Diaspora nuk duhet të vijë në Shqipëri vetëm për pushime. Duhet të vijë edhe për të ngritur zërin për vendin që la pas. Sepse largësia nuk e shuan përgjegjësinë ndaj atdheut. Kur protestojnë qytetarët në Shqipëri, zëri i diasporës i jep më shumë forcë kauzës.
Ne kemi familjet tona këtu, kujtimet tona këtu dhe të ardhmen e fëmijëve tanë lidhet ende me këtë vend.
Shqipëria nuk ndryshon vetëm nga ata që jetojnë brenda kufijve të saj, por edhe nga ata që, megjithëse jetojnë larg, nuk e kanë harruar kurrë.” /Korcablog.com
