Shqipëria në karantinë, Pipero: Kjo histori mund të mbyllet nga fundi i qershorit

Profesori dhe mjeku Pëllumb Pipero, duke folur në “News 24” në lidhje me pandeminë e koronavirusit, u shpreh se “kjo histori mund të mbyllet edhe në fund të muajit qershor”.

“Duhet që të vazhdojmë që të kemi shumë kujdes. Unë e kam thënë se me uljen e personave të prekur, masat do të ngadalësohen. Ky është fillimi i fundit. Kjo histori mund të mbyllet nga fundi i qershorit. Duhet modeomos që gjithë rajoni të jetë i qetë që edhe Shqipëria të jetë e qetë.

Shkenca po punon. Ndoshta mund të kemi edhe vaksinën, ndërsa temperaturat do jenë në favor të luftimit të koronavirusit. Nëse ndodh që ky virus të kthehet prapë, bota është më e mësuar. Këtë herë kishim pasoja rrënuese”, tha Pipero.

Më tej, Pipero u shpreh se virusi nuk është në ajër, por përhapet me anë të kontakteve.

“Nuk mund të themi që nuk mund të kalojmë këtu apo jo. Virusi vjen tek ne përmes kontakteve të afërta dhe nuk është në ajër. Prandaj, shmangia e kontakteve është e rëndësishme. Të shmangim kontaktet. Sidomos të sëmurët kronikë duhet të kenë shumë kujdes.

Masat janë të nevojshme që të respektohen, pasi përndryshe mund të infektohemi. Kjo është periudha më e rëndësishme për të luftuar Covid-19”, u shpreh Pipero./BW

Merr fund makthi i emigrantëve në kufi, 27 shqiptarët dërgohen në hotelin karantinë

Pas 4 netëve jashtë në shi dhe dëborë, pasditen e sotme është zgjidhur problemi i shqiptarëve që nuk janë rezident në Greqi, por që i zuri situata nga koronavirusi jashtë kufijve dhe prej orës 16:00 të së premtes qëndruan në tokën neutrale në doganë duke kërkuar që të rikthehen pranë familjeve të tyre. Në pikën kufitare janë mbi 40 emigrantë aktualisht, por autoritetet vendosën që të pranojnë vetëm 27 prej tyre që nuk janë rezident në vendin fqinj, ndërsa të tjerët duhet të kthehen.

Evakuimi u bë pasditen e sotme, pas plotësimit të procedurave dhe kontrollit mjekësor, ndërsa shqiptarët u dërguan me automjetet e autoriteteve në një nga hotelet në qytetin e Korçës, ku do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë.

Shpenzimet për 27 shqiptarët do të mbulohen nga Këshilli Kordinues i Diasporës. Në hotel gjatë qëndrimit për 14 ditë në karnatinë, të gjithë personat do të jenë të monitoruar nga policia dhe pas përfundimit të këtij afati do të lejohen që të shkojnë pranë familjeve të tyre. Rikujtojme qe sot njëri prej emigrantëve, që po qëndronte në kufi, një 32-vjeçar përfundoi në spital, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

Shpresë e madhe nga Italia/ Numri më i ulët i të prekurve që nga 10 marsi, ja të dhënat për 24 orët e fundit

Mbrojtja Civile ka publikuar të dhëna mbi epideminë e Coronavirus në Itali. Numri i përgjithshëm i njerëzve aktualisht pozitiv është 94.067, “vetëm” 880 më shumë se dje, kur ata ishin 93 187. Nga këta 3.792 persona janë shtruar në spital në kujdesin intensiv:EShtë dita e tretë e rënies së të dhënave. 61.557 janë njerëz në izolim në shtëpi, 28.718 janë shtruar në spital .

Numri i viktimave ka shkuar në 17127, që do të thotë janë 604 viktima në 24 orët e fundit.

Numri i pacientëve të rikuperuar është 24,392 gjithsej (1555 më shumë sesa dje kur ishin 22.837).

