Moderatori i njohur Saimir Kodra feston sot ditëlindjen : Ja sa vjec mbushi dhe surpriza e Gentit

Ditën e sotme moderatori i emisionit ‘Stop’, Saimir Kodra i cili me vite eshte pjese e ekranit Shqiptar feston 47-vjetorin e lindjes dhe kolegu i tij, Gentian Zenelaj, vendosi ta surprizonte.

Në momentin që Saimiri mendonte se do të shfaqej një video e përgatitur, në sfond filloi kënga e ditëlindjes dhe një video e vitit të kaluar nga ditëlindja e moderatorit.


Më pas Genti së bashku me një tortë dhe një tufë me lule në shkronjën “S”, uroi Saimirin në emër të të gjithë stafit.

Duke qenë se nuk e priste aspak një gjë të tillë, moderatori mbeti i çuditur dhe me shaka tha që kamerat të mos xhironin moshën në tortë. Kujtojmë se Gentain Zenelaj dhe Saimir Kodra drejtojnë emisionin prej 6 sezonesh duke qene ndër figura më të dashura të ekranit

“Jeton në shpellë dhe udhëton në botë pa para”/ Djali i ri në Për’puthen: Më thanë që do dalësh në televizor e do gjesh nuse

Ai është mjaft i njohur në Tik Tok, me emrin Aventura te Julit, pasi prej 25 ditësh kishte nisur një aventurë për të kaluar në të gjithë Shqipërinë në këmbë, por ndërpreu udhëtimin në Burrel.

Shkak mesa duket ka qenë pjesëmarrja në PërPuthen.


Ji u shpreh se nuk është brenda botës së teknologjisë dhe nuk i njeh vajzat, por i thanë që ka një format ku mund të dalë në televizor e të gjejë nuse.

Melisa: Ke jetuar në shpellë dhe udhëton në botë pa para.

Juli: Jam 29 vjeç. Kam hobi, profesion, jetë udhëtimin.


Melisa: Pse vjen në Përputhen?

Juli: Thashë të bëj një ndryshim të jetës. Të gjej një nuse dhe të udhëtojmë.

Melisa: Të udhëtosh pa lekë me nuse?

Juli: Po.

Antonela: I kam valixhet shumë të mëdha.

Juli: Po s’ke çi do.

Antonela: Të vi lakuriq thua ti?

Juli: Më thuaj të di kush bën autostop e të iki. Më thanë që do dalësh në televizor, të gjesh nuse e thashë mbaroi.

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 19 fluturime të konfirmuara për të premten

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës konfirmoi 19 fluturime për ditën e premte, datë 13 shkurt. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.


Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit sipas vendeve pritëse. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e premte janë:⠀ Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Venecia dhe kthim Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Bolonja dhe kthim Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim Albawings – Tiranë – Bolonja dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim

Greqia në zi, ndërron jetë këngëtari i famshëm

Greqia vajton për humbjen e këngëtarit të famshëm popullor Antonis Kalogiannis. Ai u nda sot nga jeta në moshën 81-vjeçare pas një sulmi në zemër teksa prej 40 vitesh këndonte këngë greke. Ai ishte një këpucar i ri nga lagjia e Athinës, dhe u zbulua nga Mikis Theodorakis që e bëri këngëtar për 10 ditë. Nga aty nisi dhe rrugëtimi i Kalogiannis i cili për herë të parë doli në skenë në vitin 1966, dhe më pas nisi xhiron e botës duke kënduar në disa kontinente.

Ndërkohë rrugëtimi i tij u pre në vitin 1997 kur nxori dhe albumin e tij të fundit.

Sipas statistikave: Për çfarë dallohen qytetet e Shqipërisë!

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka përgatitur një raport vjetor për rajonet e Shqipërisë, ku ndër të tjera, tregon edhe një cilësi/fakt që dallon pjesën tjetër të qyteteve brenda Shqipërisë.


Sipas raportit, rezultatet për secilin qytet janë si më poshtë:

Qarku Berat: Është qarku me prodhimin më të madh të ullinjve, duke mbuluar 14 % të prodhimit gjithsej.

Qarku Dibër: Mesatarja më e ulët mujore për shpenzimet për familje (67,805 lekë).

Qarku Durrës: Qarku i dytë për nga numri i lejeve të ndërtimit të lëshuara për ndërtesa të reja (152).

Qarku Elbasan: Qarku i dytë për nga numri i gjedhëve (43,100 krerë).

