Greqia publikon listën e vendeve që do lejohen të shkojnë për turizëm

Ardhja e sigurt e turistëve në Greqi dhe rimëkëmbja ekonomike nga pandemia e koronavirusit ishin pikat qendrore të intervistës së kryeministrit grek për gazetën gjermane “Bild”.Do të hapim turizmin me vendet me të dhëna të ngjashme epidemiologjike, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ndërsa Kanadezët mesa duket duhet të presin edhe pak kohë që të mund të vizitojnë Greqinë për pushime, pasi kjo e fundit momentalisht e ka lënë jashtë listës paraprake, me vendet e mundshme që do lejohen ta vizitojnë gjatë verës.Javën e kaluar, Ministria e Turizmit në Greqi bëri një listë të 20 vendeve të cilat sipas shkencëtarëve, gjykojnë se normat e infeksionit koronavirus kanë rënë. Kështu do mund të ketë turistë që duan të vizitojnë dhe të pushojnë në detin Egje, duke filluar nga 15 qershori.

Lista, sipas Greek Reporter, përfshin Kinën, Japoninë, Australinë, Norvegjinë, Poloninë, Serbinë, Gjermaninë, Qipron, Izraelin, Danimarkën, Austrinë, Bullgarinë, Rumaninë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinën, Kroacinë, Hungarinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë.

Britania, Italia, Spanja, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë në listë, sipas gazetës greke. Sidoqoftë, ministri grek i turizmit Haris Theoharis nuk ka bërë asnjë koment dhe tha se lista përfundimtare, e cila do të hartohet nga zyrtarët e shëndetit publik të Greqisë, do të dalë në fund të majit.

Duke përshkruar rinisjen e turizmit në Greqi me gjithë konsideratat e sigurisë shëndetësore dhe faktin që vendi ka mbajtur në minimum rastet e infeksioneve dhe viktimave nga COVID-19, ai tha se synojnë të hapin aktivitete turistike me vende që kanë të dhëna të ngjashme epidemiologjike me ato të Greqisë, siç është Gjermania, që ka nivele të ulëta të shpërndarjes pandemike.

”Turistët gjermanë janë të mirëpritur në Athinë që nga 15 qershori dhe në ishuj që nga 1 korriku”, deklaroi ai.

Për t’i bërë vizitorët dhe turistët të ndjehen të sigurt në Greqi, Mitsotakis shtoi se do të përballen me kontrolle në aeroporte dhe do të kenë akses në udhëzimet themelore dhe vendndodhjen e spitalit më të afërt përmes një aplikacioni elektronik.”Nëse dikush ka nevojë të testohet do të sigurohemi të ketë teste të mjaftueshme në të gjitha ishujt, madje edhe ishujt e vegjël, ndërsa do të jetë e mundur që, nëse është e nevojshme, një vizitor të transportohet në një spital të Athinës”, shtoi ai.

“Përsa i përket gamës së shërbimeve që turistët do të gjejnë në Greqi, autoritetet shëndetësore nuk kanë vendosur ende për hapjen e klubeve të natës, bareve dhe diskotekave”, theksoi ai.

Tirana, më e pasura e Shqipërisë, Kukësi më i varfri, por mbetemi nga fundi në Europë

Ata që banojnë në Tiranë kishin të ardhura për frymë më të lartat në vitin 2018, ndërsa Kukësi vijon të jetë rajoni më i varfër i Shqipërisë, sipas të dhënave të INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto rajonal, 2018. Për frymë, të ardhurat janë sa 31.1% e mesatares së Bashkimit Europian, që sipas Eurostat, është ndër më të ulëtat në Europë.I gjithë veriu vijon të jetë më i varfëri në vend, ndërsa Qendra më e pasura.

Sipas INSTAT, në vitin 2018, niveli i PBB-së për frymë në rajonin statistikor nivel 1 (Republika e Shqipërisë), arriti në 571 mijë Lekë. Krahasuar me vitin 2017, PBB për frymë në terma nominale u rrit me 5,75%.Në vitin 2018, sipas rajoneve statistikore në nivel 2, në rajonin statistikor Veri, PBB për frymë është 462 mijë lekë, duke shënuar një rritje nominale me 4,7%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni është 19,1% nën mesataren e vendit.

