Dafina Zeqiri i është rikthyer sërish çështjes së peticionit të firmosur drejtuar kompanisë Apple, për të përcaktuar qartë kufijtë e Kosovës në “Apple Maps”. Megjithëse një sërë artistësh dhe qytetarësh reaguan ndaj Apple duke i bërë thirrje të merrte në konsideratë shqetësimin e tyre, për Dafinën kjo nuk është e mjaftueshme.Përmes një Instastory, të publikuar pak orë më parë, këngëtarja i drejtohet e acaruar të gjithë atyre që “hiqen” si patriota dhe ndërkohë nuk bëjnë asgjë për t’i dalë në krah vendit.

“Duhet t’ju vijë turp që i thoni vetes patriota dhe s’po keni kohë të hyni online në telefon (aty ku rrini gjithë ditën e gjithë natën duke qeshur më shumë me njëri tjetrin nga sa e mbështesni!)”- shkruan Zeqiri, duke iu kërkuar të gjithëve të reagojnë në kohë për të drejtat e Kosovës.
Thirrja e Dafinës, dukshëm shkonte edhe për kolegët e saj, të cilët mund t’i përdorin llogaritë e tyre të Instagram-it, si një zë për çështje kaq delikate sa kjo.
“Edhe ju kolegët e mi nga Kosova e Shqipëria!”- vazhdon Dafina.

Rreth 2 jave me pare , u krijua një peticion që i kërkon Apple Maps të vendosë kufijtë ndërkombëtarë mes Kosovës dhe Serbisë si dhe të shënojë emrin e Kosovës si një shtet i vetëm. Këtij peticioni ju bashkuan shumë emra të njohur, përfshi këtu Dua Lipën e cila u përball edhe me komente që nxisnin urrejtje në Instagram-in e saj. Gjithsesi, sipas Dafinës mbështetja nuk është mjaftueshëm. Ka ende shumë që duhet të reagojnë!
