Tjetër ditë e zezë për Italinë/ 601 viktima në 24 orët e fundit

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 6077, që do të thotë janë 601 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 3780 duke e çuar në 50418 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 7432, ku 408 janë në 24 orët e fundit dhe 3204 janë në gjendje kritike.

Lajm i mirë është se për herë të parë në Lombardi po rritet numri i shëruarve nga virusi. Lombardia është rajoni më i goditur në Itali e për rrjedhojë më i godituri në të gjithë Europën.

Italia vazhdon të shtrëngojë masat e lëvizjes për qytetarët dhe ka mbyllur një numër të madh kompanish për të ulur shkallën e përhapjes së virusit..

Studiuesit: Koronavirusi infekton trurin dhe sistemin nervor; Mes simptomave, humbja e nuhatjes

Dy studime të reja thotë se thotë se koronavirusi i ri Covid-19 sulmon drejtpërsëdrejti sistemin nervor qendror.

Studimi i parë nga shkencëtarë kinezë i publikuar në revistën amerikane ‘Journal of Clinical Virology’ analizon të dhëna për përftuara gjatë kohës mbi koronaviruse të ngjashëm me Sars-CoV-2; ndërsa studimi i dytë është publikuar thuajse në të njëjtën kohë në revistën Chemical Neuroscience, dhe propozon gjithashtu aftësi të virusit për të infektuar sistemin nervor qendror.

Humbja e shqisës së nuhatjes është zbuluar si një sinjalet e Covid-19. Kjo e fundit ishte fillimisht e pa vënë re prej sëmundjes, por tashmë është kornfirmuar në disa vende të goditura nga koronavirusi vrasës dhe shpjegohet me aftësinë e virusit për prekjen e sistemit nervor qendror të të sëmurëve, dhe veçanërisht me zonën e komandes së nuhatjes.

Grupi i drejtuar nga Yan-Chao Li i universitetit kinez të Jilin, analizoi kampione të virusit të viteve 2000 nag viktimat e Sars-CoV-1, që është i afërt me virusin aktual. «Mostrat tregojnë prezencën e pjesëzave të virusit në tru, theise ekskluzivisht te neuronet», thotë studimi. Të tjera studime kanë treguar se Sars-CoV-1 apo dhe il Mers-CoV (virusi i epidemisë së Lindjes së Mesme në 2012) «mund të depërtojnë në tru me anë të nervave të nuhatjes, dhe më pas të përhapen në zona të tjera specifike të trurit, veçanërisht të talamusit dhe korteksit cerebral ».

Artikulli i grupit kinez është interesant sepse bazon observimet e tij në testet klinike, të interpretuara me anë të një sinteze të asaj që dimë tashmë mbi koronavirusin, shpejgon biologia Christine Prat, e grupit evropian Virus Archive Global. «Gjithsesi mbetet ende shumëpër të kuptuar mbi impaktin e tyre mbi sistemin nervor qendror. Kjo është një zonë e veçantë sepse sistemi imunitar këtu nuk mund të punojë si në pjesën tjetër të organizmit pasi duhet të luftojë infeksionin pa shkatërruar qelizat neurale, të cilat rinovohen vetë por shumë ngadalë”, shton ajo.
(Il Messaggero)

Situatë e rëndë në Itali, kamionët e ushtrisë transportojnë viktimat, s’ka as vende në varreza (VIDEO)

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali tashmë ka shkuar në 5.400, derisa i atyre të infektuar në 59 mijë. E gjatë ditëve të ardhshme ky numër mund të rritet paralajmërojnë ekspertët.

Italia është duke prirë në këtë aspekt, madje duke tejkaluar Kinën – vend ky ku edhe kishte shpërthyer pandemia, e situata më e rënduar duket të jetë në veri të Italisë. Pamjet rrëqethëse këto ditë kanë ardhur nga qyteti Bergamo në rajonin e Lombardisë, ku është shënuar numri më i madh i viktimave. Në këtë qytet nëpër krematoriume nuk po kanë hapësira të mjaftueshme për të pranuar trupat e viktimave të reja. Megjithatë familjarëve të viktimave do t’ju kthehet hiri.

