“Në Korçë kanë mbetur vetëm pleqtë?” Reagimet e qytetarëve: “Qytet i bukur, por pa njerëz…”

“Në Korçë kanë mbetur vetëm pleqtë!” – një koment që po dëgjohet gjithnjë e më shpesh. Dikur, kafenetë gumëzhinin nga bisedat, bulevardet ishin plot njerëz dhe jeta kishte ritmin e saj. Sot, rrugët duken më të zbrazëta dhe atmosfera nuk është më ajo e dikurshmja.

Është koha e kapitalizmit: punë, shtëpi, angazhime… Ka ikur koha kur njerëzit uleshin për orë të tëra për një kafe e një bisedë.

Por a duhet të pajtohemi me një qytet që fle?

Korça nuk është vetëm arkitekturë, kalldrëme dhe fasada të bukura. Ajo është njerëzit, buzëqeshjet, takimet dhe jeta në rrugë.

Një qytet pa njerëz është thjesht një kartolinë e bukur!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.