Qarku Fier: Qarku i dytë për PBB-në rajonale për frymë (599,000 lekë).

Qarku Gjirokastër: Qarku me gjenerimin më të madh të mbeturinave (0,75 ton) për frymë.

Qarku Korçë: Qarku i dytë për pjesëmarrje në forcat e punës (68.4%), për popullsinë 15+.

Qarku Kukës: Qarku me shkallën më të lartë të rritjes natyrore të popullsisë (7.42) për 1.000 banorë.

Qarku Lezhë: Qarku me shkallën më të lartë të papunësisë (17,7%), për popullsinë 15+.

Qarku Shkodër: Përqindja më e lartë e nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm privat (17,8 %), në krahasim me arsimin publik.

Qarku Tiranë: Qarku me shkallën më të lartë të migrimit të brendshëm
neto (10,5) për 1.000 banorë.

Qarku Vlorë: Qarku me prodhimin më të madh të agrumeve, 68 % e
prodhimit gjithsej.

Korrupsioni/ SPAK i sekuestron 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë mjekut Edvin Prifti

Mjekut të QSUT, Edvin Prifti, i sekuestrohen nga SPAK 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë cash. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se shumat e mëdha të parave i janë gjetur në banesë dhe në zyrën e tij në QSUT, mjekut njëherësh Shefit të Kardio-Kirurgjisë, Edvin Prifti.

Kështu, siç raporton gazetarja Lala , 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë të vjetra i janë gjetur në banesë mjekut Prifti. Ndërkohë, shuma tjetër prej 50 mijë eurosh dhe 30 mijë lekë të vjetra është gjetur në zyrën e mjekut të QSUT.

Ndaj tij është vendosur mesa “Pezullim nga detyra” për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Mësohet se mjeku është kapur në përgjimet e SPAK teksa bisedonte me Manuela Mallakuçi, për një operacion të një familjari të kësaj të fundit

Cilat janë qytetet shqiptare me numrin më të lartë të automjeteve për banorë/Ja ku renditet Korça

Nga viti 2015 deri në vitin 2019, numri i automjeteve për banorë në shkallë vendi u rrit me 24% sipas të dhënave të INSTAT. Në disa qarqe të vendit, rritja ka qenë më e fortë dhe në të tjerë, më e ulët.
Sipas përllogaritjeve të INSTAT, në vitin 2019, Tirana kishte 228 mjete rrugore për pasagjerë për 1000 banorë. Gati një në katër banorë në Tiranë përllogaritet të ketë automjet.

Pas Tiranës vjen Durrësi, për numrin e lartë të automjeteve për pasagjerë, duke përllogaritur 207 të tilla për 1000 banorë. Përafërsisht një në pesë durrsakë zotëron një automjet.

Lezha renditet e treta në 12 qarqet e vendit, me 215 automjete për 1000 banorë. Nga viti 2015 deri në vitin 2019 numri i automjeteve për banorë në këtë qark u rrit me 36%.
Në krahun tjetër, qarqet e Dibrës, Elbasanit, Korçës dhe Kukësit kanë numrin më të ulët të automjeteve për frymë. Në Dibër numërohen 120 mjete për 1000 banorë më 2019, niveli më i ulët në shkallë vendi. Por nga viti 2015 në vitin 2019, numri i automjeteve në raport me popullsinë në Dibër ka njohur rritjen më të madhe në shkallë vendi, me rreth 55%.

Elbasani vjen i dyti pas Dibrës me vetëm 135 automjete për 1000 banorë dhe më pas Korça, me 151 të tilla.
Gjatë periudhës 2015-2019, vihet re një rritje prej 23,9% të numrit të mjeteve rrugore për pasagjerë për 1.000 banorë, ku Qarku i Dibrës ka rritjen më të madhe, ndërsa Qarku i Gjirokastrës, rritjen më të ulët me 3,1%.

Qarku i Tiranës zë 32.5% të mjeteve gjithsej të transportit rrugor për mallra ose 30.0 mjete për 1.000 banorë në vitin 2019. Ndërsa numri i mjeteve rrugore për mallra për 1.000 banorë në vend, nga viti 2015 deri në vitin 2019 është rritur me 6,4%, ku rritja më e lartë paraqitet në Qarkun e Dibrës me 22,4%, ndërsa Qarku i Gjirokastrës ka rënien më të madhe në krahasim me qarqet e tjera, me 13,5%.