Harta e Shperndarjes sipas Rajoneve

Lombardia 52.325 (+791, +1,5%)
Emilia-Romagna 17.825 (+269, +1,5%)
Veneto 11.925 (+337, +2,9%)
Piemonte 13.343 (+419, +3,2%)
Marche 4.710 (+96, +2,1%)
Liguria 4.757 (+208, +4,6%)
Campania 3.148 (+90, +2,9%)
Toscana 6.173 (+172, +2,9%)
Sicilia 2.097 (+51, +2,5%)
Lazio 4.149 (+118, +2,9%)
Friuli-Venezia Giulia 2.153 (+50, +2,4%)
Abruzzo 1.799 (+78, +4,5%)
Puglia 2.514 (+70, +2,8%)
Umbria 1.263 (+10, +0,8%)
Bolzano 1.811 (+89, +5,2%)
Calabria 833 (+16, +2%)
Sardegna 935 (+13, +1,4%)
Valle d’Aosta 835 (+30, +3,7%)
Trento 2.476 (+128, +5,4%)
Molise 224 (-)
Basilicata 291 (+4, +1,4%)

VIDEO/ I bie të fikët emigrantit shqiptar në Kapshticë

Prej ditësh dhjetëra shtetas shqiptarë, emigrantë nga Greqia janë bllokuar në Kapshticë, pasi nuk lejohet të kthehen në shtëpi. Shumë prej tyre vazhdojnë të qëndrojnë në pikën kufitare në kushte të vështira, por shteti shqiptar ka mbyllur kufirin dhe nuk i lejon të futen në territorin e vendit të tyre për shkak të pandemisë.

Një situatë e rëndë është regjistruar sot në doganën e Kapshticës kur njërit prej emigrantëve i ka rënë të fikët për shkak të mungesës së ushqimit dhe pagjumësisë.

Pjesa më e madhe e këtyre e migrantëve janë punonjës sezonalë në Greqi dhe e kanë të pamundur të jetojnë pa punë.

Zbardhet dokumenti, Shqipëria i kërkon ndihmë NATO-s për përballimin e pandemisë së koronavirusit

Shqipëria i ka kërkuar ndihmë NATO-s për përballimin e situatës nga Covid-19, duke kërkuar një sasi të madhe ndihmash mjekësore nga unioni, duke përfshrë maska, matës oksigjeni dhe respiratorë.Konkretisht ndihma i është kërkuar Qendrës Euroatlantike të Koordinimit ndaj Fatkeqësive, përmes një shkrese që mban datën 27 mars 2020.

Në dokument thuhet qartë se kapacitetet e vendit për përballimin e pandemisë janë vendosur në dy spitale të deidkuara Covid-19, në të cilën gjenden 480 shtretër.

Në shkresën dërguar për NATO-n, kërkohet ndihmë për ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa listohen edhe nevojat kryesore për 1.5 milion maska dhe 800 respiratorë.

Lista e mjeteve që Shqipëria i kërkon si ndihmë NATO-s për të përballuar pandeminë:

2 mijë kaska mbrojtëse CPAP

2 mije kaska mbrojtëse NIV

200 njësi monitorimi kontrolli

1 mijë Matës të rrjedhës së oksigjenit

300 mijë Doreza nitrile 230 mm

200 mijë veshje mbrojtëse për mjekët

1 milion maska kirurgjikale

500 mijë maska FFP3

500 monitorë me shumë parametra

500 pompa shiringe

300 ventilatorë për kujdes intensiv (me kompresorë ajri)

500 ventilatorë për kujdes nën-intensiv (me baze turbine)

500 shtretër me dyshekë

500 pajisje për shtretërit

500 pajisje për shtretërit

500 dollapë për veshjet

Më herët edhe vende te tjera anetare te NATO-s kanë kërkuar ndihmën e aleances për të përballuar pandeminë./newsbomb

Ka shpresë/ Ja si është ulur kurba e të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Kina e para, më pas Koreja e Jugut dhe Singapori treguan se koronavirusi ka një pikë kulmore dhe më pas rastet vijnë duke u ulur, nëse merren masa izolimi për një periudhë të caktuar.Dhe Shqipëria tregoi se në 1 muaj mund të ketë arritur pikën kulmore të kurbës, pikërisht në datat 3, 4 dhe 5 prill.

Në këto data numri i të infektuarve ka qenë më i lartë se çdo herë. Një ditë më parë ishin 16 të infektuar në vendin tonë, ndërsa sot vetëm 6 raste.

1 prill—- 16 raste të reja

2 prill—- 18 raste të reja

3 prill—- 27 raste të reja

4 prill—- 29 raste të reja

5 prill-— 28 raste të reja

6 prill—- 16 raste të reja

7 prill—- 6 raste të reja

“Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste“, – u shpreh specialistja e ISHP-së Silva Bino.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131.

