Korçë/ Makinat perplasen koke me koke, lendohen babai me 2 femijet e mitur

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Korçë–Maliq, pranë fshatit Bulgarec. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Opel Corsa”, teksa ka tentuar të hyjë në një rrugë dytësore, është përplasur kokë më kokë me një mjet tip “BMW” që lëvizte në aksin kryesor.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre persona, pjesëtarë të një familjeje, babai dhe dy fëmijët e mitur. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Aksident në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig. Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Në spitalin e Korçës janë dërguar dy të mitur, përkatësisht 9 dhe 10 vjeç që kanë qenë brenda mjeteve. Fëmijët po bëjnë kontrollet në spital, ndërsa policia po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, tha policia.

Burime nga spitali bëjnë me dije se dy të miturit ndodhen në repartin e pediatrisë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Korçe/ Sherr me g*rshërë në servisin e makinave, 4 te plagosur…

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur ditën e sotme mes disa të rinjve në një servis makinash në Korçë ku mësohet se ka mbetur i plagosur njëri prej tyre. Mesohet se është goditur me gërshërë Renaldo Xhixho i cili ka pësuar dëmtime e për rrjedhojë është nisur drejt spitalit me urgjencë. Ai është pronar i një servisi për shërbim tapicerie në lagjen 10.

Ngjarja ka shpërthyer pasi tre klientët kanë sjellë makinën për të ndryshuar ngjyrën dhe, sipas pretendimeve të tyre, nuk ishin të kënaqur me rezultatin. Për më tepër, ata nuk kishin kryer pagesën për shërbimin, gjë që ka tensionuar situatën dhe ka çuar në një konflikt fizik me përdorim të një mjeti të mprehtë (gërshërë).

Gjatë përplasjes, Xhixho është plagosur me një mjet prerës, konkretisht gërshërë, dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Të lënduar kanë mbetur gjithashtu edhe Ergys Themelko, Erion Demolli dhe Lidi Meno. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet marrja në pyetje e personave të përfshirë dhe dëshmitarëve.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka ndodhur një konflikt fizik midis disa shtetasve. Si pasojë e konfliktit, janë dëmtuar 3 prej tyre (njëri prej të cilëve me mjet prerës gërshërë) të cilët u dërguan për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Në ambientet e Komisariatit ndodhet i shoqëruar një shtetas, për veprime të mëtejshme procedurale” thuhet në njoftimin e policisë.

Korçe/ Sherr me gershërë në servisin e makinave, 4 te plagosur…

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur ditën e sotme mes disa të rinjve në një servis makinash në Korçë ku mësohet se ka mbetur i plagosur njëri prej tyre. Burimet bëjnë me dije se është goditur me gërshërë Renaldo Xhixho i cili ka pësuar dëmtime e për rrjedhojë është nisur drejt spitalit me urgjencë. Ai është pronar i një servisi për shërbim tapicerie në lagjen 10.

Ngjarja ka shpërthyer pasi tre klientët kanë sjellë makinën për të ndryshuar ngjyrën dhe, sipas pretendimeve të tyre, nuk ishin të kënaqur me rezultatin. Për më tepër, ata nuk kishin kryer pagesën për shërbimin, gjë që ka tensionuar situatën dhe ka çuar në një konflikt fizik me përdorim të një mjeti të mprehtë (gërshërë).

Gjatë përplasjes, Xhixho është plagosur me një mjet prerës, konkretisht gërshërë, dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Të lënduar kanë mbetur gjithashtu edhe Ergys Themelko, Erion Demolli dhe Lidi Meno. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet marrja në pyetje e personave të përfshirë dhe dëshmitarëve.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka ndodhur një konflikt fizik midis disa shtetasve. Si pasojë e konfliktit, janë dëmtuar 3 prej tyre (njëri prej të cilëve me mjet prerës gërshërë) të cilët u dërguan për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Në ambientet e Komisariatit ndodhet i shoqëruar një shtetas, për veprime të mëtejshme procedurale” thuhet në njoftimin e policisë.

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

Pas 1 dite rënie, shtrenjtohet sërish çmimi i naftës. Në mbledhjen që u mbajt mëngjesin e sotëm Bordi i Transparencës të Hidrokarbureve ka vendosur rritjen e çmimit të naftës me 15 lekë dhe të benzinës me 6 lekë për tregun e pakicës.

Nga 203 lekë çmimi i naftës u rrit në 218 lekë për litër.

Bordi i Transparencës në datë 28 Mars 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 Mars ora 10.30 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Në mbledhjen e parë të zhvilluar ditën e premte, Bordi i Transparencës vendosi të ulë çmimet. Nga 214 lekë për litër që çmimi qëndroi për 8 ditë u ul në nivelin e 203 lekë për litër. Ndërsa Benzina nga 199 lekë për litër u vendos në 175 lekë për litër.