Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali ka pësuar sërish një rritje në krahasim me një ditë më parë, ku u shënua shifra më e ulët e vdekjeve ditore që prej fillimit të muajit mars.Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arritur 32 169 persona që nga fillimi i monitorimit të epidemisë Covid-19. Ku 162 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit: një shifër që dje ra për herë të parë nën 100 (99 ndërsa dy ditë më parë ishin 145).Numri i përgjithshëm i personave aktualisht pozitive ndaj virusit është 65,129 (dje ata ishin 66,553)
Rastet e përgjithshme të personave të prekur nga Covid-19 ka arritur në 226.699 që nga fillimi i monitorimit të pandemisë. Rastet e reja gjatë 24 orëve të fundit thuajse janë dyfishuar në krahasim me një ditë më parë. Sipas shifrave zyrtare, këtë martë janë konfirmuar 813 raste të reja, ndërsa dje u raportuan 451 raste të reja.
Numri i personave të rikuperuar në 24 orët e fundit është në rënie: 2.075 pacientë krahasuar me 2.150 dje dhe 2.366 dy ditë më parë. Totali i italianëve të monitoruar të cilët janë shëruar nga Covid-19 ka arritur ne 129.401 persona.Numri i pacientëve në spital bie nën 10 mijë: janë 9,991 (dje ishte 10,207). Prej tyre, 716 janë në kujdes intensiv (dje ishin 749, shifra ra në një mijë pacientë për herë të parë gjashtë ditë më parë).
Gjithsej, në Itali janë kryer gjithsej mbi 3.1 milion teste.Sa i përket numrit të viktimave, Italia është vendi i tretë më i goditur nga koronavirusi, pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa sa i përket rasteve të konfirmuara, shteti fqinj është vendi i gjashtë në botë më i goditur nga Covid-19.
Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Rusia,Spanja,Brazili,Britania,Italia
Data 25 maj ishte vendosur si afat nga UEFA për kampionatet në Evropë nëse do t’i shkojnë deri në fund sezonit 2019-2020, dhe çfarë formati do të përzgjedhin.Por ditën e sotme, nga zyrat e qeverisë së futbollit në Zvicër u vendos që ky afat të shtyhet deri më datën 17 qershor, duke u lënë më shumë mundësi federatave që të bëjnë përpjekje për të mbyllur normalisht sezonin.
Nga ky vendim pritet të përfitojnë disa federata, veçanërisht ajo italiane, ku ka ende një kaos për mënyrën se si do të procedohet, pasi stërvitjet kolektive nuk janë lejuar ende dhe aktivitetet sportive janë të ndaluara me dekret deri më 14 qershor.
Pandemia COVID-19 ka shkaktuar kaos në futbollin evropian, me klubet që e kanë shumë të vështirë që ti rikthehen normalitetit për shkak të ndërprerjes dhe masave që duhet të marrin.
Liga e Kampionëve pritet të kthehet nga 8 gushti në një format ‘express’ në mënyrë që të përfundojë garën sa më shpejtë pas pezullimit nga pandemia coronavirus.Një grup pune i përbërë nga UEFA, Shoqata Evropiane e Klubeve (ECA) dhe ligat vendase evropiane po shqyrton një format me të vetëm një ndeshje nga faza çerekfinale, pasi të mbyllet edhe disa ndeshje kthyese të eliminimit direkt.
Gara pastaj do të mbyllet me një turne finale me katër ekip në Stamboll.
Formati ka mbështetjen e gjerë të shumicës së palëve, por do të duhet miratimi përfundimtar në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të UEFA-s më 17 qershor.
Liga e Kampionëve ka akoma ndeshjen kthyese (rezultati i ndeshjes së parë): Juventus-Lyon (0-1), Manchester City-Real Madrid (2-1), Bayern-Chelsea (0-3) dhe Barcelona -Napoli (1-1).
Atalanta, Leipzig, Atlético dhe PSG janë kualifikuar për në çerekfinale.
Lojtarët me mundësi do të bëjnë pushim në shtator dhe për këtë arsye UEFA duhet të shtyjë ndeshjet e Ligës së Kombeve për më vonë.Ndërkohë, gazeta spanjolle Marca, thotë se tre nga 12 qytetet pritëse të Kampionatit Evropian, mund të heqin dorë nga organizimi për shkak të pandemisë.
Shqiptarët të cilët vijnë nga Greqia nëpërmjet Pikës Kufitare të Kapshticës dhe kanë kaluar afatin 90- ditor të qëndrimit të përkohshëm të zonës Schengen, gjóbiten me 600 euro prej palës greke.
Por tejkalimi i këtij afati qëndrimi ka ndodhur prej situatës së pandemisë dhe mbylljes së kufijve por duket se Greqia nuk e merr parasysh këtë. Nga ana tjetër burimet bëjnë me dije se asnjë shqiptar që ka qenë i bllokuar prej marsit në Greqi nuk është gjóbitur.
Por ata që kanë pasur mundësi të kthehen dhe që kanë hyrë në Greqi muaj më parë dhe nuk janë kthyer janë gjóbitur. Për më tepër ka dalë edhe një foto e gjobës që vendosin autoritetet greke. /BW/
Në të gjithë Europën, kombe të ndryshme që aktualisht janë duke lehtësuar masat kufizuese por mundohen të përpilojnë mënyrën se si të mund të mirëpresin edhe një herë pushuesit. Javën e kaluar, Bashkimi Europian zbuloi një plan veprimi për të rihapur kufijtë e saj të brendshëm, të rindezë sektorin e tij të mikpritjes dhe të ringjallë lidhjet hekurudhore, rrugore, ajrore dhe detare që janë mbytur gjatë pandemisë.
