Me një karrierë të ndritur artistike për gati gjysëm shekulli/Presidenti Meta dekoron artistin Korçar Petrika Riza

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar me titullin e lartë ”Mjeshtër i Madh”, artistin e mirënjohur korçar Petrika Riza, ku teksa vlerëson punën e jashtëzakonshme për gati gjysëm shekulli, thotë se aktori ka portretizuar mjeshtërisht dhe realisht personazhet e dramat e tyre psikologjike, ”duke i bërë ato të pashlyeshme nga kujtesa e artdashësve shqiptarë, që nuk kanë për ta harruar forcën aktoreske, mjeshtërinë artistike, zërin e ngrohtë e potent dhe origjinalitetin e interpretimeve të tij”,-shkruan Meta në facebook.

Postimi i plotë nga Presidenti Ilir Meta

Artisti i mirënjohur korçar Petrika Riza, është padyshim një personalitet i shquar i teatrit dhe i kinematografisë shqiptare, i cili me talentin, gjallërinë e interpretimit dhe lojën e veçantë aktoriale e ka ngritur dhe zhvilluar artin skenik në nivele të larta, duke merituar vlerësimin dhe duartrokitjet e ngrohta të publikut.

Intepretues i mbi njëqind roleve në dramë, komedi dhe kinematografi, me një karrierë të ndritur artistike për gati gjysëm shekulli, Petrika Riza ka portretizuar mjeshtërisht dhe realisht personazhet e dramat e tyre psikologjike, duke i bërë ato të pashlyeshme nga kujtesa e artdashësve shqiptarë, që nuk kanë për ta harruar forcën aktoreske, mjeshtërinë artistike, zërin e ngrohtë e potent dhe origjinalitetin e interpretimeve të tij.

Në vlerësim dhe mirënjohje për gjithë kontributin e dhënë për artin shqiptar, pata sot kënaqësinë të nderoja Petrika Rizën me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Shembet një pjesë e madhe e qytetit ikonik italian Amalfi (VIDEO)

Rruga kryesore është bllokuar dhe shtëpitë janë duke u evakuuar pas një rrëshqitje toke përgjatë Bregut të Famshëm të Amalfit të Italisë të martën në mëngjes.Një rrëshqitje e tokës me “përmasa të mëdha” thuhet se u shkëput nga një kreshtë shkëmbore në zonën e San Biagio me pamje nga deti rreth orës 9.30.

“Rruga shtetërore Amalfi është varrosur”,- shkruante një dëshmitar në mediat sociale.

Krye bashkiaku lokal Daniele Milano tha për mediat italiane se nuk duket të ketë viktima, sipas tregimeve të dëshmitarëve okularë, por është shumë shpejt për të përjashtuar mundësinë.

“Do të duhen orë për të pastruar rrugën dhe vetëm atëherë mund të jemi të sigurt se nuk ka viktima. Ne patjetër do të vazhdojmë me evakuimin e shtëpive”,- tha krye bashkiaku.

Rrënojat nga rrëshqitja e tokës thuhet se përfunduan rreth shtëpive në zonë dhe arritën në pjesë të bregdetit.

Hajde më jep bukë dhe ujë se vdiqa, publikohen bisedat dhe thirrjet përgjëruese të pacientes ndaj Tires: Hajde më vrit me duart e tua dhe ik…

Sanitarja Tire Alldërvishi që pretendonte se ishte infermiere në spitalin Covid 2 dhe infermierja e Covid 1, Ronida Hysa, janë arrestuar dhe akuzuar pasi u denoncuan nga emisioni Stop në Tv Klan se zhvatën dhe grabitën pacientët me Covid-19.

Sonte emisioni Stop publikon të tjera detaje të rënda të sanitares Alldervishi që i mori mbi 8 milionë Lekë të vjetra vajzës së pacientes që vdiq nga koronavirusi, me qëllim që t’i shërbente.

Stop publikon mesazhet dëshpëruese, përgjëruese, që pacientja e ndjerë i dërgonte Tire Alldërvishit, ku i lutej për t’i dhënë ushqim.

