Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 78-vjeçar është gjetur i vdekur brenda banesës së tij, teksa në trup i janë gjetur shenja dhune . Mësohet se i moshuari ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm në banesë prej 25 vitesh.
Viktima ka 4 fëmijë, ku dy prej tyre jetojnë në Korçë ndërsa dy të tjerë jashtë shtetit.
Në komisariat po çohen të gjithë familjarët për të deklaruar pasi nuk ka ende një motiv për ngjarjen.

