Skënderbeu, skuadra më në formë e momentit! 6 ndeshje pa humbje, 4 fitore dhe 2 barazime

Skënderbeu po kalon një super moment në këtë fazë të sezonit! Skuadra korçare po tregon forcën e saj, duke regjistruar një ecuri fantastike në gjashtë ndeshjet e fundit: 4 fitore dhe 2 barazime!

14 pikë të grumbulluara nga 18 të mundshme dhe mbi të gjitha asnjë humbje! Një statistikë që flet qartë për formën e jashtëzakonshme të bardhekuqve.

Korçarët kanë gjetur ritmin, kanë fituar besimin dhe po tregojnë se janë një skuadër që mund të përballet me çdo kundërshtar. Rezultatet e fundit janë dëshmia më e mirë se Skënderbeu është rikthyer fuqishëm dhe se ambiciet nuk mungojnë.

Gjashtë ndeshje, katër fitore, dy barazime dhe zero humbje!

A është Skënderbeu skuadra më në formë e momentit? Shifrat flasin vetë!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.