Viktima që ndërroi jetë në spitalin Covid 2 në fund të Dhjetorit i është përgjëruar në mënyrë “skllavëruese” Tires për bukë dhe ujë, edhe pse kjo e fundit merrte para nga vajza e pacientes, që t’i shërbente pacientes.

Në datën 6 Dhjetor në mëngjes, pacientja e ndjerë i drejtohej Tires: “Të hënksha m****, hajde 1 sekondë”.

Por 45 minuta më vonë, Tirja nuk ishte dukur dhe pacientja e kërkonte sërish me dëshpërim.

“O Tire, hajde të hënksha m****. Ku je? Hajde”.

“A e takove Anin”, vijonte ajo më tej duke shpresuar që paratë e së bijës të zbusnin vuajtjes e saj.

Në 12 Dhjetor, në orën 09:30 të mëngjesit, pacientja që vuante edhe nga diabeti, ende nuk kishte ngrënë mëngjes dhe i lutej Tires.

“O Tire, po më dridhet trupi për bukë. Po më bie diabeti, hajde shpejtë”.

Pas gjysmë ore, pacientja sërish e pangrënë, i përgjërohet sanitares Tire Alldërvishi.

“Të thashë më jep çik bukë, më ike”.

Më 13 Dhjetor në drekë, sërish lutje për vaktin e radhës.

“Kur do të ha bukë. S’ma bërë insulinën, të lutem hajde pak. O Tire hajde pak të lutem”.

Pesë ditë më pas, më 15 Dhjetor në mëngjes, e ndjera i drejtohej sërish asaj që e paguante për t’i dhënë një copë bukë.

“Pse më tradhtove? Jam keq. Më kthe përgjigje”.

Por Tirja, që thoshte se pacienten e kishte teze, mjaftohej t’i thoshte: “Mirëmëngjes teze. Jam në shtëpi, jo në punë”.

Në këtë pikë, komunikimi bëhet gjithmonë e më i dëshpëruar pasi edhe pacientja po jetonte fundin e saj.

“Të du shumë, hajde pak. Hajde më jep pak ujë. A je në punë? Hajde më vrit me duart tuaja dhe ik”.

Gjithë ky komunikim nxjerr në pah jo vetëm që Tirja merrte para për shërbime që pacientët duhet t’i kishin në spital.

Edhe nëse Tire Alldërvishi nuk kishte bashkëpunëtorë në spital në zhvatjen e pacientëve, ajo që nuk mund të mohohet është se pacientët janë lënë në mëshirë të fatit, pa kujdes e mbikëqyrje, të pangrënë e të pashërbyer në dorë të Tires e Tireve të tjera që kanë shfrytëzuar mungesën e vëmendjes ndaj të sëmurëve për të bërë para me jetën e tyre.

Theu rregullat antiCovid, Mamaqi: Dendësia e njerëzve në sallë s’ishte më e madhe se ajo në autobus, Korçë ose qendra tregtare

Ermal Mamaqi ka reaguar pas kritikave të shumta për shkeljen hapur të masave anti-Covid me mbajtjen e seminarit në Tiranë më 30 janar.Mamaqi shkruan se situata doli nga kontrolli për shkak se në trajnim erdhën më shumë njerëz nga sa e kishin planifikuar dhe e kishin të vështirë që të mos i pranonin në sallë.

Sipas aktorit dhe sipërmarrësit, dendësia e njerëzve në sallë nuk ishte më e madhe se ajo që është në autobus, Korçë ose kur kanë oferta qendrat trengtare.

POSTIMI I PLOTË

Miq të dashur, ju kërkoj ndjesë për shqetësimin që ju është krijuar nga fotoja e aktivitetit.

Më lejoni tju sqaroj që Trajnimi Mendo Ndrysho pritej të bëhej nga një grup i vogël njerëzish, kryesisht stafi ynë, duke respektuar masat e Covidit.

Por ndodhi që në trajnim erdhën më shumë nga çfarë ishte planifikuar dhe e kishim të vështirë të mos ti pranonim brenda…

Sidoqoftë edhe pse u munduam të kishim një distancë si ajo që është në kinematë që vazhdojnë aktivitetin, marr përgjegjësi të plotë për rastin që nuk duhet të ndodhte.

