Për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.Në këtë mënyrë, ata të cilët kanë planifikuar për këtë të Shtunë e të Diel, moti do i favorizojë duke qenë i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Gjithashtu priten edhe temperatura të ngrohta sidomos ato të mesditës.
Megjithatë, në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Diel mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme.
Në këtë mënyrë dita e Hënë do të ketë mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet kryesisht mesatar në pjesën më të madhe të vendit.
Në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugut reshjet e shiut në periudha kohore të caktuara pritet të jenë me intensitet të lartë.
Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut me një shpejtësi mesatare 3-10m/s dhe nga orët e mesditës të ditës së Diel deri në orët e mesditës të ditës së Hënë fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 15-20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore .
Clubhouse është një aplikacion i ri që ka fiksuar miliona njerëz nga Amerika në Kinë. Ai u lançua në mars të vitit 2020 në SHBA dhe është një rrjet social i bazuar vetëm te bisedat audio dhe ku përdoruesit e saj mund të dëgjojnë live debate, intervista dhe diskutime të tjera mes njerëzve për tema të ndryshme.
Pasi regjistroheni në aplikacion ju mund të përzgjidhni temat që ju interesojnë, nga Kaney West te astronomia dhe teknologjia. Bisedat janë si “klasa mësimi” ku disa flasin dhe shumica dëgjojnë. Në maj, Clubhouse kishte vetëm 1500 përdorues por u bë tejet i famshëm pasi Elon Musk zhvilloi aty një bisedë me drejtorin ekzekutiv të Robinhood, Vlad Tenev.
Rrjeti social u ngrit në krye të listave të aplikacioneve më të shkarkuar dhe që prej 1 shkurtit numëron më shumë se 2 milionë përdorues dhe sot vlen më shumë se 1 miliard dollar. Megjithatë e gjithë vëmendja ka krijuar “shqetësime” për Twitterin që kohët e fundit nisi të eksperimentojë me një opsion të re të quajtur “Hapësira”, të cilën e përshkruan si një përvojë audio të drejtpërdrejtë, ku shumë njerëz mund të komunikojnë dhe diskutojnë mbi një temë.
Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare Fitim Gërxhalliu, i cili njihet si kreu i firmës piramindale “Gjallica”. Mësohet se ai është përcjellë sot në varrezat e Sharrës. Gërxhalliu kishte disa vjet që kishte dalë nga burgu, pasi bashkë me Shemsie dhe Gani Kadrien, krijuan firmën piramidale “Gjallica”, që u ndërtua ashtu sikurse dhe disa të tjera në vitet 90.
Nga kjo skemë u shkaktua një dëm prej 332 milionë dollarësh për rreth 69,808 persona. Rënia e piramidave solli 97-ën, një vit fatkeq për shqiptarët.
Pronarja e shoqërisë tregtare “Gjallica”, e cila u themelua në Gjykatën e Tiranës në dhjetor të vitit 1991, ishte Shemsie Kadria. Në vitin 1993 me të u bashkuan edhe shoqëritë e Gani Kadrisë dhe Fitim Gërxhalliut, por në letrat zyrtare ortakja e vetme e firmës ishte Shemsie Kadria.
Për këtë arsye, në 17 shkurt të vitit 1997-ës Gani Kadria u mor i pandehur. Në të njëjtën ditë u mor i pandehur edhe miku i tij, Fitim Gërxhalliu. Ndërkohë, Shemsie Kadria ishte larguar nga Shqipëria dhe për të u shpall urdhër-arresti ndërkombëtar. Në janar të vitit 2001, Gjykata e Shkallës së Parë jep 20 vjet burg, për Fitim Gërxhalliun, ndërsa në qershor të po atij viti Gjykata e Apelit e ul në 11 vjet burg. Ndërsa për Gani Kadrien, nga 20 u dha 10 vjet burg. Gërxhalliu kishte 8 vjet që kishte dalë nga burgu dhe jetonte në një banesë me qira te Komuna e Parisit, ku dhe ndërroi jetë. Sot, ai u përcoll në banesën e fundit nga të afërmit dhe miqtë e tij.