Më shumë automjete, më pak aksidente

Ndonëse numri i automjeteve në qarkullim është rritur, aksidentet në të kundërt kanë pësuar ulje. Në periudhën kohore 2015-2019, numri i të aksidentuarve për 10.000 banorë shfaqet me trend rënës. Në vitin 2019, rezultojnë mesatarisht 7 të aksidentuar për 10.000 banorë. Vlera më e lartë e këtij treguesi për vitin 2019, arrin 20 të aksidentuar për 10.000 banorë në Qarkun e Lezhës, ndërsa vlera më e ulët shënohet në Qarkun e Dibrës dhe në atë të Shkodrës, me përkatësisht 2 të aksidentuar për 10.000 banorë./Monitor

Gjoba ndaj Endrit Braimllarit, Kryemadhi: Absurde, guxim i madh i drejtorit të policisë!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, reagon për gjobitjen e ish-deputetit Endrit Briamllari, pasi nuk respektoi masat anti-Covid.

Gjatë një takimi në Kavajë, Kryemadhi e cilësoi absurde gjobën ndaj Brimllarit, ndërsa tha se takimet e LSI nuk do të ndalen.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Duke qenë që z.Vasili do të jetë dhe përfaqësues i LSI në Bashkinë e Kavajës është një shans dhe një mundësi e madhe faktikisht për të gjithë ne për të krijuar një hapësirë komplet të re edhe të funksionimit jo vetëm politik por dhe institucional. Në fakt ne vijmë disa takime më banorët në komuna të Kavajës dhe të Rrogozhinës, në shtëpitë e tyre se meqenëse kanë nxjerrë këtë vendin e qeverisë që duhen 9 veta e gjysmë as 9 as 10, është një nga mënyrat më të mira për të hyrë shtëpi më shtëpi. Dhe vetëm sot.

Vetëm unë pa z.Vasili kemi takuar më shumë njerëz se çdo takonim në çdo miting të madh. Ajo që dua të theksoj nga qyteti i lirisë dhe demokracisë se kështu thuhet për qytetin e Kavajës aty ku njerëzit kanë qenë gjithmonë të parët që kanë reaguar ndaj çdo padrejtësie, kanë qnë gjithmonë të parët që kanë reaguar ndaj çdo mungese demokracie dhe ndershmërie ndaj qytetarëve. Ne sot jemi këtu për të treguar dhe vazhduar të gjithë betejën tonë.

Sigurisht që flasim për programin e LSI, jo me anëtarët e LSI sepse anëtarët e LSI janë ata të cilët kanë qenë rekomanduesit e propozimeve tona, flasim në mënyrë që programi i LSI të hyjë shtëpi më shtëpi dhe derë më derë të çdo qytetari në Kavajë, komunat e Kavajës, Gosë, Golem, Helmës ashtu sikurse në Rrogozhinë dhe në gjithë Shqipërinë. Për ne janë shumë të rëndësishme premtimet. Ne i qëndrojmë fjalëve tona dhe i qëndrojmë deri në fund. Për ne është shumë e rëndësishme ndershmëria e komunikimit midis njëri tjetrit.

Për ne është shumë e rëndësishme që pesë prioritetet tona që janë shumë të drejtpërdrejta, të thjeshta dhe prekshme, kanë një impakt të menjëhershëm në xhepin e shqiptarëve, në ekonominë e familjeve shqiptare, ashtu sikurse bëhet një plan pune jo vetëm për rritjen e cilësisë të nxënëse dhe studentëve tanë por nga ana tjetër është dhe një vizion për të ardhmen sepse për herë të parë në Shqipëri ne kemi vdekshmërinë më të lartë sesa lindshmërinë gjë që nuk ka ndodhur për dekada të tëra dhe ka ardhur si rezultat i politikave shpopulluese të rilindjes së Edi Ramës grupit dhe sektit të tij.

Sot u njohëm dhe më një vendim të një drejtori policie Fred Mara që i duket vetja se është politikan i madh se mund ta mbajë njëherë me PS e njëherë me PD mirë në Korçë. Më duket j vetëm absurde por dhe guxim i madh. Shumë mirë që ia ka vendos gjobën Endrit Braimllarit se nëse bënte 500 takime në ditë tani do bëjë 1500 takime në ditë, nuk do kthehet që ta shikojë më vajzën e vetë në Tiranë që e ka 1 vjeçe, por përkundrazi do rrijë atje mëngjes, drekë, darkë dhe nuk ka për të pushuar asnjë sekondë, jo vetëm Endriti por të gjithë të rinjtë dhe të rejat që janë jo vetëm në Korçë por në të gjithë Shqipërinë.