Në rajonin statistikor Qendër, PBB për frymë është 692 mijë Lekë dhe pati një rritje me 5,6%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 21,2% mbi mesataren e vendit.Në rajonin statistikor Jug, PBB për frymë është 511 mijë Lekë, duke shënuar një rritje me 6,3%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij rajoni është 10,4% nën mesataren e vendit.

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark), në vitin 2018, ishte në Qarkun e Tiranës, me 783 mijë lekë dhe shënoi një rritje në terma nominale prej 5,1% krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 37,3% mbi mesataren e vendit. Më pas renditet Qarku i Fierit, me 599 mijë lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale prej 8,4% ndaj vitit 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 5,0% mbi mesataren e vendit.

Niveli më i ulët i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel 3 (Qark) në vitin 2018, u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 362 mijë Lekë duke shënuar një rritje në terma nominale me 7,3%, krahasuar me vitin 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 36,6% nën mesataren e vendit. Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon Qarku Elbasan me rreth 398 mijë Lekë duke shënuar një rritje me në terma nominale 5,9% ndaj vitit 2017. PBB për frymë e këtij qarku ishte 30,3% nën mesataren e vendit.

Standardi i Fuqisë Blerëse

PBB e Republikës së Shqipërisë e shprehur në Standardin e Fuqisë Blerëse (Purchasing Power Standard – PPS) në vitin 2018 është 27.581 PPS.PBB për frymë në PPS për vitin 2018 për Republikën e Shqipërisë është 31,1% e mesatares së Bashkimit Evropian BE28 = 100. Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, në këto nivele Shqipëria renditet ndër më të varfrat në Europë, së bashku me Bosnjën e Kosovën.

Sipas rajoneve statistikore në nivel 2, në rajonin Qendër, PBB për frymë në PPS për vitin 2018 ishte 37,7%, në rajonin Veri 25,1% dhe në rajonin Jug 27,8%.Monitor

Pogradeci/Natyrë si e pikturuar

Në Pogradec nuk të pret vetëm natyra e bukur dhe turizmi familjar, por edhe një botë plot aventura dhe histori.Pogradeci dhe rrethinat e tij, ofrojnë për turistët një atraksion të përhershëm turistik me natyrën, kulturën dhe historinë që i japin madhështinë, ndërsa Liqeni i jep hijeshinë.Përveç liqenit, Pogradeci ka edhe shumë bukuri të tjera natyrore në periferinë e tij, në fshatrat që e rrethojnë, ka monumente të rëndësishme kulturore e historike që të tërheqin t’i vizitosh.

Pogradeci ofron shumë mundësi për turizëm ujor, malor dhe historik. Gjithashtu edhe kuzhina dhe kulinaria pogradecare është shumë e veçantë dhe e pëlqyeshme nga vizitorët shqiptarë dhe të huaj.

Në këtë qytet kudo ka bukuri si Lini, një gadishull i vogël në brigjet perëndimore të Liqenit të Ohrit me një fshat të bukur me të njëjtin emër.

Shtëpitë janë të ndërtuara prej guri dhe tulla në anët e rrugicave të ngushta mbuluar me pjergulla.

Ndërsa burimet e Drilonit që ndodhen rrëzë kodrave afër fshatit Tushemisht dhe Gurras, 4 km nga Pogradeci kanë një pamje të pakrahasueshme.

Këtë monument natyre mund ta vizitoni në qoftë se ndiqni rrugën Pogradec-Doganë-Shën Naum. Ai është një burim i madh gëlqeror që buron me rrjedhje vertikale të ujit në fund të bllokut gëlqeror, duke vazhduar më pas rrjedhjen në liqenin e Ohrit. Uji vjen nga liqeni i Prespës përmes Malit të Thatë. Uji del jashtë si një burim i madh i veçantë me një rrjedhje prej 7 m3 /sek. Zona është e rrethuar me bimësi të dendur.