Greqia vendosi kufizime ndaj vaksinës së kompanisë AstraZeneca. Komiteti Kombëtar i Vaksinimit ka marrë vendimin që vaksina e krijuar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca t’i nënshtrohen vetëm personat nën 65 vjeç.
Bordi shprehet se vaksina e AstraZeneca ka rezultate të mira për sa i përket sigurisë dhe aftësisë për të krijuar imunitet dhe të jetë shumë efektive.
Zyrtari i Shëndetit Publik, Marios Themistocles tha se pas “dritës jeshile” vaksina e AstraZeneca do të përdoret në të gjithë Greqinë.
Vaksina AstraZeneca është kufizuar nga shumë shtete evropiane, me argumentin se nuk kanë të dhëna të plota për ta përdorur tek personat mbi 65 vjeç.
Ambientalisti Sazan Guri ka habitur ditën e sotme gjatë një bisede si i ftuar në tv klan, teksa shprehet se burrat detyrohen të tradhëtojnë gratë kur ato mbushin 45-50 vjeç, duke qenë se i bien hormonet, sipas tij.
Ndër të tjera, Guri ka dhe një këshillë për gratë. Ai i thotë atyre që të shtiren gjatë marrëdhënieve seksuale “45-50m bëj sikur o vëlla sepse ligji i fizikës nëse nuk plotësohet në shtëpi, do plotësohet jashtë. Prandaj ligji i fizikës nuk njeh boshllëk, prandaj gruaja 45-50-55 vjeç jo të jetë vetëm amvisë”.
Pjesë nga Biseda:
Sazan Guri: Një meritë e burrave është tek jetëgjatësia e seksualitetit, ndërsa tek gratë fatkeqësisht bie pas moshës 45-50 vjeç. Në fakt ajo stimulohet me mendje. Bëje, ca ke ti bëje, shtiru, 45-50m bëj sikur o vëlla sepse ligji i fizikës nëse nuk plotësohet në shtëpi, do plotësohet jashtë. Prandaj ligji i fizikës nuk njeh boshllëk, prandaj gruaja 45-50-55 vjeç jo të jetë vetëm amvisë, por të jetë edhe amvisë e kësaj qeverisje.
Rudina Magjistari: Dhe çfarë bën burri në këtë rast?
Sazan Guri: E kupton vetë se çfarë bën një burrë, nuk ka faj. Punon me një sekretare atje që ndan ndonjë hall, shqetësim.
Rudina Magjistari: Pra do të thuash që çifti janë moshatarë dhe kalojnë të ’50-at, burri ka patjetër, një raport apo histori tjetër?
Një endacak 75-vjeçar i quajtur Umberto Quintino Diaco është gjetur i vdekur nga i ftohti në Milano pranë stacionit të Porta Garibaldit. Ai është gjendur pranë disa kartonësh dhe një grumbull telash të cilat i konsideronte shtëpi.
Ai prej disa vitesh kishte vendosur të jetonte si endacak , por në llogarinë e tij bankare kishte më shumë se 100 mijë euro, 19 mijë euro në aksione dhe një pension prej 750 euro në Gjermani çdo muaj.
Sipas medias italiane “Corriere della Sera” Umberto Quintino Diaco kishte një shtëpi në Kalabri dhe dy fugona në emrin e tij. Kur u gjend i vdekur ai kishte me vete 1235 euro. Pasi policia ka gjetur familjarët e tij, ata u deklaruan: “E kemi kërkuar por nuk ka dashur kurrë që ta gjenim”.
Mesa duket i moshuari ka dashur që të kthehet në një fantazmë prë familjen e tij përgjithmonë. /tvklan.al
Greqia ka shtrënguar masat pas përkeqësimit të situatës nga Covid-19. Këtë të premte qeveria vendosi mbylljen e dyqaneve si dhe kthimin e izolimit në fundjavë, si pasojë e rritjes së infektimeve dhe numrit të viktimave.
