“Pensionistëve u kemi një borxh të madh”, Rama jep lajmin: “Nga 1 janari rritet dyfish bonusi

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar disa nga masat e parashikuara në buxhetin e vitit 2027, gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë. Në fokus të deklaratave të tij ishte rritja e mbështetjes financiare për pensionistët, si dhe shtimi i ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe prindërit që kujdesen për ta.

Rritje e bonusit për pensionistët, indeksimi nis në prill

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se pensionistët mbeten një kategori ndaj së cilës shoqëria dhe shteti kanë një detyrim moral, duke vlerësuar kontributin e brezave që kanë punuar për dekada.

“Pensionistëve u kemi një borxh që nuk e shlyejmë dot në të gjallët tanë. Borxhin moral ndaj një gjenerate që e mbajti mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet, duke punuar pafund e duke marrë asgjë mbrapsht nga puna”, deklaroi kryeministri.

Ai bëri të ditur se, nga 1 janari 2027, bonusi mujor për pensionistët do të rritet, ndërsa rritja do të jetë dyfishi i asaj të vitit të kaluar. Gjithashtu, sipas tij, indeksimi i pensioneve do të nisë në muajin prill.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.