E di që situata që po kalon i gjithë planeti është shumë sfiduese.

Por pikërisht kjo situatë më ka shtyrë të bëj këtë që po bëj tani. Të ndaj me ju mësime që i kam mësuar nga më të mirët dhe i kam aplikuar në jetën time.

Ajo që ndodh në këto trajnime është e mrekullueshme, njerzit janë më të motivuar për jetën, punën dhe të ardhmen. A nuk është kjo ajo që duam?

Më falni Miq që nuk jam modest, por nuk mund ta mbaj vetëm për vete diçka që e di me siguri se tranformon jetën tuaj dhe e bën atë më të bukur dhe me vlerë.

Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe ju sqaroj përsëri që dëndësia e njerëzve në sallë nuk ishte më e madhe se ajo që është në autobus, Korçë ose kur kanë oferta qëndrat trengtare.

Ju uroj të gjithëve që të jeni mirë bashkë me familjet tuaja!

Deri në rikthimin e normalitetit trajnimet do të jenë të gjitha online.

Sistemi VAR edhe në Shqipëri, ja kur nisin testimet

Në një futboll , që nga viti në vit dhuron emocione të forta, hallka më e dobët është konsideruar gjithmonë gjykimi.Në pjesën më të madhe të botës kjo gangrenë është zgjidhur me futjen e sistemit VAR, me teknologjinë që ka marrë përsipër të vendosë drejtësi edhe në botën e futbollit.

Në një vend me 1001 probleme, ku klubet presin Ligjin e Sporteve po bëhen hapa përpara për implementimin e sistemit “VAR” edhe në kampionatin shqiptar.Federata Shqiptare e Futbollit është në pritje të kompletimit të regjive që do t’u shërbejnë arbitrave dhe më pas të nisë eksperimenti.

Mendohet që nga muaji prill, me ndihmën edhe të kompanisë avangardë të teknologjisë DigitAlb të nisin testimet e para tek ndeshjet e të rinjve, pasi duhet testuar gjithçka, që nga kompjuterët, kamerat regjitë që transmetojnë ndeshjet e Kategorisë Superiore.

Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve implementimi i sistemit VAR në kampionatin tonë mund të ndodhë që nga starti i sezonit të ardhshëm, për të sheshuar polemikat rreth gjykimit në fushat e Superiores.

Gentian Liçi,mer perkohesisht drejtimin e Skënderbeut

Pas largimit të Julian Ahmatajt burime të sigurta pranë klubit bënë të ditur për “Panorama Sport” se Gentian Liçi do të jetë trajneri i përkohshëm i Skënderbeut. Të njëjtat burime thanë se paraditen e djeshme presidenti i Skënderbeut i ka telefonuar ish-kapitenit bardhekuq duke i bërë me dije se do të jetë ai timonieri i ri i skuadrës deri në gjetjen e një trajneri tjetër.

Por, duket se mundësia e qëndrimit si trajner përfundimtar është lënë e hapur, në varësi të rezultateve dhe lojërave që do të zhvillojë Skënderbeu në tre-katër ndeshjet e radhës. Më pas, presidenti Takaj do të vendosë nëse do të vijojë me Liçin apo do të bëjë një zgjedhje tjetër.

Në seancën e djeshme ish-futbollisti i Skënderbeut, Partizanit e Dinamos i është drejtuar ekipit si trajner duke u munduar që t’i shkundë sa më shumë lojtarët. Liçi u ka kërkuar futbollistëve të mos dorëzohen edhe në kushtet kur humbasin, pasi futbolli është i tillë, por mbi të gjitha u ka kërkuar qetësi. Në pak minuta përballë ekipit, Liçi është marrë një për një me të gjithë lojtarët që kanë luajtur me Kukësin.

FJALIMI KRITIK I LIÇIT

“Panorama Sport” ka arritur një pjesë të fjalimit të trajnerit Liçi para ekipit. “Mos u trembni nga humbjet. Ekipi ka pasur humbje dhe do të ketë humbje gjithmonë, sepse futbolli i ka të tria rezultatet. Por e keqja është që të mos mësoheni me humbje, pasi kjo është vërtet problem. Të tilla paraqitje janë të patolerueshme.

