Protesta, Berisha: 17 prilli, dita e kryengritjes së madhe! Ejani t’i marrim fytyrën Ramës

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të hënë takimin e radhës të foltores në sheshin përpara Kryeministrisë. Në fillim të fjalës së tij, Berisha falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre, ndërsa u shpreh se njeriu që qëndron brenda kësaj ndërtese, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, “është armiku i popullit”.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta,

mirënjohjen më të pakufishme për të gjithë ju që çdo javë, çdo të hënë, mblidheni në këtë shesh për t’u rikujtuar mbarë shqiptarëve se njeriu që qëndron në këtë ndërtesë është një armik i egër i këtij kombi, një armik i egër i të rinjve shqiptarë, që detyrohen në këtë vend me pasuri të pafundme të marrin rrugët e dheut dhe së bashku me largimin dhe ëndrrën e tyre të bukur që duhet ta ndërtonin këtu në Shqipëri, por këtu nuk e ndërtojnë dot.

Mblidheni këtu për t’u dëshmuar shqiptarëve se njeriu që qëndron në këtë ndërtesë është një armik i ëndrrës evropiane të kombit shqiptar dhe se është i gatshëm për të mbrojtur veprimtarinë e tij kriminale, vjedhjet e tij, të marrë çdo vendim, të shkelmojë çdo interes, të rrënojë çdo të ardhme, çdo ëndërr të shqiptarëve”, tha Berisha.

Ai deklaroi se largimi i të rinjve nga Shqipëria është pasojë e keqqeverisjes, duke theksuar se vendi, sipas tij, nuk u ofron mundësi për të ndërtuar të ardhmen.

Thirrje për protestë më 17 prill

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Tirana dhe mbarë vendit që të bashkohen më 17 në atë që e cilësoi si “ditën e kryengritjes së madhe paqësore”, për të kërkuar, sipas tij, që kryeministri Edi Rama të përballet me ligjin.

“Me 17 kemi ditën e kryengritjes së madhe paqësore, ftoj qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, të bashkohemi për t’i thënë Edi Ramës se vendi yt është para ligjit, para ligjit, para ligjit! Të hënën tjetër, në ora 7, në këtë shesh, përsëri për t’i marrë fytyrën atij që s’ka fytyrë… Edi Ramës!“, tha Berisha.

“Rama përdori mandatet e krimit për të mbrojtur veten, por doli lakuriq!”

Berisha akuzoi gjithashtu Ramën se mbron interesa personale dhe të bashkëpunëtorëve të tij, duke përmendur edhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

“Miq, pak ditë më parë Edi Rama përdori mandatet e krimit në pamje të parë për të mbrojtur Lubi Ballukun, në fakt ai mbron veten e tij, mbron familjen e tij, mbron qindra milionë dhe miliarda para të vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë dhe të vendosura në kontot e tij nëpër botë. Akti i tij ishte i shëmtuar, ishte i pashembullt.

Por të dashur miq, për të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë njerëzit e lirë në botë, Edi Rama, ditën që mbrojti nga arrestimi Lubi Ballukun, kreu një akt të barabartë sikur të kishte dalë lakuriq në atë ballkon. Po, po, edhe ju o të nderuar policë, njëlloj sikur të kishte dalë lakuriq aty që ta shihte çdo shqiptar dhe çdo qytetar në Europë se ky është një hajdut që nuk ka ligj as moral. Atë ditë, ai tregoi veten se cili është, faktoi ato që ju i keni thënë këtu çdo të hënë. Atë ditë, ai mendoi se vendosi një mur mburojë për vjedhjet e tij. Por atë ditë ai harroi se ftoi një popull të tërë të ngrihet edhe më fuqishëm për t’i dhënë atë që meriton”, tha kryedemokrati.

Berisha: Çështja “Balluku” nuk mbyllet

Berisha deklaroi më tej se çështja që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku nuk mund të konsiderohet e mbyllur, pavarësisht qëndrimit të kryeministrit Edi Rama.

