha…

Demokrati i njohur, Ilir Vrenozi, i cili ka përkrahur fortë Sali Berishën, refuzon ti përgjigjet thirrjes së tij për protestën e ditës së hënë, 17 nëntor 2025. Vrenozi shkruan në faqen e tij në FB, se ai dhe demokratët e ndershëm kërkojnë rrëzimin e Ramës dhe jo ti bëjnë serenata poshtë penxheres.

Ai tregon më hollësisht edhe arsyet e këtij bojkot; duke nisur që nga mënyra e protestave të Berishës që i quan “serenata” poshtë penxheres së Ramës, mungesa e analizës për humbjet e vazhdueshme dhe deri te mossakrifikimi i rehatisë nga deputetët e PD.

Postimi i plotë i Ilir Vrenozit:

Vrenoz do jesh të Hënë në protestën e PD-së?

Sinqerisht është hera e parë në gjithë këto vite dhe e ndjej që po të vete në Protestë nesër, do më duket vetja ime, ta them shqip, si Kar. Pse si Kar, do thuash ti mik, sepse kur shkon në një proteste të shtyn diçka, mua nesër është hera e parë që nuk me shtyn asgjë të shkoj, sepse unë jam nga ata që dua të rrëzoj Ramën, jo ti bëj serenatë me fyshekzjarre…. boll u lodha!

Më vjen shumë keq për këtë situate, por pa bërë analizë të humbjeve, pa venë pikat mbi i, vazhdo me të njëjtin ekip, ndonëse ke 6 apo 7 herë që humb, Ramës vetëm nder i bëhet kështu si veprojmë ne… unë mendoj që po veprojmë shumë gabim, opozitë që nuk ngjall shpresë jemi, që populli me 1000 skandale të Ramës dhe prapë, nuk ja ndjen të ngrihet …. bëni analizën e humbjeve, humbësit të mbajnë përgjegjesi, hapni partinë të hyjë gjak i ri ….

pastaj bëni greve urie në Parlament, kërkoni zgjedhje të parakohshme e qeveri teknike pa Ramën. Ju thatë nuk do e njohim 11 Majin është farse, tani po qe fillonin protestat, por ju hytë në Parlament, domethenë e pranuat 11 Majin. Duket pa lidhje dhe filluat po merrni rrogat dhe privilegjet e tjera që i takon deputetit… Proteste “serenatë” boll më… nuk kanë pik vlere për ne që duam të heqim Edi Ramën…

Më dhemb shpirti që nuk do jem nesër në protestë, për shpirt të nënës, por nuk dua të më duket vetja Kar, ose viktimë e pastër, ose militant i semurë. Jo jo boll më… dua të heq Edi Ramën, jo ti bëj serenatë Ramës poshtë penxheres me fishekzjarre e me gurë..

Supersdida Shqipëri-Angli / Publikohen formacionet zyrtare…

Shqipëria luan ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2026, me kuqezinjtë që presin në “Arenën Kombëtare” Anglinë, në një duel që vlen sa një miqësore luksi, pasi të dyja ekipet i kanë arritur objektivat e tyre. Tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka zgjedhur që mos t’i rrezikojë lojtarët të ndëshkuar me karton të verdhë, në mënyrë që të mos humbasin sfidën play off, duke kryer një lloj rotacioni në disa reparte të skuadrës.

Në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji. Më mesfushë rreshtohen Asllani, Ramadani, Laçi, ndërsa sulmi përbëhet nga Bajrami, Hoxha dhe Uzuni në qendër, duke ulur në stol Armando Brojën.

Një lloj rotacioni ka zgjedhur të bëjë edhe trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, i cili deri më tani ka grumbulluar pikë të plota me “Tre Luanët”, madje duke mos pësuar asnjë gol.

Drejtësia në këtë sfidë do të vendoset nga italianët, me Marco Guida si arbitër kryesorë, Giorgio Peretti dhe Alessio Berti si anësorë dhe Simone Sozza arbitër i katërt. Në VAR do të jenë Marco Di Bello dhe Valerio Marini.

Sfida starton në orën 18:00 dhe për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi për bileta, ka menduar DigitAlb.

Formacionet Zyrtare:

Alarmante /Korça 2-fish me shumë vdekje se lindje…

Në raport me popullsinë, Shqipëria qëndron midis shpresës së lindjeve dhe realitetit të hidhur të rënies demografike. Tremujori i tretë i vitit 2025 nëpërmjet të dhënave të INSTAT paraqet një tablo të përzier. Ndërsa në rang vendi raportohen 1 mijë e 347 lindje më shumë se vdekje, pesë qarqe vijojnë të përballen me një bilanc të zymtë, ku funeralet tejkalojnë numrin e të porsalindurve.

Nga Vlora e Berati vijuar më tej me Shkodrën, Gjirokastrën e Korçën shtesa natyrore e popullsisë negative shënojnë një alarm të qartë demografik.

Korça mban vendin e parë për bilanc negativ me dyfish jetë të humbura më shumë sesa të sapoardhura konkretisht 487 vdekje dhe 271 lindje.

Pas Korçës, Gjirokastra vijon të humbasë banorë. Vetëm 81 lindje kundrejt 166 vdekjeve, duke e bërë qarkun me fertilitetin më të ulët në vend.

Në Dibër situata mbetet e rënduar: 247 lindje, por 203 vdekje, duke ruajtur trendin shumëvjeçar të largimit të të rinjve dhe plakjes së popullsisë.

Shkodra dhe Lezha mbyllin listën e pesë qarqeve me shtesë negative, ku vdekjet tejkalojnë lindjet, duke e zbehur edhe më tej hartën demografike të veriut.

Në kontrast, 7 qarqe të tjera arrijnë ende të mbajnë ekuilibrin pozitiv por me ritme të ulëta, shpesh të pamjaftueshme për të mbuluar humbjet e zonave të tjera.

Kryeqyteti mbetet i vetmi motor demografik i vendit, me 2.509 lindje dhe 1.271 vdekje  një shtesë natyrore prej 1.238 vetash, më e larta në të gjithë territorin. Tirana rritet, gjallërohet, zgjerohet; ndërsa periferia e saj administrative ndjek një ritëm tjetër, shumë më të ngadaltë.

Berati shënon rritjen më të madhe të lindjeve në përqindje, ndërsa Kukësi regjistron numrin më të ulët të vdekjeve në rang vendi. Të dy tregues që sinjalizojnë një stabilitet të brishtë, por të rëndësishëm.

Ndërsa numrat flasin qartë, Shqipëria përballet me një sfidë të heshtur, po plaket më shpejt se po rritet.