Pogradeci ka edhe mjaft kisha mesjetare si Kisha e Shën Bitrit, që vendasit janë mësuar ta thërrasin kisha e Shën Bitrit, ndodhet disa qindra metra larg fshatit Potkozhan.
Kjo ndërtesë e vogël prej guri, mbuluar me plloça është me vlera unikale përsa i përket dy kupolave të vogla në anën lindore dhe murit shumë të veçantë pikturuar me afreske në pjesën e brendshme të tij. Edhe pse afresket janë dëmtuar, vizitorët përseri mund të admirojnë misterin dhe bukurinë e shenjtorëve pikturuar në muret e tij.

Një tjetër kishë është ajo e Shën Marenës në veri të fshatit Llenge, zonë e Pogradecit, me një pamje dominuese në majë të malit mbi lumin Shkumbin. Kisha është një ndërtesë e vogël afërsisht 8-12 metra e gjatë. Altari është i ndarë nga pjesa qendrore e kishës me një ikonostas druri 6 m të gjerë dhe 4 m të lartë. Ikonostasi është gdhendur me motive luleje. Gjithë pjesa e brendshme e kishës është e mbuluar me afreske që i përkasin dorës së mjeshtrit të këtyre zonave, Kostandin Shpataraku.

Qyteti i Liqenit, Pogradeci, është qyteti elitar i Shqipërisë i cili vizitohet në të katër stinët.Atsh

COVID-19/ 21 RASTE TË REJA, SHKON NË 1050 NUMRI I TË PREKURVE NË VEND

Ka shkuar në 1050 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 21 raste pozitive.Të shpërndara: të gjitha në Tiranë ku Tirana mbetet vatra e nxehte e koronavirusit.Në vendin tonë janë 205 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit vazhdon të ketë 1 person pozitiv Covid-19 të vetëizoluar në shtëpi.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 270.

Dr. Mirela Cami nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 21 raste të reja në Tiranë, asnjë rast në zonat e tjeraShkon në 1050 numri i të prekurve, prej tyre 205 janë raste aktive. Tirana mbetet vatra kryesore

Dr. Flutura Beqo
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve te reja te prekur me Sars-Cov2 në Tiranë, ndërsa të gjithë zonat e tjera rezultojnë pa raste të reja.
Janë testuar 262 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv.Nderkohë vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.Ne 24 orët e fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.Deri tani janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1050.

Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. 
Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (27 Maj 2020)
Testime totale 15094
Testime molekulare 13768
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1050
Raste të shëruara 812
Raste Aktive 205
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 101
Durrës 51
Krujë 23
Shkodër 12
Kamëz 9
Berat 6
Fier 2
Korçë 1

Agron Llakaj shpërthen ndaj ‘Aventurierëve’: ‘Stop degjenerimit’

Aktori shumë i dashur për publikun, Agron Llakaj ka reaguar ashpër ndaj programit “Aventurierët”, që transmetohet në Top Channel e ku pjesë janë një grup të rinjsh. Llakaj e quan ‘degjenerim e ç’thurje’ këtë program dhe shprehet i shqetësuar për të ardhmen.

Postimi i plotë i Llakajt:

Kjo video qe po shikoni, nuk eshte kamere e fshehte dhe aq me pak amatore…,eshte nje reality show ‘Aventurieret ‘ dhe shfaqet çdo te premte ne televizionin kombetar Top Channel! Nuk dua te merrem me TCh, qellimin per te mbeshtetur nje show kaq te shemtuar dhe te rende ne cdo pikepamje…, degjenerim, ç’thurje, perversitet. I drejtohem AMA-s institucioni i monitorimit te mediave audiovizive! Ej njerez! A keni familje?! A keni femije?! A nuk jeni te shqetesuar per ardhmerine e tyre?! Si mund te lejohet nje reality show kaq kriminal per edukimin e femijeve tane, niperve e mbesave?!