Vetëm në 24 orët e fundit Greqia ka shënuar 1,195 raste të reja dhe 19 humbje jete nga coronavirus, duke e çuar kështu numri e përgjithshëm të rasteve në 162,107, nga të cilët 51.9% janë burra. Athina dhe Selaniku kanë rastet më të shumta.
25 kilogramë hashash dhe 3.6 kilogramë kokainë u sekuestruan nga autoritetet e policisë greke, ndërsa ‘truri’ i këtij grupi mendohet të jetë një biznesmen i njohur në Heraklion.
Mediat greke shkruajnë se grupi ishte i përbërë nga shtatë anëtarë. “Truri” i grupit është një 51-vjeçar, i cili jeton në një zonë të Komunës së Hersonissos, po ashtu anëtarë të tij janë një pensionist 71-vjeçar, i cili thuhet të ketë qenë krahu i djathtë i ‘turit’, djali i këtij të fundit 50-vjeç, dy shqiptarë nga Athina 44 dhe 42-vjeç, një 40 vjeçar nga Heraklion dhe një grua 46 vjeç.
Prokuroria greke kishte informacione se 51-vjeçari dhe 71-vjeçari trafikonin sasi të mëdha droge në Heraklion. 51-vjeçari dyshohet se njihte trafikantë droge jashtë vendit dhe rregullonte shitjet duke biseduar me ta në internet.
71-vjeçari, i cili konsiderohet krahu i djathtë i 51-vjeçarit, thuhet se ka lehtësuar transportimin e drogës e cila vinte nga jashtë dhe e ka futur atë në Greqi. Por kohët e fundit kishte informacione se ai kishte përfshirë në trafikun e drogës edhe djalin e tij 50-vjeçar.
Sipas policisë, kjo është një organizatë kriminale që solli drogë nga jashtë, duke përdorur portet e Igumenicës dhe Patras si porta hyrëse.
Lidhur me rolin e shqiptarëve, ata thuhet se janë trafikantë të mëdhenj të kokainës në Athinë dhe njëri prej tyre, siç zbulohet nga Creta24, thuhet se është “truri” i arratisjes së Paleokostas.
Si merrej droga?
Më 27 janar, policia zbuloi se 50-vjeçari, djali i numrit 2 të grupit, po udhëtonte me një kamion në vendet evropiane duke transportuar ushqim. Kamioni arriti në Holandë ku mori kanabis dhe kokainë.
Disa ditë më vonë, policia u informua se 71-vjeçari do të ngjitej në Athinë për t’u takuar me trafikantët shqiptarë. Zyrtarët e Prokurorisë së Drogës Heraklion u shkuan në Athinë dhe në bashkëpunim me kolegët e tyre atje gjetën kamionin në zonën e Scaramanga dhe zbuluan se një nga shqiptarët i dorëzoi 7,000 euro 71-vjeçarit dhe transportoi drogë nga kamioni në një taksi të drejtuar nga shqiptarë.
Sekuestrimi
Në atë moment, policia u shfaq para tyre dhe i arrestoi. Nga një kontroll u gjetën gjashtë kuti me rreth 25 kilogramë kanabis, si dhe një sasi kokainë me peshë 3 kilogramë e 660 gramë.
Po ashtu u sekuestruan edhe 7 mijë eurot që shqiptari i kishte dhënë më parë 71-vjeçarit. Lidhur me 51-vjeçarin, i cili ishte në Kretë, ai u gjet dhe u arrestua në një plazh.
Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka insistuar se ai nuk do ta “hedhë peshqirin” në tokë ende. Bisedat për të ardhmen e francezit janë rikthyer përsëri pas një serie rezultatesh zhgënjyese, me Los Blancos që humbi së fundmi fundjavën e kaluar në shtëpi ndaj Levantes, por ai është i bindur se po përpiqet ta kthejë situatën.
“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë,” pranoi Zidane gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes.
