Keni dëshirë të qeveriseni por votën e shisni.Keni ligje, por nuk i zbatoni.Keni dashuri për femrat, por nuk i respektoni.

 

Nga Edison Ypi

Keni fukarallëk, por përdorni smartfona.
Keni ankesa, por në Prokurori nuk shkoni.
Keni biznese, por nuk paguani taksa.
Keni dëshirë të qeveriseni, por votën e shisni.
Keni shpirt, por ua mposht instinkti i kopesë.
Keni fantazi, por e përdorni për dallavere.

Keni dashuri për femrat, por nuk i respektoni.
Keni njerëz të ndershëm, por pak.
Keni njerëz të famshëm, por jo të dashur.
Keni territor të vogël, por fajin e keni vetë.
Keni fëmijë, por nuk i edukoni.
Keni besë, por nuk e mbani.

Edison Ypi

Keni lot, por s’dini t’i thani.
Keni fat, por nuk dini ta përdorni.
Keni Histori, por nuk e njihni.
Keni gjeografi, por nuk e shetisni.
Keni kisha dhe xhamia, por nuk besoni.
Keni zemër, por thjesht pompë.

Keni lot, por s’dini t’i thani.
Keni fat, por nuk dini ta përdorni.
Keni Histori, por nuk e njihni.
Keni gjeografi, por nuk e shetisni.
Keni kisha dhe xhamia, por nuk besoni.
Keni zemër, por thjesht pompë.

Edison Ypi

Keni mendje, por nuk e ndizni.
Keni kohë, por e vrisni.
Keni gjuhë, por për të shpifur.
Keni qef të martoheni, por pendoheni.
Keni qurra, por nuk i fshini.

Keni shkolla, por nuk mësoni.
Keni sapun, por nuk e shkumoni.
Keni brisk, por nuk e rruni.
Keni shëndet, por jeni të ngathët.
Keni sëmundje, por nuk doni t’i shëroni.
Keni punë, por përtoni t’i bëni.

Keni ligje, por nuk i zbatoni.
Keni qiell, por nuk e shihni.
Keni krahë, por nuk fluturoni.

Korça e muzikës – “Mandolinata” – 1908!

 

Nga Nonda Kajno

Në dhjetvjeçarin e parë të shek. XX-të, Korça sipas Mihal Gramenos… “ishte qendra e ndjenjave kombëtare dhe këtu ishte hedhur gjithë vështrimi i armiqve tanë shekullore….” Sipas një opinioni tjetër: “Korça qëndron shumë lart edhe përpara qytetevet të tjerë të Shqipërisë dhe kanë të drejtë shumë ca që e quajnë “Paris i Vogëlë” .

MANDOLINATA…..FOTO E VITIT 1908

Aty në një kohë të shkurtër u themelua Klubi Dituria” – 1908, u çel Shkolla e Djemve, u themelua “Banda Liria” – 1908, Shoqëria fetare “Lidhja Orthodhokse” – 1909 me kryetar Mina Frashërin, Shoqëria e zonjavet “Yll i mëngjesit” – 1909, Shoqëria “Përparimi” – 1909 me kryetar Orhan Bej Cerçiz Pojanin, Shoqëria sportive “Vëllazëria” – 1909 me kryetar A. Pirro Korçën dhe zv. Kryetar Hil Mosin, u soll Shtypshkronja e parë në Korçë, filluan të botoheshin gazetat “Korça”, “Lidhja orthodhokse”, “Koha”, “Kalendari Korça”, e përkohshmja “Zgjimi” dhe shumë të tjera vegla kombëtare.

Kalendari Korça

Në ato vite vlerësimet shkonin deri aty sa Korçën, në ndonjë rast e krahasonin edhe me një lloj “Dielli të Shqipërisë”! Një vend të posaçëm zë edhe e ashtuquajtura “Foleja kombëtare” ose “Shkolla e vajzave” në Korçë, themeluar në vitin 1891 prej Gjerasim D. Qirjazit, e drejtuar prej motrave patriote Sevasti e Parashqevi Qirjazi dhe patriotit Grigor Cilka, në programet e së cilës mësohej muzika dhe këndimi i këngëve.

MANDOLINATA…..FOTO E VITIT 1908

Dua Lipa dhuron performancë fantastike në “The Ellen Show”

 

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka performuar së fundmi në spektaklin e madh “The Ellen Show”.Ajo ka performuar live hitin e saj më të fundit “Don’t start now”, duke mahnitur publikun e pranishëm. Me një performancë atraktive dhe interpretim korrekt, Dua mori komentet më të mira nga fansat për performancën e saj.

Dua Lipa

Ajo para pak ditësh publikoi në YouTube një video, ku tregonte kamerën e fshehur që kishte realizuar ekskluzivisht për këtë emision. Lipa ishte maskuar si një shitëse në super-market, teksa këndonte për të pranishmit disa nga këngët e saj.

Videoja e u transmetua përgjatë emisionit, duke shkaktuar të qeshura të shumta te publiku.

https://www.instagram.com/p/B7Hhn8hBCe9/?igshid=wmu5ar6676oe