“Miqtë e mi, ai votoi në parlament me mandatet e krimit dhe u paraqit sikur e mbylli. Çështja është e mbyllur, tha. E mbyll ti, por nuk ta mbyllim ne atë çështje. Nuk e mbyllim ne o hajdut. Ta dish mirë se nuk ka forcë në botë që të të mbrojë. Nuk ka ligj në botë që të të mbrojë ty nga aktet që ke kryer. Por e vërteta është, ua them këtu, se atë nuk e mbyllin as partnerët tanë. Ata e dinë se shqiptarët, ëndrrën më të bukur, kanë ëndrrën evropiane. Ata në fakt, në 32 vite, kanë ndihmuar shqiptarët me miliarda, miliarda, miliarda euro. Taksapaguesit e tyre janë aksionerë në ndryshimin dhe transformimin e Shqipërisë. Dhe tani që duhej të mbrohej, u tha rrini, nuk keni punë me mua. Jo, i thanë ata, ti nuk ke me ne, por ne kemi me ty.

Ndaj dhe sot përcollët mesazhet në të cilat mesazhi i parë ishte se gjersa drejtësia të funksionojë në Shqipëri, ai raport që është jetik për ecjen përpara, mbetet në klasë dhe vendnumëro”, tha Berisha duke shtuar se përballja e opozitës do të vazhdojë deri në, siç u shpreh, “fitoren” e opozitës, duke theksuar gjithashtu orientimin europian të qytetarëve shqiptarë dhe angazhimin për ta çuar vendin drejt integrimit.

Skënder Hita emërohet në krye të Policisë së Shtetit

Skënder Hita është drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e qeverisë. Në fjalën e tij sot në ceremoninë ku të pranishëm ishin edhe zv kryeministrja Albana Koçiu dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Kryepolici u shpreh se marrjen e kësaj detyre të re e sheh si përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve.

Hita theksoi se prioritet i tij do të jetë lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa shtoi se sfidë mbetet thellimi i rezultateve të mira dhe përmirësimi i imazhit të Policisë së Shtetit.

“Sot është ditë e rëndësishme e karrierës time, pas një rrugëtimi 25 vjeçar në uniformat blu, me dëshirën për t’u shërbyer pa kompromis qytetarëve dhe vendit, kam nderin të marr përgjegjësinë për këtë detyrë më të lartë. Këtë kurorëzim nuk e shoh thjesht si arritje personale, por si përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve dhe punonjësve të policisë së shtetit. Gjej rastin të falënderoj kryeministrin dhe qeverinë për besimin e dhënë si dhe çdo koleg me të cilin kemi ndarë këtë rrugëtim sakrificash.

I jam mirënjohës çdo efektivi të policisë që shërben çdo ditë me përkushtim. Nderim për dëshmorët e policisë dhe respekt për veteranët që mbeten burim frymëzimi për ne. Është punuar dhe sakrifikuar shumë deri më sot, por mbetet sfidë thellimi i rezultateve dhe përmirësimi akoma më shumë i imazhit të policisë sepse një polici e denjë matet me besimin që fiton çdo ditë nga qytetarët.”, u shpreh Hita.

Reagimi i ministrit Besfort Lamallarit

Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita. Ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet.

Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve.

Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Prandaj, drejtimi i saj kërkon jo vetëm aftësi profesionale, por edhe ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi të lartë publike. Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës

E rende/ Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik, ku një grua 59-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në zonën e Evosmos. Sipas informacioneve paraprake, viktima, e cila jetonte në Gjermani, ishte denoncuar si e zhdukur nga një shoqe e saj e ngushtë, e cila nuk kishte mundur të lidhej me të.

Kjo e fundit ka njoftuar policinë, e cila më pas ka ndërhyrë në banesën në rrugën Arrianou.

Gjatë kontrollit, 59-vjeçarja u gjet gjysmë e zhveshur, me një rrip të mbështjellë rreth qafës, çka ka ngritur dyshime të forta për një vdekje të dhunshme.

Në vendngjarje ndodhet një mjek ligjor, ndërsa hetimet paraprake janë marrë përsipër nga strukturat përkatëse të hetimit të krimit të organizuar.

Mësohet se gruaja kishte ardhur në Greqi për një shërbim përkujtimor për fëmijën e saj dhe kishte paguar paraprakisht për blerjen e banesës ku u gjet e pajetë.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.