Të humbësh ndeshje në këtë mënyrë është e pafalshme. As në Europë me ekipe të elitës nuk kemi bërë të tilla paraqitje dhe nuk na kanë dominuar në këtë farë pike siç ishte ndeshja e fundit. Çfarë po bëni kështu? Çfarë ishte ajo paraqitje? Të gjithë po fshiheshit në fushë dhe shmangeshit kontrasteve. Ne jemi Skënderbeu dhe duhet të luajmë gjithmonë me kokën lart. Të përkushtuar dhe të gatshëm të ‘derdhim gjak’, në fushë. Dua reagim sepse kështu nuk vazhdohet! Nëse dikush nga ju nuk e ndjen që të luftojë për këtë fanellë, le ta thotë hapur.

Të ngrenë dorën e të thotë që unë nuk e ndjej dhe të largohet pa i prishur punë askujt. Ky nuk është mentaliteti jonë, mentaliteti im dhe i këtij klubi. Unë dua lojtarë që të luftojnë për të marrë më të mirën dhe për të dhënë maksimumin. Nuk dua të shoh më ekip të shpërfytyruar në këtë gjendje”. Kështu iu drejtua mes të tjerash trajneri Liçi, ekipit.

Ndeshja e radhës për Skënderbeun është ajo ndaj Tiranës në kryeqytet, takim i cili mbyll fazën e dytë të kampionatit. Më pas korçarët do të kenë një tjetër transfertë në Durrës me Teutën, për t’u rikthyer në shtëpi përballë kryesuesve të Vllaznisë. Janë këto tri takime, që do të përcaktojnë jo pak qëndrimin e Liçit në krye të pankinës korçare./panoramasport/

Marselino Sherifi nga Tirana, mahnit jurinë e ‘The Voice of Greece’

Shqiptari nga Tirana, Marselino Sherifi ka mahnitur jurinë e “The Voice of Greece” me zërin e tij.Marselino Sherifi është prezantuar në konkursin e talenteve si këngëtarë dhe instrumentist dhe ja ka dalë të jetë pjesë e gjysmë finales, e cila do të jetë të premten më 5 shkurt.

Në prezantimin e parë mahniti jurinë me zërin dhe performancën në fizarmonikë, duke tërhequr vëmendjen e emrave të njohur si Elena Paparizou dhe Sakis Rouvas që ndoqën me vëmendje interpretimin në fizarmonikë dhe zërin melodioz. Marselino Sherifi përzgjodhi trajneren Eleni Zouganeli, e cila nuk e fshehu entuziamin e saj për këngëtarin shqiptar..

“Faleminderit shumë të gjithë për mbështetjen tuaj. Mesazhet e shumta që më keni çuar më kanë prekur vërtet. Falë jush arrita të jem në gjysmë finale. Tani të shohim çdo të ndodh të premten”, shkruan Marselino në rrjetet sociale.

Ronaldo përmbys i vetëm rezultatin (VIDEO)LIVE| Inter-Juventus

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, Inter-Juventus. Juventus përmbys Interin që në pjesën e parë. Në minutën e 35-të, Bastoni gabon krejtësisht pas një kthimi të topit pas, teksa Ronaldo ja rrëmben topin dhe më pas me një të majtë të saktë e dërgon në fundin e rrjetës.


Inter-Juventus është një ndeshje që ka parë rezultate të çmendura edhe në Kupën e Italisë, ku precedentët janë 31 mes tyre, por nëse qëndrojmë vetëm në përballjet e tyre në fazën gjysmëfinale të kompeticionit, në katër precedentë të mëparshëm, mes viteve 1938 dhe 2016, në finale ka shkuar gjithmonë Juventusi. Por, me këtë Inter që sivjet transmeton shumë forcë dhe vetëbesim, pa dyshim që kjo tabu do të kërkohet të thyhet dhe Antonio Konte është gati që të mposhtë sërish të kaluarën e tij, nëse Andrea Pirlo dhe “banda” e tij do t’ia lejojnë…

LIVE| INTER-JUVENTUS 1-2
Golat: Lautaro 9’/ Ronaldo 26′ (p), 34′

Kupa e Botës “Katar 2022”, presidenti i FIFA-s jep lajmin e shumëpritur:Ne do të kthehemi atje ku duhet të jemi

Kupa e Botës 2022 do të mbahet në stadiume plot spektatorë, tha të hënën Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino.

