Gatishmëri për të kaluar në ekstrem sa herë që mikro-karrigia ju kërcënohet…

Shkrim reflektues nga nje ndjekes i Korcablog.com

Ka role aq të parëndësishme, sa normalisht nuk do të vlenin as një debat. Por në duar të caktuara, këto mikro-karrige kthehen në obsesion. Në varësi. Në arsye për të shkelur çdo kufi pa u skuqur.
Për një funksion qesharak, për një titull bosh, disa janë gati të bëjnë gjithçka. Të fshijnë, të zerojnë çdo grimë njerëzillëku. Etika bëhet barrë për të, Respekti pengesë.

Dinjiteti luks i panevojshëm. Sepse kur nuk ke asgjë tjetër, kapesh pas mikro karriges si i mbyturi pas kashtës.

Këto janë drejtuese pa përmbajtje, ca mbajtëse karrigesh që nuk kërkojnë të shfaqin ndonjë aftësi, por tregojnë vetëm mungesë skrupujsh.

Nuk kërkojnë vizion, por gatishmëri për të kaluar në ekstrem sa herë që mikro-karrigia ju kërcënohet , te gatshme të shkelin çdo vlerë për një copë karrige sepse kur s’ke asgjë, mbron asgjënë me dhëmbë
Ironia më e madhe? Sa më i vogël roli, aq më i egër bëhet instinkti për ta ruajtur. Dhe për një asgjë, shkatërrohet gjithçka.
Sepse kur identiteti i dikujt varet nga një mikro-karrige, njeriu zhduket i pari.

“Studentët do strehohen në kapus në Durrës/ Rama :“Në Tiranë do vinë me tren…

Kryeministri Edi Rama njoftoi se përveç kampusit universitar të Tiranës do të ndërtohet edhe një kampus në Durrës, ku siç u shpreh kryeministri do të strehohen edhe studentët e Tiranës.

Në një takim që kreu i qeverisë pati me rektorët e Universiteteve, ai tha se kjo do të zgjidhe edhe një nga problemet që kanë studentët, sic janë qiratë e shtrenjta në kryeqytet. 

Kryeministri deklaroi se studentët do ta kenë edhe më të thjeshtë pasi shumë shpejt do të jetë në funksion edhe treni që lidh Tiranën me Durrësin.

“Kemi dy kampuse, kampusi i Tiranës, kemi hapur procesin për kompusin e Universitetit Aleksandër Moisiu. Ka një potencial për të krijuar infrastrukturë qëndrimi rezidence të studenteve, duke pasur parasysh trenin që do të jetë në funksion së shpejti, do të jetë e thjeshtë që studentë në Tiranë të kenë mundësi të strehohen në Durrës. Do të ndërtojmë një kompleks studentor shumë të mirë në mënyrë që të ndihmojmë zgjidhjen e një problemi të madh që kanë studentët për shkak të çmimeve të larta që kanë qiratë në Tiranë. Jemi të bindur që jemi në një moment të ri ndryshimi për arsimin e lartë, por ndryshe nga ndryshimi i parë tani kemi një bazë, eksperiencë. Ka shumë më tepër qartësi brenda universitetit”, theksoi ndër të tjera Rama.

Shokon moderatorja e njohur/ Pas divorcit, kërkon urdhër-mbrojtje nga ish-burri

Pak muaj më parë bëri bujë lajmi se moderatorja Neda Balluku i ka dhënë fund martesës dhjetëvjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e zv.kryeministres Belinda Balluku. Por duket se ndarja e çiftit nuk ka ardhur në rrugë paqësore.

Burime për ilirianews.al bëjnë me dije se, pas divorcit, Neda ka kërkuar urdhër mbrojtjeje nga Ogreni. Dyshja u njohën në vitin 2010, gjatë edicionit të katërt të spektaklit “Big Brother Albania”, ku të dy ishin konkurrentë. Lidhja e tyre u kthye shpejt në një nga historitë më të përfolura të kohës dhe u kurorëzua me martesë në vitin 2015.

Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djemtë, Serzh dhe Zai.

Në daljen e saj të parë publike pas ndarjes, Neda pranoi se marrëdhënia e çiftit prej vitesh ka kaluar kriza të vazhdueshme, duke theksuar se një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitin 2020.

Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë; diçka e tillë ka ndodhur edhe në 2020 dhe atëherë ia dolëm ta kapërcenim. Dëshira ka qenë për ta mbajtur familjen, por nëse do të ktheja kohën pas do të bëja të njëjtën gjë,” u shpreh ajo.

E pyetur nëse vendimi për divorc ishte marrë duke menduar për veten apo për fëmijët, moderatorja u shpreh prerë se interesin e tyre e vendos gjithmonë të parin. “Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një ambient të shëndetshëm, me marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve, që të jetë i qetë dhe i lumtur. Para fëmijëve, mendoj se asnjë nënë nuk vendos veten,” tha Neda

Itali/ Rezultonte e zhdukur prej muajit tetor, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare

Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35-vjeçares me origjinë shqiptare është gjetur në Trento, më shumë se dy muaj pas zhdukjes së saj. Mediat italiane raportojnë se trupi i pajetë i shqiptares u gjet rreth 40 km larg shtëpisë së saj përgjatë lumit Adige.

Sipas gazetave lokale, trupi u gjet rreth në fillim të kësaj jave, por familjarët e identifikuan më vonë trupin e saj.