Europa zë 50% të tregut global të turizmit përsa i përket mbërritjeve dhe është goditur veçanërisht nga kufizimet. Qytetet normalisht të mbushura me njerëz si Venecia, Roma, Paris dhe Barcelona kanë qëndruar bosh. BE-ja aktualisht ka rekomandime për të gjitha vendet anëtare që ato të kufizojnë të gjithë vizitorët jo thelbësorë nga jashtë. Por me uljen e niveleve të infeksionit në disa vende, kjo duket se do të ndryshojë.Megjithatë vizitorët nga jashtë BE ende mund të përballen me një pritje të papërcaktuar për data fikse të rihapjes së kufijve. Për momentin, nëse po planifikoni të udhëtoni në Europë ose brenda Europës në muajt e ardhshëm, ja çfarë duhet të dini:
Franca: Tani e tutje deri të paktën 24 korrik, kushdo që hyn në vend, me përjashtim të qytetarëve të BE-së ose të mbërritur nga Britania e Madhe, do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14-ditore të koronavirusit.
Greqia: Aktualisht, të gjithë qytetarët jo-BE ndalohen të hyjnë në Greqi deri më 31 maj, ndërsa shumica e rrugëve të transportuesve me kosto të ulët, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të fluturimeve ajrore të huaja të vendit, nga vendet fqinje janë pezulluar. Hotelet e qytetit të Greqisë janë planifikuar të rihapen më 1 qershor pasuar nga hotelet sezonale një muaj më vonë.
Plazhet e Spanjës janë vendosur të rihapen në qershor dhe hoteleve në disa pjesë të vendit u dha leja për të rifilluar biznesin. Për më tepër, karantina 14-ditore e zbatuar për të gjithë udhëtarët që vijnë në vend nga 15 maji tani është zgjatur në 15 qershor, ndërsa kryeministri Pedro Sanchez ka kërkuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme të Spanjës deri në fund të qershorit.
Qeveria italiane ka njoftuar që udhëtarët e BE do të lejohen të hyjnë pa qenë e nevojshme të hyjnë në karantinë nga 3 qershori në një “rrezik të llogaritur” për të bërë që industria e turizmit të vendit të lëviz përsëri.
Gjermania mbetet e mbyllur për vizitorët jo-BE, ndërsa shumë prej vendkalimeve kufitare të saj me shtetet fqinje si Danimarka, Holanda, Belgjika, Luksemburgu, Franca dhe Zvicra janë ose të mbyllura ose të mbrojtura.
Vendimi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të vendosur një karantinë 14-ditore për të gjithë ardhjet teksa filloi të lehtësojë kufizimet për banorët ka shkatërruar çdo shpresë të vazhdueshme për të ringjallur turizmin ndërkombëtar në javët e ardhshme.Si shumica e vendeve të tjera europiane, Portugalia do të duhet të mbështetet në biznesin nga udhëtarët vendas ndërsa kufizimet kufitare mbeten aktive. Duket se vizitorët ndërkombëtarë do të jenë në gjendje të kthehen para vitit 2021, destinacioni tashmë ka vendosur masa për të lehtësuar efektet.
Kroacia mbështetet në turizëm, duke përbërë 20% të PBB-së së saj, dhe zyrtarët kanë sugjeruar që kufijtë e saj mund të hapen për turistët e huaj më vonë këtë vit. Sidoqoftë, kufizimet aktuale për shtetasit e huaj ka të ngjarë të qëndrojnë në fuqi deri më 15 qershor.
Nga mesi i majit, vendkalimet kufitare të Zvicrës me Italinë, Francën, Gjermaninë dhe Austrinë, të gjithë do të jenë rihapur, më pak se dy muaj pasi ato ishin mbyllur nga Këshilli Federal për shkak të pandemisë. Vetëm qytetarët zviceranë dhe banorët e përhershëm, si dhe ata që duhet të udhëtojnë në Zvicër për arsye profesionale, aktualisht u lejohet të hyjnë në vend.Çekia dhe Sllovakia kanë shprehur interes për hapjen vetëm të turizmit ndërkombëtar me destinacione më pak të prekura, por zyrtarët nuk do të jenë me nxitim për të mirëpritur udhëtarët nga ato destinacione të prekura shumë, siç janë Britania e Madhe dhe SH.B.A., si dhe Spanja dhe Italia.
Vendet nordike tani janë duke u përgatitur të rihapen në një përpjekje për të zhbërë disa nga dëmet e shkaktuara nga mbyllja e pandemisë. Qeveria e Islandës pret që të fillojë lehtësimin e kufizimeve për ardhjet ndërkombëtare më 15 qershor.Estonia, Lituania dhe Letonia që nga 15 maj, secili do të heqë kufizimet për qytetarët e njëri-tjetrit, duke krijuar “korridoret e gjelbërta” të parat zyrtare të Bashkimit Europian ose “flluskën e udhëtimit”. Sidoqoftë, kushdo që udhëton nga vende jashtë “flluskës” do t’i kërkohet të kalojë në karantinë për dy javë.