Koronavirusi do të mposhtet ose ne do të kemi mësuar të jetojmë me të, tha Infantino në një takim virtual në Gjenevë së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Unë jam shumë, shumë i sigurt do të jetë i pabesueshëm, do të ketë të njëjtën magji, duke bashkuar botën. Ne do të kthehemi atje ku duhet të jemi ”, shtoi ai.

Kupa e Botës 2022 supozohet të zhvillohet në Katar nga 21 nëntor deri në dhjetor. 18, 2022.

Pas lindjes së djalit, Arbana Osmani po përballet me një problem shëndetësor

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka vetëm pak javë që është bërë nënë për herë të dytë. Duke qenë një ‘maniake’ e kuzhinës përmes disa videove e imazheve na ka treguar për nepsin që e ka pasur në shtatzëninë e dytë. Mirëpo, pas lindjes së Diellit, duket se po përballet me një problem goxha serioz duke pasur rënie të flokëve.

Pasi është e afërt me ndjekësit ajo kërkoj mendimet e tyre në këtë aspekt duke dashur të marr këshilla nga të gjithë.

Ndërkohë ndjekësit nuk hezituan, duke i dhënë këshilla nga më të ndryshmet duke i ardhur në ndihmë moderatores.

VIDEO: Ralph Lauren/Disa detaje të panjohura nga makina më e shtrenjtë në botë


Stilisti i njohur Ralph Lauren, i famshëm për dashurinë e tij për makinat e vjetra, ka arritur të grumbullojë më shumë se 60 modele të rralla makinash. Ai zotëron, ndër të tjera, një Ferrari Testarossa të vitit 1958 dhe një Bentley Blower të vitit 1929.

Të gjitha makinat e tij janë ruajtur në mënyrë të sigurt në një ndërtesë të parkut të fshehur në Bedford Hills, New York dhe midis tyre është një perlë e rrallë të cilën ai e fitoi në 1988.


Wshtë një Bugatti 57SC Atlantic dhe vlen një shifwr ‘qesharake’ prej 40 milion dollarësh. Atlantiku që është në pronësi të Lauren është zyrtarisht makina më e shtrenjtë në botë.

Pyetja e çuditshme është se si një makinë mund të vlejë një pasuri? Siç raporton Jalopnik: “Wshtë një makinë e bukur, por jo 40 milion dollarë e bukur. Pastaj përsëri në atë ajër të rrallë, nuk po paguani për vlerën, por për ekskluzivitetin”.

Ndërsa mund të shihet si “vetëm” një makinë, Atlantiku është shumë më tepër se kaq. Është një monument historik i Europës mbi rrota para Luftës. Bugatti Type 57, që përfshin Atlantikun, ishte një krijim i Jean Bugatti, djali i themeluesit Ettore.

Makinat u ndërtuan midis 1934 dhe 1940 me vetëm 710 tw tilla të prodhuara. Lloji 57 SC, ai që Lauren zotëron, është një nga modelet më ikonë të prodhuar ndonjëherë. “S” në emër qëndron për “surbaissé” që do të thotë “ulur” dhe C “kompresor”, një super ngarkues që u bë si përgjigje ndaj dëshirës së klientit për fuqi më të lartë.

Tani kanë mbetur vetëm dy modele 57SC në botë, me vetëm tre që janë prodhuar për njohuritë tona. Njëri u shkatërrua në një aksident treni në 1950. Tjetri tani është në Muzeun Automotive Mullin në Los Anxhelos – iu shit muzeut për 38 milion dollarë. I vetmi model i lirë-roaming është në duart e Ralph Lauren.

