Koronavirusi në Itali/ Rritet numri i vdekjeve ditore, dyfishohen rastet e reja në 24 orët e fundit

Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali ka pësuar sërish një rritje në krahasim me një ditë më parë, ku u shënua shifra më e ulët e vdekjeve ditore që prej fillimit të muajit mars.Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arritur 32 169 persona që nga fillimi i monitorimit të epidemisë Covid-19. Ku 162 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit: një shifër që dje ra për herë të parë nën 100 (99 ndërsa dy ditë më parë ishin 145).Numri i përgjithshëm i personave aktualisht pozitive ndaj virusit është 65,129 (dje ata ishin 66,553)

Rastet e përgjithshme të personave të prekur nga Covid-19 ka arritur në 226.699 që nga fillimi i monitorimit të pandemisë. Rastet e reja gjatë 24 orëve të fundit thuajse janë dyfishuar në krahasim me një ditë më parë. Sipas shifrave zyrtare, këtë martë janë konfirmuar 813 raste të reja, ndërsa dje u raportuan 451 raste të reja.

Numri i personave të rikuperuar në 24 orët e fundit është në rënie: 2.075 pacientë krahasuar me 2.150 dje dhe 2.366 dy ditë më parë. Totali i italianëve të monitoruar të cilët janë shëruar nga Covid-19 ka arritur ne 129.401 persona.Numri i pacientëve në spital bie nën 10 mijë: janë 9,991 (dje ishte 10,207). Prej tyre, 716 janë në kujdes intensiv (dje ishin 749, shifra ra në një mijë pacientë për herë të parë gjashtë ditë më parë).

Gjithsej, në Itali janë kryer gjithsej mbi 3.1 milion teste.Sa i përket numrit të viktimave, Italia është vendi i tretë më i goditur nga koronavirusi, pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa sa i përket rasteve të konfirmuara, shteti fqinj është vendi i gjashtë në botë më i goditur nga Covid-19.

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Rusia,Spanja,Brazili,Britania,Italia