“Miq me Mickoskin e Ali Ahmetin, por jo me Shqiptarët?” – Gazetari i bën pyetjen e fortë Ramës, ja si reagon kryeministri!

Një debat i tensionuar është zhvilluar mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe gazetarit Nevrij Ademi nga Maqedonia e Veriut, gjatë një konference për mediat në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Gazetari i TetovaSot e vuri kryeministrin përballë një pyetjeje të drejtpërdrejtë, duke ngritur shqetësimin për atë që e konsideroi mungesë të interesimit të Ramës ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ademi i kujtoi kryeministrit marrëdhëniet e tij me liderët politikë në Shkup, përfshirë Ali Ahmetin dhe Hristijan Mickoskin, duke e pyetur pse, sipas tij, këto marrëdhënie nuk shoqërohen me të njëjtin angazhim për çështjet që shqetësojnë shqiptarët atje.

Kryeministri shqiptar më pas hodhi poshtë pretendimet për mungesë interesi ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke argumentuar se bëhet fjalë për një shtet sovran, në punët e brendshme të të cilit Shqipëria nuk duhet të ndërhyjë.

Ai theksoi gjithashtu se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë popullsi shtetformuese dhe kanë përfaqësimin e tyre politik për të adresuar problemet dhe kërkesat që kanë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.