Dashuria për ngjyrat kuqebardha nuk matet me fjalë, por me përkushtim dhe besnikëri. Një shembull i tillë është Refit Rezhda, një nga ultrasit e njohur të Skënderbeut, i cili nuk mungon në mbështetje të skuadrës korçare, duke e ndjekur atë kudo që luan.
Këtë herë, Rezhda ka zgjedhur të ndajë një moment të veçantë në një foto me futbollistin grek Lagonidis, protagonistin që me golin e tij i dhuroi fitoren Skënderbeut në përballjen ndaj Egnatias.
Një fotografi që bashkon dy figura me role të ndryshme, por me një lidhje të përbashkët: dashurinë për Skënderbeun dhe emocionet që dhuron futbolli.
Në fushë, Lagonidis vendosi fatin e takimit, ndërsa në tribuna Refit Rezhda vazhdon të jetë një prej atyre tifozëve që nuk e braktisin kurrë skuadrën.
Sepse për ultrasit e vërtetë, fanella nuk është thjesht një ngjyrë, por një krenari që mbrohet dhe ndiqet kudo!
Respekt për besnikërinë dhe dashurinë ndaj Skënderbeut!

