Korçë/ Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar në kishën ortodokse “Katedrale” të premten e zezë, ditën që simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit. Udhëtimi i Epitafit në Korçë filloi me grumbullimin e besimtarëve në pesë kishat përkatëse: në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Kishën e Shën Ilias, Kishën e Mitropolisë, Kishën e Shën Sotirit, dhe Kishën e Shën Thanasit.
Me pas të gjithë besimtarët u mblodhën tek sheshi para Katedrales.
Prej kësaj të fundit doli Epitafi i Krishtit. Nën tingujt e vajtimeve dhe këngëve fetare kushtuar këtij momenti, ata kanë ecur në zonën pedonale të qytetit dhe pastaj duke vazhduar në unazën e vogël të qytetit u rikthyen tek Katedralja “Ngjallja e Krishtit”.
Dita e premte e kësaj fundjave, në liturgjinë fetare, përkon me të Premten e zezë, që simbolizon vdekjen e Jezusit.
https://www.facebook.com/share/v/1CCeSuSRpF/
https://www.facebook.com/share/v/1MuxxUjBYG/?mibextid=wwXIfr