Kur Jean Bugatti e prodhoi atë, jo shumë nga bashkëkohësit e tij e kuptuan modelin. Ai debutoi në konceptin e tij Aérolithe në Paris në vitin 1935. Aérolithe ishte modeli i parë në koleksionin Type 57. Makinat ishin bërë prej aliazhi të lehtë, por shumë të fortë të magnezit të quajtur elektron në vend të fletëve të aluminit që zakonisht vishnin modelet Bugatti.

Magnezi është një metal shumë i ndezshëm, i cili e bëri tepër të vështirë për Jean për të gjetur një mënyrë për të mbajtur pjesët së bashku. Sidoqoftë, ai doli me një ide për të lidhur panelet me thumba të jashtëm dhe kreshta përgjatë çatisë.

Askush nuk e mori seriozisht konceptin e tij të ri, madje Ettore ishte në siklet dhe i zhgënjyer nga ky fakt. Sidoqoftë, me kalimin e kohës panelet elektron u bënë një përbërës nënshkrues i makinave Bugatti dhe Atlantiku u ndërtua në të njëjtën mënyrë.

Modeli i Lauren u ndërtua në 1937 dhe u ble nga një entuziast britanik i Bugatti në 1938. Stilisti e bleu atë në 1988 dhe punësoi një ekip të tërë Paul Russell dhe Co. për të restauruar modelin. Ata kanë arritur të rikthejnë plotësisht lavdinë origjinale të Atlantikut në mënyrë që ai të jetë pothuajse në të njëjtën gjendje si kur është prodhuar.

Makina ka ende disa nga tiparet origjinale, duke përfshirë vendet e mbushura me qime kali dhe të mbuluara me lëkurë dhie, dhe regjistrimin origjinal EXK6 në Mbretërinë e Bashkuar. Atlantiku mund të arrijë 125 mph (200 km / orë) mahnitëse. Ajo u vlerësua me çmimin e parw nw Shfaqjen e Pebble Beach në 1990 dhe në Villa d’Este në 2013.

Lauren e do dhe krenohet me Atlantikun e tij aq shumë sa që e mori atë si një frymëzim për linjën e tij të re të orëve. Ai ka krijuar të gjithë koleksionin bazuar në brendësinë e makinës së tij. Orët shfaqin rripa të zinj aligatori dhe forma me linjat e brendshme të drurit. (Thevintagenews)

Basha ka bërë super ekip,me Markun, Gridën, Bujar Leskajn, Albana Vokshin e Bardhin do e “varrosin” Ramën

Agron Gjekmarkaj ka komentuar propozimet e fundit të kryedemokratit Lulzim Basha duke i cilësuar si të prekshme.Për Gjekmarkajn ky program ka shqetësuar jo pak Ramën i cili përpiqet ta relativizojë me stilin e konsumuar të batutave, por nga ana tjetër, shton Gjekmarkaj, Basha pasi ka konfiguruar portretin e vet si lider, tani po shfaqet dhe me ekipin.

“Unë mbështes kauzat e opozitës, sepse na ka vendosur kryeministri në këtë pozicion. S’ka rrugë tjetër vec rotacionit.

Kurse opozita në qeveri duhet monitoruar fuqimisht. Opozita ka ardhur duke u rritur.

Basha me vendimet radikale me protesta krijoi profilin e një lideri që merr vendime të forta, ndonëse të qortueshme.

Ka ardhur duke modifikuar këtë profil, muajt e fundit shumë më tepër.

Një komunikator publik, njeri që di të propozojë dhe dëgjojë.

Ka një konfiguracion interesant, pasi ka plotësuar portretin e vet, tani po shfaqet me ekip.

Ai ka kuptuar mendësinë e shqiptarëve. PD ka ekonomistë mjaft të zotë, janë ndalur tek shifrat, numrat.

Gjithçka shkon në raport me kohën. Propozime janë të prekshme. Ka krijuar ngjarje politike, kjo e ka shqetësuar mjaft kampin e kryeministrit, që përpiqet me stilin e konsumuar, me batuta, ta relativizojë.