U infektua nga kolegu, kush është polici që u konstatua pozitiv me koronavirus në Korçë

ISHP ka konfirmuar një rast të ri sot me koronavirus në Korçë duke e çuar në 17 numrin total të të infektuarve në këtë qytet që prej fillimit të Pandemisë.I infektuari është shefi i Personelit të Policisë Kufitare në Korçë, tamponi i të cilit rezultoi pozitiv.

Zyrtari I policisë ndodhet në karantinë shtëpiake dhe nuk paraqitet në gjendje të rënduar shëndetësore.Më parë, një punonjës policie i doganës së Tushemishtit ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe nga ky efektiv i prekur dyshohet se është infektuar edhe shefi i personelit të policisë kufitare.

Raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit:

4 raste Tiranë
1 rast Elbasan
1 rast Korçë

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 181 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 11 raste
– Fier 26 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 44 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Danimarka rihapet e para, nisin shkollat fillore pas Pashkëve

Danimarka është vendi i parë në Europë që po shkon drejt rikthimit të jetës normale. Autoritetet atje, po mendojnë të rihapin shkollat, nëse gjatë Pashkëve nuk do të ketë përkeqësim apo rëndim të situatës me koronavirusin.Lajmi u bë i ditur sot nga kryeministrja Mette Frederiksen. Bëhet fjalë për rihapjen e kopshteve dhe shkollave të ciklit të ulët, duke nisur nga e mërkura e javës që vjen.

Do të ketë rregulla të reja, dhe distancim nëpër klasa.

Ne jemi të ndërgjegjshëm për situatën, ka thënë kryeministrja, do të jemi të kujdesshëm, por do ta rihapim Danimarkën duke patur parasysh gjendjen e qendrueshme shëndetësore, lidhur me koronavirusin.

Ky reagim, vjen pasi Austria vendosi të rihapë dyqanet javën që vjen.

Pjesa më e madhe e dyqaneve në vendet nordike nuk u mbyllën gjatë kësaj periudhe, me përjashtim të shkollave dhe restoranteve. Edhe Norvegjia do të dalë shumë shpejt me një qendrim, duke qënë se koronavirusi ka qënë nën kontroll.

Faza tjetër e rihapjes në Danimarkë, do të jenë restorantet dhe parukeritë.

Ndërsa shkollat e mesme, kishat, libraritë dhe vende ku mund të grumbullohen më shumë se 10 persona do të qendrojnë mbyllur deri me 10 maj.

LAJM I FUNDIT/ SHKON NË 383 NUMRI I TË PREKURVE ,NJË RAST I RI NE KORÇË

Ka shkuar në 383 numri i të prekurve nga koronavirusi në vend.Ne Korce kemi shtim të nje rasti te ri duke e çuar numrin ne 17 qytetare të prekur.Lajmin e ka bërë të ditur këtë paradite Ministria e Shëndetësisë, e cila ka njoftuar të rejat më të fundit lidhur me situatën e koronavirusit në vend.

Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19.Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Elbasan, Korçë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 181 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 11 raste
– Fier 26 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 44 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste

Siç shihet, sot kemi një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19 që tregon se hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i rasteve të reja apo kontakteve të tyre ka funksionuar në mënyrën e duhur dhe është kryer sipas protokolleve të përcaktuara.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Më 7 prill të vitit 1939, trupat fashiste italiane nën komandën e gjeneralit Alfredo Guzzoni filluan pushtimin e Shqipërisë

Sot data shënon 7 prill, dhe bëhen plot 81 vite nga 7 prilli i vitit 1939, dita kur Shqipëria u pushtua nga Italia.Më 7 prill të vitit 1939 Italia fashiste e Benito Musolinit filloi pushtimin ushtarak të Shqipërisë. Në mëngjesin e 7 prillit 1939, ushtria fashiste italiane, prej 35 – 40 mijë forcave tokësore dhe 150 aeroplanë e sulmoi Shqipërinë duke zbarkuar në Durrës, në Vlorë, në Shëngjin dhe në Sarandë.

Po atë ditë ra duke luftuar kundër pushtimit fashist të Shqipërisë Mujo Ulqinaku ishte njëri ndër luftëtarët e parë më të shquar, i cili më 7 prill organizoi qëndresë të armatosur kundër pushtimit fashist italian.