“Ne e meritojmë ta përfundojmë sezonin me këtë skuadër. Flitet për shumë gjëra, për ndryshimin e trajnerit etj. Unë nuk e di, unë jam një njeri me fat. Nëse njerëzit duan që unë të lë, unë nuk do të lë. Flitet shumë për një situatë të pakëndshme. Ne nuk jemi në gjendjen tonë më të mirë, është e vërtetë, por ne jemi të vendosur të ndryshojmë situatën” – u shpreh Zidane.
“Los Blancos” humbën dy trofe gjatë muajit janar, kurse janë 10 pikë prapa Atletico Madridit në La Liga.
Situata në të cilën ndodhen nuk është aspak e favorshme për të qenë të qetë pasi ekipi duhet të bëjë shumëçka për të shpëtuar nga vorbulla e mbijetesës. Përpara janë edhe tre malore që duhet të kalohen me sukses dhe këtë e dinë mjaft mirë lojtarët bardhekuq. Sulmuesi ganez, Mensah kërkon të çojë peshë ekipin duke bërë të ditur se ka ardhur momenti që skuadra të reagojë dhe të tregojë vlerat e veta. Ganezi nuk i druhet Tiranës dhe thekson se me impenjimin maksimal dhe me pak fat në krahun e tyre mund të dalin me pikë nga kjo transfertë e vështirë.
“Situata në të cilën ndodhemi në renditje nuk është e qetë dhe këtë e dimë mjaft mirë. Jemi në një pikë që duhet të grumbullojmë sa më shumë rezultate pozitive, sa më shumë pikë. Por besoj se ka ardhur koha të bëjmë kthesën. Nuk mund të vazhdojmë kështu me humbje, pasi ky pozicion na shqetëson jo pak. Kemi të gjitha mundësitë për të bërë mirë pasi ekipi ka cilësi. Prandaj të mos druhemi nga kjo transfertë me Tiranën. Është një ndeshje që duhet ta luajmë fillimisht dhe nëse e interpretojmë si duhet kemi mundësi të marrim edhe pikë. Duhet që të bëjmë maksimumin dhe të kemi edhe pak fatin në krahun tonë. Jam i bindur se ia dalim”, theksoi Mensah për gazetën .
STËRVITJA – Skënderbeu fillon të ndjejë dorën e Migen Memellit në stërvitjet e para të zhvilluara nga ish sulmuesi. Kur situata duket e vështirë më shumë psikologjikisht sesa fizikisht në Korçë, është kjo pikërisht ajo që trajneri ka dashur të rregullojë që në ditët e para. Edhe në seancën e djeshme trajneri është ndalur më shumë në ngritjen e moralit të lojtarëve të vet në mënyrë që të jenë sa më të qetë në ndeshjen e radhës që do të luhet të shtunën në kryeqytet përballë Tiranës.
MOTIVIMI – Gjatë seancës së djeshme, Memelli ka folur hapur me ekipin duke kërkuar nga ata të hyjnë me kokën lart në fushë dhe të shmangin ndjesinë e inferioritetit që nuk duhet të ndjehet në këtë ekip. “Na pret përpara një ndeshje shumë e vështirë dhe mjaft impenjative. Do të luajmë ndaj Tiranës dhe normalisht që duhet të bëjmë më të mirën tonë për të qenë të bindur se mund t’ia dalim. Në të tilla ndeshje, kryesore është që të mos hyjmë me kokën e ulur në fushë. Nëse bëjmë kështu kemi mbaruar dhe nuk mund të tentojmë rezultat.
Do të duhet të hyjmë me kokën lart ashtu si i ka hije kësaj fanelle, pasi cilësitë nuk na mungojnë për të bërë një gjë të tillë. Mos e shohim tani kalendarin dhe renditjen, por të luajmë sikur çdo ndeshje që na vjen është një finale që duhet fituar me çdo kusht. Besimi të bën të ecësh përpara, duhet të kemi besim tek vetja”, ishin fillimisht fjalët e trajnerit të ri të Skënderbeut.