Fakti që është shqetësuar, e ndjen se është në hapat e fundit, në muajt e fundit dhe po përpiqet të rezistojë”, thotë Gjekmarkaj për Neës 24.

Gjekmarkaj nga ana tjetër është optimist për faktin se opozita do dalë me dy lista në zgjedhje, teksa për analistin administrata do të jetë ‘varreza’ e PS ashtu sicc ndodhi me PD në vitin 2013.

“Po e filloj nga LSI që shoh një fenomen interesant. Figura tradicionale me shumë elementë të rinj, të moshës rreth 30 vjec.

Duke qenë parti më e vogël, më në terren, më agresive dhe më në komunikim kokë më kokë.

PD ka ringritjen e vet të madhe tani. Ka disa qarqe që spikasin, si Mark Marku në Lezhë, Gazment Bardhi në Elbasan, Bujar Leskaj në Vlorë, ka mbetur Tirana ku ësthë dhe presioni më i madh.

Por besoj do jenë Grida Duma, Jorida Tabaku, Albana Vokshi, apo Belind Këllici, por mund të ketë dhe emra interesantë surprizë pasi kanë mbajtur debatin politik.

Kjo nuk është fushatë si të tjerat. Jo vetëm prej pandemisë. Do jetë fushatë më shumë e bazuar në rrjete sociale, media dhe takimet e vogla.

Shpresojmë që qoftë për qeverinë e opozitën të kenë kohë të mirë të takohen me njerëzit e njihen. Qeveria është në fushë, mjaft agresive.

Me mejte të pushtetit politik, lokal, elemente që i ka shumë përzemër. Por edhe me një kosto të një qeverisje dizaster në këto 8 vite.

Fushata do ketë surpriza, rritje tonesh. Është fushatë interesante, e ndryshme nga të tjerat. Qoftë që opozita del me dy lista, nuk e shoh me pesimizëm, por me optimizëm sepse mund t’i rrisë votat.

Pavarësisht se Rama u nis për të kundërtën. Administrata do jetë ndoshta bumerangu i kësaj qeverisje. E provoi PD në 2013 dhe iu kthye në gropë.

Adminsitrata besoj do jetë një varrezë për Rilindjen, nuk do të durojnë më presionin. Shohin nga LSI për garanci për vendet e punës.

PD ka një fytyrë më liberale, më afër qendrës së djathtë, por pse jo të tentojë dhe drejt zonës gri. Ka tabanin e vet tradicional, të persekutuarit, pronarë etj” deklaron Gjekmarkaj.

Vaksina Sputnik V 92% efikase, publikohen rezultatet e studimit

Sputnik V, vaksina e prodhuar në Rusi, është 92% efikase. Rezultatet e fundit të studimit të kryer zbulojnë se kjo vaksinë ka një mbrojtje të shtuar, krahasuar me provat e bëra më herët.

 Po ashtu sipas studimit kjo vaksinë nuk lejon që të infektohesh dhe nëse ndodh një gjë e tillë, asnjë pacient nuk do të ketë nevojë të shtrohet në spital apo virusi t’i marrë jetën. Kjo vaksinë  është parë me skepticizëm nga shkencëtarët, pasi provat e para nuk tregonin efikasitet të lartë.


Shkencëtarët janë shprehur se kjo vaksinë tani është njësoj si vaksinat e tjera të prodhuara nga Pfizer/BioNTech, Oxford dhe AstraZeneca, Moderna dhe Johnson & Johnson.

Vaksina Sputnik funksionon në një mënyrë të ngjashme me  atë Oxford dhe AstraZeneca të zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo është e përbërë nga doza të vogla të virusit, të cilat kur injektohen në trup i japin mundësinë këtij të fundit të prodhojë antitrupa dhe të mbrohet, sipas shkencëtarëve që kanë krijuar këtë vaksinë.

Mund të ruhet në temperatura ndërmjet  2° dhe 8°C, duke e bërë më të lehtë transportimin dhe ruajtjen.

Vaksina e prodhuar në Rusi, Sputnik V është 92% efikase. Rezultatet e fundit të studimit të kryer zbulojnë se kjo vaksinë ka një mbrojtje të shtuar, krahasuar me provat e bëra më herët.

