Deputetja e Shkodrës njofton largimin nga PS: Prej sot do të jem e pavarur! Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë pa u bashkuar me parti

Marjana Koçeku, ka shpallur largimin nga Partia Socialiste. Në një postim të shkurter në rrjetet sociale, deputetja e njohur si Neomalësorja shkruan: 

“Prej sot jam deputete e pamvarun.

Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”.