Covid 19 nuk eshte asgje perpara kesaj te keqeje kombetare qe po mbillet neper ekranet tona, eshte pasqyre reale e jona dhe kjo fillon qe nga shkolla, cikli 9 vjecar dhe me radhe…, ku ç’thurja dhe rrugaçëria kane ndertuar modele te respektuara neper auditore…, keta qe shikoni ne kete reality show, neser do shfaqen ne rruge si “vipat” e ardhshem. “Une jam ajo qe shkova me kater cuna njeheresh!…”Une jam ai djali gay qe dashurine time e shfaqa aty ne nete te tera dhe u kenaqa me kedo qe me dashuroi e adhuroi !” “kurse une jam ajo qe ja grisa breket asaj goces dhe e kapa nga floket dhe e hoqa zvarre neper dhome, dhe po te mos ma kishin hequr nga duart e kisha vrare fare !” “E une jam ajo qe ja zbertheva pantallonat atij djalit…dhe…dhe… “!

Media e portale qe i promovojne per ca klikime pa menduar qe jane bashkeautor ne krim. AMA eshte pergjegjese direkte…, eshte alarm por me shume se alarm! Shkolla, familja dhe shoqeria kane leshuar sinjalin SOS! Nqs nuk ngrihemi sot dhe te vendosim rregulla, nqs nuk ngrihemi sot me alarmin e ligjshem prinderor per nje te ardhme te sigurt te femijeve tane…, neser do jete vone. Ti ose ajo apo kushdo do te jeni viktima te realitetit i cili do fitoj qytetarine shume shpejt….,Dhuna , ç’thurja, tërbimi, degjenerimi dhe krimi do jene realiteti yne i ardhshem shoqeror. Shqiptare zgjohuni! Per femijet tane, per te ardhmen tone! Stop degjenerimit!”

https://www.instagram.com/p/CAn6nGYlqZh/?utm_source=ig_web_copy_link

Edhe lejet për çadrat në plazh do të merren në E-albania

Pandemia e Covid-19 do të ndryshojë edhe mënyrën e menaxhimit të plazheve në gjithë vendin. Këtë vit operatorët turistik do të aplikojnë në e-albania për kontratat e reja.Operatorët turistikë, të cilët menaxhojnë plazhet private dhe që kanë aplikuar pranë bashkive në muajin mars, do të riaplikojnë sërish në e-albania nisur nga java e ardhshme e deri në fund të qershorit.

Kujtojmë se pak ditë më parë u vendos qe nga 1 qershori do të hapen edhe plazhet, por vetëm për hotelet, ndërsa nga data 10 do të hapen për të gjithë pushuesit vendas e të huaj.Duke filluar nga kjo javë do të ngrihet një Autoritet i Përkohshëm Licensues i plazheve nga subjektet private.

LAJME TË MIRA NGA ITALIA,VAZHDON ULJA DRASTIKE E NUMRIT TË VIKTIMAVE ME COVID-19 (SHIFRAT NË 24 ORË)

Të dhënat e buletinit të lëshuar nga Mbrojtja Civile shohin sot një rënie të infeksioneve dhe një stabilitet dhe progresion ne ulje te nr te viktimave ku janë 78 viktima në 24 orët e fundit(Dje ishte 92).Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arrirur në 32.877 persona që nga fillimi i monitorimit të epidemisë Covid-19.Numri i përgjithshëm i personave aktualisht pozitive ndaj virusit është 52.942 njerëz (dje ishte në 55.300).

Rastet e përgjithshme të personave të prekur nga Covid-19 ka arritur në 230.555 që nga fillimi i monitorimit të pandemisë. Rastet e reja janë + 397(dje ato ishin +300 dy ditë më parë ishin +531).Numri i personave të rikuperuar në 24 orët e fundit është : janë 2.677 pacientë të shëruar në krahasim me 1,502 dje dhe 1.639 dy ditë më parë.

Totali i te sheruarve është 144,658.Numri i pacientëve të shtruar në spital vazhdon të ulet: ata janë 7.917 (dje ishin 8,613).Nga këta, pacientët më seriozë të pranuar në kujdesin intesiv janë 521 (dje ishin 541).Në Itali janë kryer gjithsej mbi 3.4 milion teste.