Covid i merr jetën gazetares dhe shkrimtares së njohur. Mesazhi i fundit në rrjetet sociale

Koronavirusi i ka marrë jetën gazetares dhe shkrimtares, Zenepe Luka.Ajo ishte e shtruar prej 5 dtësh tek spitali Infektiv, por nuk mundi t’i mbijetojë virusit të rrezikshëm. Të infektuar me COVID-19 janë edhe djali dhe vajza e saj, ndërsa bashkëshorti e kaloi koronavirusin pak ditë më parë.

Kush ishte Zenepe Luka

Zenepe Luka (Çekrezi), lindi në Librazhd, ku mori edhe arsimin tetëvjeçar. Pasi përfundoi shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në Tiranë dhe në maj të vitit 1973, u diplomua gazetare. Profesionin e vështirë të gazetares e nisi në revistën “Shqiptarja e Re”, për të vijuar në gazetën lokale “Kukësi i Ri”, më pas në gazetat e përditshme “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë” etj.

Ishte e para gazetare e RTSH, në terren, që u vendos në Elbasan duke mbuluar edhe rrethet Gramsh e Librazhd. Kontribut të veçantë ka dhënë në qytetin e saj të lindjes, ku për shumë vite ka punuar si lektore, hulumtuese në Muzeun Etnografik dhe në të njejtën kohë edhe gazetare e gazetës Bashkimi”.

Nga viti 1994 deri në vitin 2004, ka qenë gazetare e gazetës “Koha Jonë” për Vlorën, më pas në gazetat “Ballkan” dhe “Telegraf”. Vazhdoi të punojë si gazetare e lirë në gazetat “Koha Jonë”. ”Dita”, ”Shqiptarja.com” dhe organe të tjera në Diasporë. Në maj të vitit 2020, mbushi 47 vjet karierë si gazetare në terren me 12.000 shkrime të botuara, ku dominojnë zhanret e intervistës, reportazhit, kronikës,etj.

Kamioni përplas veturën/Aksident i rëndë në Korçë

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në një kryqëzim në aksin rrugor Zemblak-Goricë.


Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Zemblak-Goricë, në kryqëzimin e fshatit Goricë e Vogël.  Mjeti i tonazhit të rëndë që vinte nga dogana është përplasur me një mjet tjetër.

Mjeti tip Benz ka dalë nga një rrugë dytësore në rrugën kryesore duke sjellë edhe goditjen me mjetin e tonazhit të rëndë. Policia  gjithashtu ka bërë me dije se nga përplasja e mjeteve për fatin e mirë nuk ka pasur të lënduar.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

COVID 19 /1105 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR,7 TË PREKUR NË KORÇË

Qarku Korçë shënon 29 raste të reja me Covid -19 ,gjate 24 oreve te fundit, ku 10 raste jane ne Kolonje,7 ne Korçë,6 ne Pogradec,4 raste ne Devoll dhe 2 ne Maliq.Ne 24 oret e fundit jane shëruar 746 qytetare,ndersa e kanë humbur jetën 14 qytetarë,thuhet në njoftimin e MSH .

Përditësimi i plotë :

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Janë kryer 4092 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1105 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

399 raste në Tiranë, 113 raste në Vlorë, 82 raste në Sarandë, 73 raste në Fier, 42 raste në Krujë, 36 raste në Elbasan, 31 raste në Lezhë, 28 raste Mallakastër, 27 raste Lushnje, 26 raste në Kuçovë, 22 raste në Berat, 20 raste në Kurbin, 16 raste në Peqin, 15 raste në Durrës, 14 raste në Kukës, 13 raste në Mat, Dibër, 12 raste në Gjirokastër, 11 raste në Kavajë, 10 raste në Kolonjë, 9 raste në Shkodër, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Korçë, Has, 6 raste në Kamëz, Pogradec, 5 raste në Bulqize dhe Skrapar, 4 raste në Devoll, Librazhd, Delvinë, Ura Vajgurore, Patos, 3 raste në Tepelenë, 2 raste në Mirditë, Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, Finiq, Maliq, Libohovë, 1 rast në Divjake, Fushe Arrez, Selenicë, Belsh, Roskovec, Klos, Cërrik, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 746 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 54,362 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 492 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 19 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.

