Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në 4 prill në Korçë. Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur pa shenja jetë në një mal mbi fshatin Kamenicë. Emigrantët që u gjetën pa shenja jete janë përkatësisht 20–22 vjeç. Nga kqyrja paraprake, ata nuk kanë shenja dhune.
Dyshohet se kanë humbur jetën, për shkak të temperaturave të ulëta. Policia është në vendngjarje dhe po zhvillon hetime, në lidhje me ngjarjen.
“Më datë 04.04.2026, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, Korçë, në vendin e quajtur “Qyngji”, janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë emigrantë nga Afrika), rreth moshës 20–22 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre, nuk janë konstatuar shenja dhune”, sqaron policia.
Sakaq, pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së këtyre shtetasve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