Italia është vendi i tretë më i goditur nga koronavirusi nga numri i viktimave, pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa sa i përket rasteve të konfirmuara, shteti fqinj është vendi i gjashtë në botë më i goditur nga Covid-19.

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Brazili,Rusia,Spanja,Britania,Italia

“Turistët vijnë të premtën por nuk mund të ikin të dielën”

Kryeministri njoftoi dje hapjen e plazheve më datë 1 qershor për hotelet dhe në 15 qershor plazhet publike, por me rregullat e reja të qeverisë duket se operatorët turistikë janë ende të paqartë.I ftuar në studion e Ora News, Fatos Çerenishti operator turistik, bëri thirrje për të ndihmuar këtë sektor, dëmet në të cilin janë të konsiderueshme.

”Démet në këtë industri janë shumë të mëdha. Nëse do të nisim një orë e më parë turizmin, mendohet që do të kapim 20-30% maksimalja 50% e punës që është bërë në 2019. Aktualisht janë ndërprérë të gjitha kontratat e garancisë që kemi pasur me agjenci prestigjioze si polake, skandinave e gjermane.”

Pasi kryeministri Rama tha se mbyllja gjatë fundjavave do të vijojë për të paktën dy javë, kufizimi i lëvizjes dhe mungesa e transportit pubik janë një problematikë më vete për sektorin e turizmit.

“Turisti vjen të premten por nuk ikën dot të dielën. Po negociojmë që të lejohet lëvizja të dielave. Polìcia te lejoje lëvizjen nëse kanë një dokument nga hoteli ku kanë qëndruar”

Distancimi i çadrave do penalizojë 20-30% operatorët turistikë por ata shprehen të vendosur se do të zbatojnë të gjithë protokollin e ministrisë së Shëndetësisë.

Edhe Kliton Gërxhani kryetar i Shoqatës së Tur-operatorëve ka deklaruar sot në një intervistë për Abc News se është e pakuptimtë hapja e plazheve, kur ende nuk dihet si do veprohet në fundjava.

“Ka vendime shumë të nxituara që nuk janë marrë nga ekspertët e duhur jemi në pritje dhe në kàos. Askush nuk mund të ndalohet të largohet nga mbyllja mes katër mureve pasi njerëzit po strésohen.Këto duhet të jetë fokusi kryesor dhe ne jemi të pakënaqur nuk është e thënë vetëm plazhet pasi kjo është vetëm një kategori”.

Sipas tij, është e pakuptimtë që karantina të vazhdojë dhe shqiptarët apo të huaj duhet të rrinë të mbyllur 14 ditë.

“Janë të pasaktë e të paqartë ne duam një datë ekzakte,në datën 1 të hapen kufijtë tokësore me tre kater vende por të saktësohet edhe heqja e karantina se nëse do vazhdojë dhe shqiptarët apo të huaj duhet të rrinë të mbyllur 14 ditë atëherë kjo s’ka kuptim.”

Sektori i turizmit është dëmtuar rëndë pasi 70% e turistëve i kanë anuluar prenotimet dhe pjesa tjetër është ende pezull.

Në një intervistë për iconstyle.al, kreu i Shoqatës së Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike, z. Rexhep Kasmi tha se shoqata e turoperatorëve i ka sytë te shqiptarët dhe se i ka propozuar qeverisë një lloj bonusi për pushuesit vendas, në formën e rimbursimit të taksave në faturat e ujit dhe dritave.

Mos harroni çadrën sot, ja cfarë ka rezervuar moti

Dita e sotme do të karakterizohet nga mot me reshje në të gjithë territorin e vendit tonë.Sipas Institutit të Gjeoshkencave, energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në qarqet Tiranë, Elbasan dhe Korçë reshjet do të jenë më të dendura.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 22°C

në vendet e ulëta: 12 / 23°C

në vendet malore: 6 / 16 °C

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

COVID-19/ 25 RASTE TË REJA, SHKON NË 1029 NUMRI I TË PREKURVE NË VEND

Ka shkuar në 1029 numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet me 25 raste pozitive.Të shpërndara: 24 ne Tirane dhe 1 ne Durrës. Në vendin tonë janë 193 pacientë aktive dhe pjesa më e madhe po ndiqet nga mjeku i familjes.Juglindja e vendit vazhdon të ketë 1 person pozitiv Covid-19 të vetëizoluar në shtëpi.Numri i testeve ne total ne Qarkun e Korçes eshte 270.

Dr. Mirela Cami nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1 humbje jete, 25 raste të reja në 24 orët e fundit
Mirela Cami
Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.
Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19.

Në 24 orët e fundit kemi sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë.Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.
Ne 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1029. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën vetjake. Qytetarët nuk duhet të neglizhojnë shenjat e Covid19, prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (26 Maj 2020)
Testime totale 14832
Testime molekulare 13506
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1029
Raste të shëruara 803
Raste Aktive 193
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 80
Durrës 54
Krujë 24
Shkodër 12
Berat 10
Kamëz 9
Fier 2
Mirditë 1
Korçë 1

Tjetër aksident në Korçë,Makina përplaset me bordurën, plagosen rëndë dy persona

Dy aksidente kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë në pak minuta distancë nga njëra-tjetra.Një automjet ka hipur mbi trotuar dhe ka përplasur dy këmbësorë babë e bir që po ktheheshin në shtëpi ne afërsi të spitalit Korçë.

Aksidenti tjetër ndodhi para pak minutash pranë zonës së Medresesë.Ku mjeti tip Mercedes – dhe një Volsvagen janë përplasur me njëri-tjetrin.Sipas informacioneve paraprake, shkak për aksidentin është bërë prerja e rrugës që Volkswageni i ka bërë Benzit.Fatmirësisht, aksidenti ka patur vetëm dëme të shumta materiale.  

Ndërsa në aksidentin e ndodhur ne afërsi të Spitalit Rajonal,policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spitalin e Korçës. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.05.2020, rreth orës 22:25, në lagjen nr. 3 shtetasi A. T., duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përplasur dy këmbësorë shtetasin S. K., rreth 57 vjeç dhe djalin e tij shtetasin J. K., rreth 31 vjeç, që po ecnin në trotuar, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit A. T., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Jo më shumë se 25 pasagjerë, rregullat e reja të transportit me urban

Tashmë që ka nisur rihapja e vendit dhe lehtësimi i masave, qytetarët janë të interesuar për rikthimin e transportit publik.Rixhin Qoshja, kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban shprehet se po bëhen disa përshtatje bazuar në modelet europiane se si do bëhet transporti i pasagjerëve me jo më shumë se 25% te kapacitetit te autobusëve.

“Jemi duke bërë disa adaptime bazuar në modelet që janë bërë në Europë për të kuptuar kapacitetin e pasagjerëve që mund të transportojmë. Jemi ende ne pritje të protokollit final. Me rregullat e reja që do aplikojmë, s’mund të qarkullojnë më shumë se 25% e qytetarëve në një mjet duke ruajtur distancën e sigurisë.

Për ne si operatorë është problem për sa kohë nuk kemi një mbështetje financiare, pasi me 25% te kapacitetit është e pamundur”, theksoi Qoshja.

Me rihapjen e transportit urban pasagjerët duhet të përdorin detyrimisht maska dhe doreza.”Përderisa autobusi është ambient i mbyllur do të jenë të njëjta kushte që përdoren sot në ambientet e mbyllura. Në lidhje me fatorinon, ky është problem sepse s’mund të respektojmë distancën e sigurisë me fatorinon. Kjo mbetet për t’u zgjidhur nga autoritetet përkatëse”, u shpreh ai.

Por a ka shpresa që qytetarët do mund të përdorin transportin urban nga fillimi i qershorit?

“Mendoj se po, do nisim punën, gjithë kjo kohë që ka kaluar tani është shumë. Madje ne duhet të kishim filluar më shpejt akoma. Prishtina ka filluar javën e kaluar. Kështu që dhe ne duhet të rifillojmë me patjetër. Por duhet që të kuptojmë skemën financiare se si do funksionojmë dhe patjetër kushtet e sigurisë në transportin publik”, u shpreh ai.

Sipas Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban po shihet edhe mundësia që në urban gjatë kësaj periudhe mos të ketë fatorino dhe të gjendet një mënyrë alternative për këtë.Nga ana tjetër kryeministri Rama bëri të ditur se deri nga fundi i kësaj jave do vendoset data e saktë se kur dhe si do funksionojë transporti urban dhe ai ndër-qytetas./abcnews.al

LAJME TË MIRA NGA ITALIA,VAZHDON ULJA DRASTIKE E NUMRIT TË VIKTIMAVE ME COVID-19 (SHIFRAT NË 24 ORË)

Të dhënat e buletinit të lëshuar nga Mbrojtja Civile shohin sot një rënie të infeksioneve dhe një stabilitet dhe progresion ne ulje te nr te viktimave ku janë 92 viktima në 24 orët e fundit.Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arrirur në 32.877 persona që nga fillimi i monitorimit të epidemisë Covid-19.Numri i përgjithshëm i personave aktualisht pozitive ndaj virusit është 55.300 persona (dje ishte 56.594).

Rastet e përgjithshme të personave të prekur nga Covid-19 ka arritur në 230.158 që nga fillimi i monitorimit të pandemisë. Rastet e reja janë + 300(dje ato ishin +531 dy ditë më parë ishin +669).Numri i personave të rikuperuar në 24 orët e fundit është në rënie: janë 1,502 pacientë të shëruar në krahasim me 1.639 dje dhe 2.120 dy ditë më parë.

Totali i te sheruarve është 141.981. Numri i pacientëve të shtruar në spital vazhdon të ulet: ata janë 8.118 (dje ishin 8,613).Nga këta, pacientët më seriozë të pranuar në kujdesin intesiv janë 541 (dje ishin 553).

Italia është vendi i tretë më i goditur nga koronavirusi nga numri i viktimave, pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa sa i përket rasteve të konfirmuara, shteti fqinj është vendi i gjashtë në botë më i goditur nga Covid-19.

Shtetet me te prekura nga Covid -19 jane :1-SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më shumë të prekur dhe viktima në botë dhe ndiqet nga Brazili,Rusia,Spanja,Britania,Italia

Pipero kemi hyrë në fazën e fundit ,të mundësohet frekuentimi i plazheve

Mjeku infeksionist Pëllumb   në një intervistë për “ABC News”thekson se jemi në fazën e fundit të pandemisë nga të dhënat e fundit epidemiologjike dhe klinike.COVID-19 thuajse ka hyrë në fazën e fundit në Shqipëri duke theksuat se sa më shpejt të mundësohet frekuentimi i plazheve, apo pishinave shumë më mirë do të ishte për vendin.

Pellumb Pipero

Sa më shpejt të mundësohet frekuentimi i plazheve apo pishinave shumë më mirë do të ishte”, u shpreh ai në një intervistë për “ABC News”.Të paktën për këtë sezon ne jemi në fazën e fundit të pandemisë. Numri i rasteve pozitive asimptomaik, (pa shenja klinike) është gjithnjë e në ulje.
Indikatorët epidemiologjik dhe klinik mundësojnë hapjen e kufijve tokësor apo shtimin e zonave të gjelbërta, por kjo nuk do të thotë të ftojmë turistët dhe t’i mbajmë në karantinë. Unë do të këshilloja të gjithë resortet, baret, restorantet të respektojnë protokollet, por edhe qytetarët duhet të kenë kujdes.

Në këtë fazë të hapjes qytetarët duhet të shmangin grumbullimet. Edhe pse ekspozimi mundëson përfitimin e imunitetit. Dalja ndihmon jo vetëm në aspektin psikologjik, por edhe në atë shëndetësor. Unë personalisht nuk shqetësohem nga rastet që kemi aktualisht, por do të thoja që të vazhdojmë të hapemi gradualisht. Ekspozimi në këtë periudhë të epidemisë mundëson fitimin e imunitetit”, u shpreh ai.