Më pas ish-sulmuesi është ndalur edhe tek disa këshilla taktike para se të fillonte stërvitjen e ekipit në fushë. “Në fushë duhet të jemi afër njëri-tjetrit. Jo vetëm afër për të sakrifikuar dhe t’i japim mbështetje por edhe fizikisht pranë. Nuk dua ekip të gjatë në fushë por sa më të shkurtër në mënyrë që pikat e referimit të jenë të shumta. Nga ana tjetër kujdesi maksimal i takon fazës defensive. Dublimet duhet t’i bëjmë në kohë dhe të jemi të saktë. Kjo na ka dëmtuar shumë këto javë, pasaktësia në mbrojtje në gjithë fazën”, kanë qenë veç të tjerash fjalët e Memellit drejtuar ekipit./panoramasport/
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka paralajmëruar se nëse do të ketë ritëm të lartë shtrimesh në spital, atëherë do të futen në punë edhe skenarë të tjerë, siç është hapja e spitaleve rajonalë.Ai u shpreh në një intervistë në Fax News se mendimi i tij është të shtohen masat kufizuese, në mënyrë që të parandalohet kolapsi.
Brataj tha se nëse numri i infektimeve shkon në 450-500 për 100 mijë banorë, atëherë të gjitha indiciet të çojnë drejt mbylljes.
Brataj:“Me fillimin e ftohtit kushtet për virusin janë më optimale. Janë disa faktorë, pothuajse dhe grumbullimet e njerëzve, sidomos i më shumë se 2 familjeve, kanë çuar në rritjen e përhapjes së infeksionit, që përkthehet në humbje më të mëdha jete.
Sa herë japim ndonjë intervistë, themi diçka, del një artikull tjetër për tjetër. Thashë dje që nëse rritet numri, do të ketë masa të tjera, por nuk kam thënë nëse do merren apo jo. Nuk jam vetëm unë që vendos, është një grup ekspertësh, një ministri, që vendos. Unë them që nëse shifrat janë këto, rriten numri i të shtruarve, ça mund të bëjmë përveçse të shtrëngojmë masat. Ajo bëhet me kufizim kohor, mbyllja e aktiviteteve jo esenciale, pra siç bën gjithë bota, që nga lockdoën-i pjesshëm, etj., por kjo s’do të thotë se do të bëhen. Jemi në monitorim.
Është rritur në 48-50% shtrimi në spital. Duke ditur që kemi 550 shtretër në dizpozicion. Nga 284 që kishim para 27 janarit, kemi arritur në 404 të shtruar. Nëse ecim me këto ritme do futen në punë dhe skenarë të tjera, si për shembull hapja e spitaleve rajonale. Janë skenarë që ezaurohen mekëto ritme. Në mënyrë që ne të shmangim ndonjë kolaps, mendimi im si ekspert është që të kemi shtim të masave nëse shifrat vazhdojnë të rriten.
Në qofte se një numër i caktuar për 100 mijë banorë është i infektuar, që është kufiri i marrjes së masave….
Nëse është 200 të infektuar për 100 mijë banorë në një javë dhe kjo është rritur në 2 javët e fundit.
Nëse arrijme te 450-500 të infektuar në një javë për 100 mijë banorë, atëherë të gjitha indiciet të çojnë drejt mbylljes.
Por kjo s’do të thotë se do të bëhen. Dua të jem i qartë.
Ditët e fundit në Shqipëri kanë rezultuar të rënda sa i takon situatës së Covid-19. Mbi 2 mijë raste të reja janë regjistuar në 48 orë dhe situata në spitalet Covid nuk është e mirë. Shefja e Infektivit, Najada Çomo, bën me dije se është rritur shifra e moshave të reja që kanë nevojë për trajtim spitalor për shkak të koronavirusit.
”Kemi një shtim të numrave të shtruar në spitalet Covid. Kemi numër të shtuar të të infektuarve. Shtrimet janë në shifër dinamike, por me personat e shtruar që është ulur grupmosha e prekur e shtruar në spital. Pra kemi një trend të prekjes së moshave 30 apo 45 vjeçare dhe vijnë në situatë të rënduar nga ana shëndetësore.
