QYTETI PA DASHURI

Qyteti mbeti pa një Romeo,
Askund nuk gjendet qoftë një Zhulietë
Ku ikën çiftet e dashuruar
Gjithçka beton…pemët pa fletë!?…

Një stol i hedhur në mbeturina,
Më tej dëgjoj një ulërimë…
Zgjebosur qentë…macet stërvina,
Një vajzë e fishkur merr…petidinë

Deti i pshurrun…traget i ndryshkur,
Policë që qelben veç era gjizë
Ikin…veç ikin, kush mbet pa ikur
Nuk ka gomone…nuk ka as vizë.

Shoh djem e vajza, që shkojnë tek Blloku
Vend i mallkuar për krim të fshehtë…(!)
Mesnata çmendet nën ritëm rroku
Nuk ka Romeo…nuk ka Zhulietë.

Qyteti mbeti pa një Romeo,
Askund nuk gjendet qoftë një Zhulietë
Ku ikën çiftet e dashuruar
Gjithçka beton…pemët pa fletë!?…

~ Agim Doçi ~

Advertisement