Mbreti Zog asokohe u detyrua të mërgonte dhe vendi u bë pjesë e Perandorisë Italiane si një protektorat në bashkim personal me Kurorën Italiane.

Shqipëria kishte kohë që kishte një rëndësi të konsiderueshme strategjike për Mbretërinë e Italisë. Ata lakmuan portin e Vlorës dhe ishullin Sazan në hyrje të Gjirit të Vlorës, pasi ata do t’i jepnin Italisë kontrollin e hyrjes në detin Adriatik. Para Luftës së Parë Botërore Italia dhe Austria-Hungaria kishin mbështetur krijimin e një shteti të pavarur shqiptar. Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, Italia kishte kapur shansin për të pushtuar gjysmën jugore të Shqipërisë, për të shmangur pushtimin e saj nga austro-hungarezët.

Ky sukses nuk zgjati shumë, pasi rezistenca shqiptare gjatë Luftës së Vlorës, bashkë me problemet e brendshme të pasluftës e detyroi Italinë të largohej në vitin 1920. Dëshira për të kompensuar këtë dështim do të ishte një nga motivet kryesore të Musolinit në pushtimin e Shqipërisë.

Kur Musolini mori pushtetin në Itali, ai përtëriu interesin për Shqipërinë. Italia filloi depërtimin e ekonomisë shqiptare në 1925, kur Shqipëria ra dakord të lejonte Italinë të shfrytëzonte burimet e saj minerale. Kjo u pasua nga Traktati i Parë i Tiranës më 1926 dhe Traktati i Dytë i Tiranës më 1927, ku Italia dhe Shqipëria hynë në një aleancë mbrojtëse. Ndër të tjera, qeveria shqiptare dhe ekonomia u subvencionuan nga kreditë italiane dhe ushtria shqiptare u trajnua nga instruktorët ushtarakë italianë.

Megjithë ndikimin e fortë italian, mbreti Zog refuzoi të nënshtrohej plotësisht ndaj presionit italian. Në vitin 1931 ai u ngrit hapur ndaj italianëve, duke refuzuar të ripërtërijë Traktatin e Tiranës së vitit 1926. Pasi Shqipëria nënshkroi marrëveshje tregtare me Jugosllavinë dhe Greqinë në vitin 1934, Musolini bëri një përpjekje të dështuar për të frikësuar shqiptarët duke dërguar një flotë të anijeve luftarake në Shqipëri.

Ndërsa Gjermania naziste aneksoi Austrinë dhe u zhvendos kundër Çekosllovakisë, Italia e pa veten duke u bërë anëtari më i vogël i Paktit të Çelikut. Lindja e menjëhershme e një fëmije mbretërore shqiptare ndërkohë kërcënoi t’i jepte Zogut një dinasti të qëndrueshme. Pasi Hitleri pushtoi Çekosllovakinë (15 mars 1939) pa njoftuar paraprakisht Musolinin, diktatori italian vendosi të vazhdonte me aneksimin e tij të Shqipërisë. Mbreti Victor Emmanuel III i Italisë kritikoi planin për ta marrë Shqipërinë si një rrezik të panevojshëm. Roma, megjithatë, i dorëzoi Tiranës një ultimatum më 25 mars 1939, duke kërkuar që të pëlqente pushtimin e Italisë nga Shqipëria. Zogu refuzoi të pranonte para në këmbim për lejimin e marrjes së plotë dhe kolonizimit italian të Shqipërisë.

Më 5 prill djali i mbretit u lind dhe lajmi u njoftua nga topat. Njerëzit u derdhën në rrugë të alarmuar, por lajmi i princit të sapolindur i qetësoi. Njerëzit dyshonin se po ndodhte diçka tjetër, gjë që çoi në demonstratën anti-italiane në Tiranë të njëjtën ditë. Më 6 prill pati disa demonstrata në qytetet kryesore të Shqipërisë. Po atë pasdite, 100 avionë italianë fluturuan për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën, duke lëshuar fletëpalosje që i udhëzonin njerëzit të dorëzonin në pushtimin italian. Njerëzit u zemëruan nga kjo demonstrim i forcës dhe kërkuan nga qeveria për të rezistuar. Turma bërtiste: “Na jepni armë, po shiten, po na tradhëton!”.