Këngëtarja Korçare Anxhela Peristeri ka folur së fundmi për jetën e saj sentimentale, duke zbuluar se prej disa vitesh është në një lidhje dashurie, të cilën ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së publikut.
E ftuar në Andale Media, Anxhela konfirmoi se është e dashuruar dhe se partneri i saj është shqiptar.
Këngëtarja sqaroi se marrëdhënia e tyre nuk është një sekret, por të dy preferojnë të ruajnë privatësinë dhe të mos e ekspozojnë lidhjen në rrjetet sociale.
E pyetur për martesën dhe planet për një dasmë të mundshme, Peristeri u shpreh se aktualisht nuk ka në plan të organizojë një ceremoni të tillë. Megjithatë, ajo nuk e përjashtoi mundësinë që kjo të ndodhë në të ardhmen.
Anxhela theksoi se ndihet shumë mirë në marrëdhënien e saj dhe se për momentin është e lumtur me mënyrën se si po i jeton gjërat, duke preferuar ta mbajë jetën private larg syrit të publikut.
