Sot këngëtarja feston 34 vjetorin. Në këtë ditë të veçantë, Elvana zgjodhi të sjellë këngën e radhës. Ajo i këndon një dashurie të kaluar, nga e cila hoqi dorë pasi kuptoi se nuk ishte për të.
“Thirr”, mban titullin kënga e re, një baladë e orkestruar nga Darko Dimitrov.
Në klip Elvana shfaqet në ambient shtëpie, pranë oxhakut dhe me gotën me verë përpara.