Besohet se përqindja e madhe e vdekjeve në Itali është popullsia e vjetër. Italia ka popullatën më të moshuar në Evropë, me 23 për qind të atyre mbi 65-vjeç.

Pasi që kriza e madhe e pandemisë së virusit ka kaluar nga Kina, Italia është bërë “çerdhja” më e madhe në botë e COVID-19. Madje gjatë javës së kaluar brenda 24 orëve janë regjistruar 793 viktima, që është numri më i madh që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Kapacitet e spitaleve janë të kufizuara për shkak numrit të madh të pacientëve, kurse tani probleme të ngjashme po shfaqen edhe me viktimat – pasi po mungojnë hapësira për t’i varrosur nëpër varreza.

Në videot rrëqethëse që janë filmuar nëpër Itali shihen krematoriumet e mbushura me kufoma. Në anën tjetër, autoritetet italiane disa ditë më parë kanë urdhëruar ushtrinë që të merret me transportimin e personave të vdekur nga Bergamo, pasi kompanitë që merren me shërbime funerale nuk po kanë kapacitete të mjaftueshme ta kryejnë këtë punë.

Një video amatore tregon konvojin e mjeteve ushtarake që gjatë natës po kalonin nëpër rrugët e zbrazëta – dyshohej se ata transportonin kufomat pasi nuk kishte më hapësirë të mjaftueshme për t’i varrosur në varrezat e qytetit.

Përfaqësuesi i ushtrisë italiane ka konfirmuar se 50 ushtarë me 15 kamionë janë dërguar në Bergamo, që të transportojnë trupat e pajetë të viktimave të koronavirusit.

Autoritet e qytetit të Bergamos kishin kërkuar ndihmë për t’i djegur trupat, e një video tjetër tregon situatën e rëndë që po mbizotëron në këtë vend.

Gazetari David Carretta ka publikuar një video ku nga të përditshmet tregon numrin e faqeve të gazetave që i janë dedikuar viktimave të virusit vdekjeprurës.

Një gazetar tjetër i Sky News ka arritur të futet në spitalin e Bergamos, ku ka filmuar skena rrëqethëse. Në video shihen korridoret e mbushura me shtretër me pacientë që luftonin për ajër dhe stafin medicinal me maska mbrojtëse, dorëza dhe veshje të veçanta.

Koncentrimi më i madh i rasteve është në veri të vendit, ku trupat e pajetë po grumbullohen pasi varrimi i tyre është i ndaluar. Antonio Rikjard, pronar i kompanisë më të madh që kryen shërbime funerale, ka thënë për The Guardian se ka kryer afro 600 ceremoni varrimi por edhe djegie të trupave.

“Në rrethana të zakonshme, brenda një muaji numri i të vdekurve shkonte ne 120. Kurse për dy javë ka vdekur një gjeneratë e tërë. Kurrë nuk kemi parë diqka të ngjashme”, ka shtuar Rikjardi.

Edhe gazetarët e agjencisë Retuettrs, që kanë qenë në Bergamo kanë pasur rastin të binden në atë sesa e rëndë është situata në atë qytet. Tempoja e varrimit është – dy varrime për një orë, kurse morgu i spitaleve është mbushur me trupat të pajetë.

LAJM I FUNDIT/ Shkon në 104 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, ja harta e shpërndarjes

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 104 numrin e të prekurve.

Në komunikimin e përitshëm për publikun, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Ogerta Manastirliu konfirmoi se harta e prekjes nga koronavirusi është zgjeruar.

Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja pozitive, në 45 testime të kryera. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet tashmë edhe në Vlorë, Shkodër dhe zgjerohet në Tiranë, Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik, si Lushnja, Kavaja, Fieri, Rrogozhina ku po punohet pa u ndalur nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit. Kemi dhe një lajm të mirë në këto ditë të ngarkuara, sot kanë lënë shërbimin infektiv dhe 2 pacientë të tjerë, duke e çuar në 5 numrin e të shëruarve”, bëri të ditur Manastirliu.

Shefja e Departamentit të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, informoi në detaje për situatën e COVID-19 në Shqipëri

Janë shënuar 2 humbje jete në 24 orët e fundit: Një 71 vjeçar me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 43 vjeçar, i cili kishte obezitet.
Shkon në 4 totali i qytetarëve që kanë humbur jetën, të prekur me COVID-19.
Janë shëruar 5 pacientë të shtruar në spitalin, te cilët kanë rezultuar me të dy testet të negativizuara për COVID-19.

Deri në këto momente testuar 856 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 104 raste.
Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

• Tiranë 68 qytetarë
• Durrës 7 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 3 qytetarë
• Korcë 3 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 1 qytetarë

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 49 pacientë të shtruar. 3 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

E FUNDIT/ Reuters: BE vendos hapjen e negociatave me Shqipërinë!

Shqipëria ka marrë një dritë jeshile nga Bashkimi Europian për negociatat e anëtarësimit.Sipas një projekt-vendimi të 27 vendeve anëtare të bllokut dhe që pritet të përfundojë këtë javë, BE mund të fillojë hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nëse aprovohet siç pritej, marrëveshja do të përfundojë dy vjet vonesa dhe do të sinjalizojë hapin e ri për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor , Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut , që kërkojnë të anëtarësohen në BE.

Për të hapjen e negociatave, Shqipëria duhet të plotësojë disa kushte:

Garantimi i zbatimit të reformëss në drejtasi, përfshirë funksionimin e GJK dhe GJL.

Miratimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Reforma zgjedhore të garantojë financim transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore.

Vendosja e strukturave të specializuara kundër korrupsonit dhe krimit të organizuar.

“Italia do t´ju duket lule”/Mjeku Tritan Kalo me mesazh të fortë: Hiqni dorë nga sjelljet e papërgjegjshme

E ndërsa në Shqipëri janë regjistruar 4 viktima, 3 prej të cilëve në më pak se 16 orët e fundit, nga koronavirusi, mjeku i njohur Tritan Kalo i është drejtuar me një mesazh të fortë atyre që i quan të padijshëm ose të pandijshëm, duke i kërkuar të heqin dorë nga sjelljet e papërgjegjshme.

Tritan Kalo, i cili ndodhet në vijën e parë të stafit mjekësor, i cili përballet me këtë virus, ka dhënë mesazh për të gjithë shqiptarët.

“Jemi të izoluar në tre kate të ndryshme. Nëse mundeni transmetojeni këtë mesazh:

Ju bëj thirrje pjesës së popullit të padijshëm e të pandijshëm, se me këtë mënyrë sjellje të pa përgjegjshme përkundrejt Covid-19, nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtoj Mjeksia e Perëndija bashkë. JU LUTEM!!!” Dr. T. Kalo”, shkruan mjeku.

Çfarë bote do të kemi pas Covid-19?

Pandemia do të na ndryshojë përgjithmonë: individualisht, dhe si shoqëri. Vlerësimet flasin për 25 milion të papunë në mbarë botën, dhe për një Itali të ngjashme me atë të viteve 1940. Ndoshta do të lindin punë të reja, megjithatë do të kemi një perceptim tjetër për atë që është e rëndësishme apo e tepërt

Nga Luigi Mastrodonato

E vetmja gjë e sigurtë e këtyre kohërave të pasigurta, është se viti 2020 do të ndryshojë përgjithmonë jetën, zakonet, përditshmërinë tonë. Ndërsa shumë njerëz, kanë qenë dëshmitarë okularë të tragjedive të natyrave të ndryshme në dekadat e kaluara, nga luftërat, katastrofat natyrore etj, për një pjesë të madhe të popullsisë globale situata aktuale përbën një risi.

