E BUJSHME NË KORÇË/ Poshtë pemës së Vitit të Ri kërkohet dorëheqja!

Korça po përballet me një klimë gjithnjë e më të tensionuar sociale. Papunësia, emigrimi masiv dhe shqetësimet për mundësitë e punësimit janë ndër problematikat që ngrejnë shqetësimin e qytetarëve.

Mesazhet që vijnë nga qytetarët korçarë flasin për pakënaqësi lidhur me mënyrën e punësimeve, ku sipas pretendimeve të tyre, shpeshherë ato kushtëzohen nga përkatësia politike dhe lidhjet me patronazhistët.

Në një qytet që dikur identifikohej me zhvillimin, traditën dhe jetën e gjallë qytetare, sot shumë banorë shprehin shqetësimin se mundësitë po pakësohen, ndërsa largimi drejt emigracionit po shihet gjithnjë e më shumë si alternativa e vetme për një jetë më të mirë.

Dhe ndërsa Korça zbukurohet për festat e fundvitit, poshtë bredhit të Vitit të Ri duket se po merr jetë një tjetër mesazh, krejt ndryshe nga atmosfera festive:

kërkohet dorëheqje!

Këtë fundvit, përtej dritave dhe dekorimeve festive, Korça duket se ka edhe një mesazh tjetër për të përcjellë: qytetarët kërkojnë zgjidhje, mundësi punësimi dhe përgjegjësi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.