Më tej Pipero u shpreh se studime kanë dëshmuar që virusi nuk transmetohet përmes ujit, edhe pse shtoi se protokollet e dezinfektimit duhet të respektohen.

“Studimet e fundit dëshmojnë që virusi nuk transmetohet nëpërmjet ujit. Duhet të jemi të sigurt që frekuentimi i plazheve apo pishinave duke respektuar protokollet kur jemi në lokale apo në çadra, nuk na ekspozon ndaj virusit. Kam këshilluar që sa më shpejt të mundësohet frekuentimi i plazheve apo pishinave shumë më mirë do të ishte për vendin tonë”.“Ekspozimi në diell ndihmon në përfitimin e vitaminës D. Unë këshilloj distancën fizike dhe përdorimin e maskave”.

Sa i përket mundësisë për rikthimin e një vale të dytë ai u shpreh se opinionet e dhëna janë disi kontradiktore edhe pse theksoi se ende nuk ka një evidencë të plotë për sjelljen e këtij virusi.

“Askush nuk mund ta përjashtojë një valë të dytë, por kam thënë që në opinionin tim një valë e dytë në fund të vjeshtës ka gjasa që të mos jetë agresive. Besoj që mund të kemi një skemë mjekimi më efektive ndaj COVID-19”, u shpreh Pipero.

Greqia hap baret dhe restorantet

Pas më shumë se dy muajve izolim, Greqia ka rihapur baret dhe restorantet, si edhe ka lejuar sërish udhëtimet me traget për turistët e brendshëm.Sezoni turistik pritet të gjallërohet veçanërisht pas datës 1 qershor.Të hënën, qeveria greke njoftoi hyrjen në etapën e katërt të luftës kundër pandemisë, me lehtësime të reja që synohet të shpëtojnë sezonin turistik të vendit.

Bar-restorantet rivunë në funksion ambientet e jashtme duke respektuar rregullat e distancimit nga 70 centimetra deri 1,7 metra midis karrigeve, dhe një maksimum prej 6 klientësh për tavolinë.

Ambientet e brendshme mbeten të papërdorshme përveçse për qëllime të higjienës apo tualetit.

Rikthimi i një normaliteti të pjesshëm u mirëprit nga qytetarët dhe pronarët e restoranteve.

“Na ka munguar dalja kështu. Për ne është si terapi psikologjike, shumë, shumë e rëndësishme.”

“Isha shumë i ligështuar ditë e natë në shtëpi. Tani që janë hapur, mund të dalë të pi një kafe.”

“Për mua është diçka e paprecedentë, më duket sikur po punoj për herë të parë. Është një ndjenjë e çuditshme dhe shpresoj të mos e përjetojmë më kurrë.”

Me hapjen e bar-restoranteve, Greqia ka rikthyer në punë 45 për qind të forcës së vet punëtore të goditur fort prej disa muajsh nga pandemia.

Megjithatë, jo të gjitha bizneset e tilla u rihapën këtë javë pasi nuk e zotërojnë licensën për të ushtruar aktivitetin në ambientet e jashtme.

Hotelet sezonale pritet që të hapen nga e hëna që vjen për të vijuar më 15 qershor me fluturimet ndërkombëtare në aeroportin e Athinës dhe nga 1 korriku në aeroportet e të gjithë vendit.

Kostas Bakojanis, kryebashkiaku i Athinës, shpreh optimizëm për të ardhmen e turizmit në vend.

“Jemi optimistë për ekonominë tonë dhe se mund ta përhapim nëpër botë mesazhin se vendi është i hapur dhe i sigurt, një destinacion ku shijoni pushimet e njëkohësisht jeni i mbrojtur nga shëndeti.”

Turizmi i siguron ekonomisë greke më shumë se 10 për qind të të ardhurave kombëtare.

Mbi 34 milionë turistë që vizituan vendit vitin e kaluar.

Për bilancin e pandemisë, Greqia numëron 2,900 të infektuar dhe 172 viktima nga koronavirusi.