Po ashtu sipas studimit kjo vaksinë nuk lejon që të infektohesh dhe nëse ndodh një gjë e tillë, asnjë pacient nuk do të ketë nevojë të shtrohet në spital apo virusi t’i marrë jetën. Kjo vaksinë  është parë me skepticizëm nga shkencëtarët, pasi provat e para nuk tregonin efikasitet të lartë.

Shkencëtarët janë shprehur se kjo vaksinë tani është njësoj si vaksinat e tjera të prodhuara nga Pfizer/BioNTech, Oxford dhe AstraZeneca, Moderna dhe Johnson & Johnson.

Vaksina Sputnik funksionon në një mënyrë të ngjashme me atë Oxford dhe AstraZeneca të zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Rrëfehet Taqi, pasagjeri “VIP” në makinën e Alket Rizait

Pasagjeri “VIP” në makinë me Alket Rizain, që u prangos në Greqi pak ditë më parë në Lamia ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. 45-vjeçari i njohur me pseudonimin “Taqi shqiptari ose Notis grek” para gjykatës ka mohuar akuzat për vrasje, gjobëvënie dhe vepra të tjera penale.

I shpallur në kërkim mes të tjerash për atentatin e tetorit 2017 në Glyfada ku mbeti i vdekur një biznesmen shqiptar dhe u plagosën dy të tjerë, 45-vjeçari i ka mohuar akuzat. Pretendimi i tij ishte se nuk ka asnjë lidhje me atentatin në Glyfada. Sidoqoftë, prokurori dhe gjyqtari nuk u bindën nga pretendimet e tij duke e lënë në burg.


Emri i 45-vjeçarit është përfshirë në disa raste të tjera vrasjesh dhe grabitjesh dhe konsiderohet si një nga kriminelët më të rrezikshëm, ndërsa kohët e fundit ndaj tij u lëshua një urdhër arresti për gjakderdhjen në Glyfada.

Ai u arrestua pas një kontrolli të rastësishëm policor disa ditë më parë në Lamia dhe ndërsa po udhëtonte në një makinë luksoze me të burgosurin Alket Rizai, i cili kishte marrë një leje pesë-ditore nga burgu Domokou.

Kush është Alket Rizai ?

Alket Rizai është mjaft i famshëm në Greqi për arratisjet e tij nga burgu.

Në vitin 2006 dhe 2009, në bashkëpunim me të dënuar të tjerë grekë, arriti të arratisej nga burgu më i sigurt i Greqisë, ai i Koridhalosit, duke përdorur helikopter.

Më pas, tentoi arratisjen e tretë, duke marre peng 6 policë të burgut të Malandrinos. Ai është dënuar me 25 vjet burg për disa vepra penale.

Arratisja e parë e stilit hollivudian, u krye më 4 qershor të vitit 2006, e ideuar nga Nikos Paleokostas, vëllai i një krimineli me famë, Vasilis Paleokostas.

Sa miliardë dollarë pritet të fitojë “Pfizer” nga shitja e vaksinës antiCovid

Gjiganti farmaceutik Pfizer, ka thënë se pret 15 miliardë dollarë shitje të vaksinës për koronavirus këtë vit. Pfizer ka krijuar vaksinën kundër këtij virusi bashkë me kompaninë gjermane, BioNTech.

Kjo ka qenë një prej vaksinave të para që janë miratuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Shitjet e këtyre vaksina përbëjnë një çerek të shitjeve që janë parashikuar për këtë vit.

Shumë shtete në gjithë botën janë duke tentuar të vaksinojnë sa më shpejt qytetarët e vet, me qëllim të ruajtjes së jetëve dhe rimëkëmbjes ekonomike. Pfizer është duke tentuar të prodhojë 2 miliardë doza të vaksinës kundër koronavirusit më 2021.

Në çerekun e katërt të vitit të kaluar, Pfizer ka shitur vaksina kundër këtij virusi në vlerë të 154 milionë dollarëve. Analistët presin që Pfizer dhe rivalja tjetër amerikane, Moderna, të fitojnë miliarda dollarë këtë vit. /REL