Ndërgjegjësimi mbi sëmundjen, frika nga infektimi, kufizimet ekstreme të lirisë personale, vetmia, kanë zëvendësuar një jetë komode dhe të shkujdesur në rastin më të mirë, një jetë

me shqetësime që as mund të krahasohen me ato aktualet mbi më të keqen.

Dhe nëse është kjo ajo që ne po përjetojmë tani, kur gjithçka të ketë mbaruar, “kafshimi” që na dha ky virus nuk mund të harrohet lehtë. Pasojat e pandemisë, kemi për t’i ndjerë për shumë kohë, dhe bota në të cilën do ta gjejmë veten, do të ketë shumë pak lidhje me atë me të cilën ishim mësuar.

Të mësuar historikisht me përcaktimin e kohës para dhe pas Krishtit, ne me siguri do t’ja fillojmë sërish nga një lloj viti zero , me Covid-19 që do të veprojë si një vijë ndarëse e ekzistencën sonë. OKB ka ngritur alarmin mbi atë që është kriza më e rëndë shëndetësore me

të cilën po përballet në 75 vitet e saj.

Në fakt, karakteristikë e Covid-19 është se në dallim nga tragjeditë e tjera, ky virus nuk njeh kufij, dhe po godet çdo kontinent pa asnjë diferencë. S’ka më kufij në dramën e kujdesit shëndetësor, apo ndoshta në dramën që na kujtoi se kufijtë nuk kanë ekzistuar kurrë, se popullsia globale është gjithmonë dhe në çdo rast në të njëjtën varkë, përtej atyre vijave imagjinare të vizatuara në një hartë.

Për këtë arsyeja, ne rrezikojmë të llogarisim miliona të vdekur gjatë muajve të ardhshëm, pasi tragjedia nuk mund të përshkruhet dot më fjalë. Një masakër kolektive, rreziku që shumë njerëz do ta shohin të paktën vdekjen e një të njohuri, por edhe vetëdija mbi atë që është realisht një pandemi.

Ndoshta do të jemi më të kujdesshëm mbase, dhe nuk do të ketë më nënvlerësim të rrezikut. Ose nuk do të jetë si tani, një prerogativë njerëzore, dhe çdo zile alarmi në këtë apo atë krizë të afërt, që do të ketë sigurisht një audiencë dëgjuesish më të vëmendshëm.

Në dramën e koronavirusit, njerëzimi do t’i nënshtrohet një procesi pjekurie dhe përgjegjshmërie. Është një gjë e mirë, por është e trishtueshme që për të arritur këtë gjë,

do të duhet e gjithë kjo që po ndodh. Ne do ta gjejmë veten në një botë tjetër. Në një botë ku ekonomia do të shembet, dhe do të duhet të ringrejë veten nga hiri.

Efekti i virusit mbi ekonominë italiane, do të jetë pak a shumë i njëjtë me fillimin e viteve 1940, kur vendi u rrënua nga Lufta e Dytë Botërore. Është një lajm tragjik, por nuk duhet të harrojmë se ne kemi qenë në gjendje të ngrihemi përsëri, me bumin e famshëm ekonomik.

Gjithsesi, vitet e para do të jenë të vështira, ndaj do të na duhet një shpirt i madh rezistence. Sipas Organizatës Botërore të Punës, pandemia do të shkaktojë 25 milion njerëz të papunë në të gjithë botën, të cilët do të bashkohen armatësh tashmë të madhe të të papunëve

Programet për uljen e varfërisë do të duhet të rishkruhen nga e para, dhe në shumë raste do

të duhet që punët të rinisen nga e para. Dhe e gjitha kjo do të duhet të bëhet në një kontekst të krizës ekonomike, ku sistemi i mirëqenies tashmë do ta ketë të vështië që të qëndrojë më këmbë.

Por pikërisht këtu do të duhet të përqendrohemi, dhe ky është mësimi që do të japë Covid-19 pasi të jetë larguar. Investimet publike në sistemin social duhet të forcohen. Për shembull, në këtë krizë kemi kuptuar rëndësinë e shëndetit publik, por edhe dëmet e jashtëzakonshme që po shkaktojnë shkurtimet e fondeve në këtë sektor.

Nuk ka personel, mungojnë mjetet dhe strukturat:gabime të ngjashme nuk mund të përsëriten më, dhe sistemi do të duhet të ripërtërihet, por pa e deformuar natyrën e tij. Por në vitin e parë pas Covid-19, ne nuk do të duhet të ulim vigjilencën ndaj njërës prej gjërave më të rëndësishme që kemi, demokracisë.

Në këto kohë të pandemisë, shumë të drejta janë pezulluar, dhe privatësia po vihet në dyshim. Në fakt, demokracia është pezulluar. Jemi në luftë, na thonë ata dhe ne pranojnë që gjërat të jenë kështu, nëse kjo do të shpëtojë jetët tona, dhe do të na rikthejë jetën normale që patëm deri dje.

Por kur gjithçka të ketë mbaruar, do të jetë vendimtare që të drejtat civile të fituara ndër shekuj t’u rikthehen në tërësi qytetarëve. Për shembull, Covid-19 nuk duhet të jetë preteksti

për një mbikëqyrje masive përfundimtare, kur urgjenca që e justifikon atë sot nuk do të ekzistojë më.

Do të jetë një botë e re, ajo në të cilën do e gjejmë veten të katapultuar. Një botë që do të duhet të jetë në gjendje të zhdukë siguritë e së kaluarës, por edhe të mos bëjë gabimet e të shkuarës. Një botë e njerëzve që janë rritur tashmë, që janë më të ndërgjegjshëm, dhe të cilët falë kësaj do të jenë më në gjendje të përballen me vitet e vështira të para që do ta karakterizojnë. E vetmja gjë e sigurtë është se nuk ka kthim pas, dhe asgjë nuk do të jetë njësoj si më parë. Shpresa është që këtë ta kuptojmë shumë shpjet, pasi kjo do të thotë se do të ketë rinisur rindërtimi.

E hëna nisi me reshje/ ‘Ndërpriten’ ditët pranverore, pritet dëborë më zonat malore

Ditët e bukura pranverore me diell jane nderprere nga ndërhyrja e motit të paqëndrueshëm gjatë kësaj jave.

E hëna ashtu sic kishte paralajmeruar qe me pare Sherbimi Meteorologji Ushtarak ka nisur me reshje shiu dhe ulje temperaturash, qe duhet se do te vijojne pergjate javes.

PARASHIKIMI

Por pasi temperaturat të shënojnë rënien e tyre gjatë ditës, reshjet do të konverohen në dëborë përgjatë zonave malore. Gjatë mesditës nisin kthjellimet në zonat e ulëta e bregdet. Gjatë kësaj dite parashikohet erë e vrullshme përgjatë bregdetit e shtim i dallgëzimit, kryesisht në Jon.
Në ditën e martë, reshjet e shiut e të dëborës parashikohen në intensitet të ulët.

Forca e erës dhe e detit parashikohen në rënie.
Përmirësimi i përkohshëm i motit gjatë së mërkurës, do të pasohet nga dy ditë me reshje shiu e dëbore në intensitet të ulët e mesatar.
Gjatë ditës së enjte, sërish era e vrullshme në brigjet detare, do të sjellë shtim të dallgëzimit.
Ashtu sikundër shihet në tabelën më poshtë, temperaturat do të rikthehen në vlera negative në zonat malore.
Në ditët në vijim do të kemi parashikime më të specifikuara.