Mjeku pneumolog nga Përmeti 73 vjeç, 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Mirditë, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Vlora, të moshave 52 -91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika ( 11 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1105
Të shëruar në 24 orë 746
Të shtruar në spitale 492
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 4092

Testime totale 402,417
Raste pozitive 88,776
Raste të shëruara 54,362
Raste Aktive 33,897
Humbje jete 1,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19734
Fier 2938
Durrës 1701
Elbasan 1483
Shkodër 1528
Vlorë 1801
Lezhë 1127
Korçë 1065
Berat 939
Gjirokastër 734
Kukës 483
Dibër 364

COVID -19 /1105 TË INFEKTUAR , 14 HUMBJE JETE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Janë kryer 4092 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1105 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 399 raste në Tiranë, 113 raste në Vlorë, 82 raste në Sarandë, 73 raste në Fier, 42 raste në Krujë, 36 raste në Elbasan, 31 raste në Lezhë, 28 raste Mallakastër, 27 raste Lushnje, 26 raste në Kuçovë, 22 raste në Berat, 20 raste në Kurbin, 16 raste në Peqin, 15 raste në Durrës, 14 raste në Kukës, 13 raste në Mat, Dibër, 12 raste në Gjirokastër, 11 raste në Kavajë, 10 raste në Kolonjë, 9 raste në Shkodër, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Korçë, Has, 6 raste në Kamëz, Pogradec, 5 raste në Bulqize dhe Skrapar, 4 raste në Devoll, Librazhd, Delvinë, Ura Vajgurore, Patos, 3 raste në Tepelenë, 2 raste në Mirditë, Përmet, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, Finiq, Maliq, Libohovë, 1 rast në Divjake, Fushe Arrez, Selenicë, Belsh, Roskovec, Klos, Cërrik, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 746 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 54,362 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 492 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 19 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. Mjeku pneumolog nga Përmeti 73 vjeç, 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Mirditë, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Vlora, të moshave 52 -91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika ( 11 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1105
Të shëruar në 24 orë 746
Të shtruar në spitale 492
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 4092

Testime totale 402,417
Raste pozitive 88,776
Raste të shëruara 54,362
Raste Aktive 33,897
Humbje jete 1,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19734
Fier 2938
Durrës 1701
Elbasan 1483
Shkodër 1528
Vlorë 1801
Lezhë 1127
Korçë 1065
Berat 939
Gjirokastër 734
Kukës 483
Dibër 364

Urdhëri i ri: Nuk do lejohen më ushqime që vijnë nga jashtë për pacientët e shtruar në spitalin Infektiv

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “Balkanweb” se Spitali Infektiv nuk lejon më ushqimin nga familjarët për pacientët e shtruar. Në spital, ligjërisht asnjëherë nuk është lejuar që të futet ushqim për familjarët, por në situatën e pandemisë, ishte bërë praktikë dërgimi i ushqimit për të afërmit e sëmurë. Tashmë, as kjo praktikë e dërgimit të ushqimit nuk do lejohet.

Erjon Skëndaj nënvizoi se kohët e fundit, ka një rritje të urgjencave tek Infektivi. Ai shtoi se mjekët po bëjnë thirrje për shumë kujdes, pasi së fundmi po preken nga Covid shumë mosha të reja.

Në lidhje me situatën tek Spitali Infektiv, një qytetar deklaroi se nuk lejohet që në ambientet spitalore të futen ushqime. Qytetari dha edhe përvojën personale, duke thënë se mamaja që është shtruar në spital kërkonte ujë nga jashtë e nuk ia dërgonte dot.

Qytetari: Nuk na lejohet të fusim ushqimet. Vetëm rrobat e trupit lejohen. Donte ujë mamaja dhe nuk lejohet. Mamaja e donte ujin nga jashtë. Kam pasur komunikim vetëm me mamanë.

Policia ‘mbush me gjoba’ mijëra qytetarë të pabindur, e pësojnë me nga 10 MILIONË lekë dhe 7 biznese

Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit, ka evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1289 shtetas që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Autoritetet kanë ndëshkuar me masë administrative dhe 344 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik të linjave urbane dhe interurbane, pa vendosur maskën mbrojtëse. 

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 7 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 7 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Duke filluar nga dita e sotme, orari i lejuar i lëvizjes për mjetet e këmbësorët dhe për zhvillimin e aktiviteteve të subjekteve do të jetë deri në 20:00.

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për të lëvizur pas këtij orari duhet të pajisen me leje nëpërmjet e-Albania.

Në zbatim të masave kufizuese, Policia e Shtetit do vijojë intensivisht kontrollet dhe apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes së aktivitetit, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit.