Bregu: Sa të jem të Skënderbeu, do të jap maksimumin ,fitorja dedikim për gjithë tifozët e Skënderbeut

 

Një nga gjërat për t’i mbajtur mend në ndeshjen Skënderbeu-Partizani ishte pa dyshim goli spektakolar i Dejvi Bregut. Në “Gol pas Goli” futbollisti vlonjat tha se i pëlqen loja një kundër një.

“Ishte gol i këndshëm. Loja një kundër një është e preferuara ime, e tentova dhe fatmirësisht ia dola ta shënoja. Golat ndaj Partizanit? Besoj se është zotësia ime, nuk ka lidhje me diçka personale”.

Dejvi Bregu

Morali me të mëdhatë: Jo se bëjmë maksimumin vetëm me të mëdhatë. Besoj, në momente të vështira, kemi humbur përqendrimin.

Largimi nga Skënderbeu: Deri në momentin që do jem pjesë e Skënderbeut, do të japë maksimumin. E tregova sot dhe e kam treguar pavarësisht ulje-ngritjeve. Këtë ndeshje ua dedikoj të gjithë tifozëve të Skënderbeut. Do të shënoj edhe pas 31 janarit, nëse është e shkruar.

Keqardhja për Luftëtarin dhe Flamurtarin: Nuk ndahet mishi nga thoi. Janë dy ekipe që janë në zemrën time. u uroj më të mirën të dyja skuadrave.

Goli i Dejvi Bregut ishte perla e ditës për ndeshjen me Partizanin. Aq shumë sa ka çuditur edhe Gentian Liçin, i cili jashtë pankinës ka vënë dorën në kokë duke shprehur habi. “Çfarë e kishte këtë gol mo ej”, i është drejtuar Liçi pjesës tjetër të stafit.