Nje tjeter termet me magniture 3.2 balle lekund juglindjen e vendit. Lëkundjet, me epiqendër në Hocisht te Devollit u ndjenë edhe në qytetin e Korçës, duke alarmuar banorët për pasgoditje të mundshme. Sipas pedagoges Ermira Jashiku, Dr. e gjeografisë fizike dhe mjedisore, rajoni i Korçës është pjesë e një zone me aktivitet sizmik të njohur, ku lëkundje të tilla nuk janë të rralla.
Ajo shpjegon se kjo zonë ndodhet mbi struktura tektonike aktive dhe se tërmete mund të ndodhin herë pas here.

