Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku pasi ka marrë flakë një shtëpi, brenda saj është djegur një 54 vjeçar.I djegur brenda shtëpisë është gjetur Stefan Kosta, 54-vjeç, i cili jetonte i vetëm pasi ishte i divorcuar.Trupi është gjetur i djegur, pasi zjarrfikëset kanë hyrë brenda, kur janë njoftuar për fikjen e zjarrit në shtëpi.Policia dhe zjarrfikesja ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të saj.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.11.2020, rreth orës 18:30, në lagjen nr.1, Sarandë ka marrë flakë banesa e shtetasit V. S. i cili aktualisht ndodhet në Greqi, si pasojë e flakëve ka humbur jetën shtetasi S.K., 54 vjeç, i cili jetonte me qera në atë banesë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