Për Floreshën, nënë e dy vajzave, nuk dihej asnjë lajm që nga mëngjesi i 22 tetorit, kur doli nga shtëpia herët për në punë, por nuk ishte kthyer deri në orën 5 të pasdites, orari i saj i planifikuar i kthimit.

Burri i saj alarmoi policinë dhe menjëherë nisi një operacion gjithëpërfshirës kërkimi, si në male ashtu edhe në lumenj, duke përfshirë zjarrfikës, zhytës dhe helikopterë.

35-vjeçarja, e cila punonte si pastruese në disa pallate dhe kishte humbur të atin pak para zhdukjes së saj, ishte larguar nga shtëpia vetëm me telefonin e saj.

“Ajo i do vajzat e saj; nuk do t’i kishte lënë kurrë”, thanë miqtë, të afërmit dhe burri i saj. Askush nuk kishte vënë re ndonjëherë shenja sëmundjeje. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme mbi shkakun e vdekjes apo rrethanat e gjetjes së saj.

“Qiratë e shtrenjta në Tiranë, studentët do të strehohen në Durrës”- Rama njofton ngritjen e kampusit të ri universitar….

Kryeministri Edi Rama njoftoi se përveç kampusit universitar të Tiranës do të ndërtohet edhe një kampus në Durrës, ku siç u shpreh kryeministri do të strehohen edhe studentët e Tiranës.

Në një takim që kreu i qeverisë pati me rektorët e Universiteteve, ai tha se kjo do të zgjidhe edhe një nga problemet që kanë studentët, sic janë qiratë e shtrenjta në kryeqytet.

Kryeministri deklaroi se studentët do ta kenë edhe më të thjeshtë pasi shumë shpejt do të jetë në funksion edhe treni që lidh Tiranën me Durrësin.

“Kemi dy kampuse, kampusi i Tiranës, kemi hapur procesin për kompusin e Universitetit Aleksandër Moisiu.

Ka një potencial për të krijuar infrastrukturë qëndrimi rezidence të studenteve, duke pasur parasysh trenin që dot ë jetë në funksion së shpejti, do të jetë e thjeshtë që studentë në Tiranë të kenë mundësi te strehohen në Durrës.

Do të ndërtojmë një kompleks studentor shumë të mirë në mënyrë që të ndihmojmë zgjidhjen e një problemi të madh që kanë studentët për shkak të çmimeve të larta që kanë qiratë në Tiranë. Jemi të bindur që jemi në një moment të ri ndryshimi për arsimin e lartë, por ndryshe nga ndryshimi i parë tani kemi një bazë, eksperiencë. Ka shumë më tepër qartësi brenda universitetit”, theksoi ndër të tjera Rama.

Vrasja e Martin Çeços dhe hedhja e tij në rezervuar/ Apeli i Tiranës liron tre autorët e dyshuar…

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie “për tre autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços. Burimet konfirmojnë se tre autorët e dyshuar, Valter Mollaj, kushëriri i tij Edlir Mollaj dhe çobani Bleti Angjo janë liruar nga gjykata e apelit pasi kjo e fundit ka konstatuar humbjen e fuqisë së paraburgimit të caktuar në datë 20.06.2022,

për shkak të tejkalimit të afatit të qëndrimit maksimal.

Hetimet për vrasjen vijojnë por 3 personat. Lidhur me ngjarjen, rikujtojmë se 26 vjeçari Martin Çeço u vra dhe më pas u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit në qershor të vitit 2022. Të tre u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, e cila vijon të jetë në burg lidhur me ngjarjen. Kjo e fundit u arrestua më vonë pasi dyshohet se ka qenë e pranishme në momentin e vrasjes.

Bllokohet pa afat hyrja drejt Greqisë nga Kakavija, shkak protesta e fermerëve

Hyrja drejt Greqisë nga pika kufitare e Kakavijës është bllokuar pa afat, duke nisur nga ora 12:30 e ditës së sotme (ora greke), ose 11.30 ora e Shqipërisë, për shkak të një proteste që po zhvillohet në territorin grek.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Kufitare Kakavijë, përmes Qendrës së Përbashkët të Shkëmbimit të Informacionit, autoritetet greke kanë bërë me dije se aksi rrugor Kakavijë–Janinë, konkretisht në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, është mbyllur plotësisht nga fermerët protestues.

Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore, ndërsa të gjitha mjetet e tjera do të mbeten të bllokuara deri në një njoftim të dytë nga pala greke.

Policia Kufitare u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe këshillon që udhëtimet drejt ose nga Greqia të shtyhen ose planifikohen në orare të tjera, deri në normalizimin e situatës.

Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës

Adriatik Lapah dhe mbështetësit e tij janë përplasur sërish gjatë natës me efektivët e Policisë së Shtetit. Shkak, ashtu si dhe herët e tjera, është bërë çadra e ngritur me plasmas nga protestuesit me qëllim për të qenë të mbrojtur nga i ftohti gjatë natës.

Efektivët kanë tërhequr plasmasin dhe njëkohësisht kanë rrëzuar në tokë karrige e sende të protestuesëve.

Kjo ka ngjallur reagim si nga Lapaj ashtu dhe nga mbështetësit e tij. Por ngjarja situata është mbyllur pa shumë tensione.