Një reagim ka ardhur edhe nga zv kryeministri Erjon Braçe, i cili shkruan se njê ndër akset më problematike është ai drejt Korçës, ku qytetarë të shumtë janë nisur të kalojnë Shën Valentinin.
Ja çfarê shkruan ai:
“MOTI ESHTE CMENDUR;
JO VETEM RRESHJE TE DENDURA DEBORE POR EDHE ERERA ME SHPEJTESI TE MADHE TE FORMES SE STUHISE SE BORES!
Cdo qytetari qe e ka te panevojshme qarkullimin me makine, i lutemi te qendroje ne shtepi bashke me mjetin e tij!
Momentalisht dy pika te rendesishme rrugore jane ne veshtiresi;
Miloti, rruga drejt Lezhes ku ererat e forta kane marre trajten e stuhise me debore dhe akull ne rruge;
Xibraka, rruga drejt Qafe Thanes ku dashnoret e medhenj te Korces kane krijuar nje karvan te tere mjetesh per Shen Valentin!
(Nuk kane degjuar hic per mbylljen per shkak te virusit)
Ne te dyja pikat ndodhet miniatrja e Transportit, drejtori i Autoritetit Rrugor, forcat e policise se shtetit, kontraktoret dhe borepastrueset, prefektet e qarqeve, kryetaret e bashkive;
PUNA PER ZHBLLOKIMIN E DY AKSEVE PO VIJON!
Ju lutem:
LEJONI BOREPASTRUESET TE BEJNE PUNEN NE RRUGE!
Ka 45 minuta qe eshte vendosur qe makinat e tonazhit te rende te ndalin qarkullimin per shkak se bllokojme punen e borepastrueseve!
Ndihmoni veten duke ndihmuar autoritetet shteterore tu sherbejne me punen e tyre!”
LISTA ME 11 AKSET PROBLEMATIKE NGA POLICIA
1. Aksi rrugor Milot – Lezhë – Shkodër vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të erës së fortë që po fryn dhe të një kamioni me targa të Malit të Zi që është spostuar për shkak të akullit dhe erës së fortë.
Po punohet per kthimin e mjeteve në akse alternative dhe dhënien e ndihmës drejtuesve të mjeteve.
2. Aksi rrugor Milot – Kukës – Morinë është i kalueshëm, por me prezencë të shtresave të akullit, për shkak të temperaturave mjaft të ulëta (poshtë -12 gradë).
Nga koncensionari vazhdon shpërndarja e kripës dhe pastrimi i karrexhatës prej dëborës dhe akullit.
3. Aksi rrugor Elbasan – Librazhd është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi Elbasan – Pogradec është i kalueshëm dhe i hapur vetëm për mjete autovetura me zinxhirë dhe me goma dimërore;
4. Aksi rrugor Korçë – Pogradec është i kalueshëm me zinxhirë.
5. Aksi rrugor Korçë – Devoll dhe Korçë- Ersekë të kalueshëm vetëm me zinxhirë.
Në këto segmentet ka stuhi dëbore dhe temperatura mjaft të ulëta.Është pezulluar kalimi i mjeteve kamionë dhe autobuzë.
6. Akset rrugore të qarkut Vlorë dhe Fier janë të kalueshme pa probleme;
7. Aksi rrugor Burrel – Bulqizë – Dibër është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë vetëm për mjetet autovetura.
8. Aksi rrugor Peshkopi – Kukës është me prezencë të madhe dëbore dhe i kalueshëm vetëm me zinxhirë.
9. Akset rrugore Shkodër-Hani i Hotit dhe Shkodër-Muriqan janë të hapura dhe të kalueshme.
10. Aksi rrugor Vau i Dejës – Pukë është i hapur.
11. Akset rrugore të Qarkut Gjirokaster të kalueshme pa probleme.