Nuk kemi ndryshim të sjelljeve të virusit, por shtim të moshave të prekur në moshë më të re. Është mosha e re që ka kontakt më të shumtë me njëri-tjetrin dhe mbeten burim i madh infeksioni për veten dhe të tjerët.
Shifra tani që flasim është dinamike. Dikush po del, dikush po shtrohet, dikush po pret të bëjë analiza. Për të mos hapur panik, kemi shtretër të lirë, por të mos gëzojmë shtretërit e lirë, por mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës fizike”,-tha Çomo, e cila i ka marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer.
Sipas një studimi matematikor, pacientët Covid-19 janë më infektues një ditë para se të shfaqin simptomat. Studiuesit përdorën një model kompjuterik për të përpunuar të dhëna për ngarkesën virale, sasinë e koronavirusit me të cilin është infektuar një person dhe si zvogëlohet gjatë gjithë infeksionit. Studimet e mëparshme kanë zbuluar se ngarkesa virale përputhet me infektivitetin dhe gjithashtu rrit gjasat e vdekjes, që do të thotë se një person i infektuar me një sasi të lartë të virusit në sistemin e tyre është më infektiv dhe gjithashtu në rrezik më të madh për të vdekur nga Covid-19.
Studiuesit zbuluan se sasia e virusit në sistemin e një personi merr më shumë kohë për t’u zvogëluar tek pacientët e moshuar, duke çuar në një luftë të zgjatur kundër Covid-19. Të dhënat nga 655 pacientë të pranuar në spitalin francez në Mars 2020 u analizuan nga shkencëtarët, të udhëhequr nga Universiteti i Parisit. Nga pacientët në studim, 40 përqind morën terapi me oksigjen, 144 u pranuan në ICU dhe 78 vdiqën. Modele komplekse matematikore u lejuan studiuesve të gjurmojnë në mënyrë retrospektive rrjedhën e infeksionit të një pacienti për të kuptuar se si virusi sillet në trup. Dinamikat si ngarkesa virale, kohëzgjatja e derdhjes virale dhe vde kshmëria u morën parasysh në ekuacionet.
Koha mesatare e zhvillimit të simptomave është llogaritur si shtatë ditë pas infektimit. ‘Ne parashikojmë që ngarkesa virale e pikut ndodh mesatarisht një ditë para shfaqjes së simptomës,’ shkruajnë studiuesit në studimin e tyre, botuar në PNAS . Sidoqoftë, ato shtojnë kohën ndërmjet kapjes së virusit dhe simptomave të para që shfaqen është më e shkurtër për njerëzit me ngarkesa më të larta virale. Kjo sugjeron që pacientët e pranuar herët pas shfaqjes së simptomës kishin ngarkesë më të lartë virale krahasuar me pacientët që mbërrinin më vonë gjatë infeksionit të tyre. Studimi zbuloi gjithashtu se tek pacientët e moshës 65 vjeç ose më të vjetër, 59 përqind e grupit, qelizat e tyre ishin më pak të afta të çrrënjosin virusin në krahasim me njerëzit e rinj.
Si rezultat, u morën trupat e tyre 16 ditë pasi simptomat filluan të nxirrnin virusin nga sistemi i tyre, mesatarisht. Për pacientët më të rinj kjo ndodh në vetëm 13 ditë.Studimi gjithashtu vështroi se sa efektivë do të ishin trajtimet antivirale në pacientët me ngarkesa të larta virale. Në situatën hipotetike se ekzistonte një ilaç i cili mund të ndalojë ose 90 për qind të replikimit të virusit ose 90 për qind të infeksionit qelizor, studiuesit thonë se kjo do të zvogëlojë kohën që duhet për të pastruar të gjithë virusin me dy ditë për nën- 65 dhe nga tre ditë në mbi 65.”Duke marrë parasysh një trajtim që bllokon 99 përqind të prodhimit viral, efektet do të përmirësohen më tej në pacientët e moshës nën 65 vjeç, me një reduktim mesatar të kohës në pastrimin viral prej 5.4 ditësh”, shkruajnë studiuesit.
“Efektet e trajtimit do të ishin më të ndjeshëm në pacientët mbi moshën 65 vjeç, me një vdekshmëri të zvogëluar nga 6.4 në 5.0 përqind për ata pa faktor rreziku shtesë dhe nga 19 në 14 përqind në ata që kanë të paktën një faktor tjetër rreziku.
Gjatë puntatës së sotme, ku prezantuese ishte Ana ndodhi një surprizë e bukur për bukuroshen. Duke prezantuar takimin e Erisit dhe Ledjanës, ajo mori një dhuratë simbolike. Në një moment gjatë prezantimit fjala e saj u ndërpre pasi u befasua nga një buqetë me lule. Buqeta shoqërohej edhe me një shënim mjaft të bukur: “Sytë e tu nuk më lënë indiferentë, në fund të transmetimit, do të dëshiroja një takim me ty”.
Ndersa gjate emisionit djali misterioz e ka ftuar në kercim….
Genc Fuga ka folur për herë të parë për martesën e tij të parë dhe vajzën e madhe. I ftuar në “Historia Ime”, aktori dhe regjisori i njohur tregoi se e bija është 21 vjeçe dhe aktualisht studion në Gjermani. Genci thotë se i ngjan shumë, në pamje dhe në personalitet e që mezi pret ta takojë kur të hapen sërish rrugët.
Fuga ka treguar si erdhi divorci me ish-gruan e parë dhe marrëdhënien e ngushtë që ka me vajzën e tij të madhe, ai ka treguar se nuk ka pasur probleme për martesën e tij të dytë, duke u shprehur se ka besuar gjithmonë tek institucioni i martesës.
Mirela Milori: Flasim pak për raportin me Enin, ka qenë studentja jote?
Genc Fuga: Po.
Mirela Milori: Në mos gaboj vjen nga një divorc i parë dhe keni një djalë?
Genc Fuga: Vajzë.
Mirela Milori: Sa vjeç është?
Genc Fuga: Është 21 vjeç, për momentin është në Gjermani, po studion aty. Pres të vijë nga mesi i Marsit kur të hapen edhe rrugët e Gjermanisë.
Mirela Milori: Ka elementin tuaj artistik apo jo?
Genc Fuga: Ka elementin tim të analizës së mendimit dhe pamjen, më ngjan shumë.
Mirela Milori: Humor?
Genc Fuga: Nga ai i mençuri që kam qejf unë.
Mirela Milori: Po e idealizon.
Genc Fuga: Patjetër që distanca dhe malli bëjnë të vetën, por humorin e kam trashëguar edhe tek vajzat e tjera.
Mirela Milori: Si ishte të rithemeloje jetën pas një divorci, e ke menduar “tani që u divorcova, jeta mund të vazhdojë, por martesë jo më”?
Genc Fuga: Në fakt jam ndërtuar duke krijuar një raport besimi. Institucioni i familjes ishte një nga institucionet që unë besoja dhe besoj akoma, jo vetëm si një celulë shoqërore por edhe si më e mira e mundshme për t’u trashëguar puna si prindër për fëmijët. Ndonjëherë mund të duket kontradiktore, por duhet të marrësh vendime për të arritur atë familje që në fund të fundit kërkon. Ky ishte aspekti, nuk kishte aspekt tjetër nga këto të çështjeve të mëdha për shembull mund të jenë nëpër gjykata, apo disi penale të tipit dhunë etj. Erdhi një moment i jetës që nuk po interferonim më dhe kjo më shqetësoi. Vura në perspektivë figurën tonë si prindër dhe nuk mu duk fort e bukur, kështu mu desh të merrja disa hapa për të ruajtur atë që quhet prindërim apo familje.
Mirela Milori: Kishe frikë për një martesë të dytë, sepse zakonisht kur njerëzit divorcohen thonë jo jo.
Genc Fuga: Jo thashë, besoja tek familja dhe hapi për të vajtur tek familja ishte martesa. Si me thënë rrallë kam mbajtur makina pa letra në një lloj sensi, i doja të gjitha (qesh).