Kush e rr**n për policët/I riu nga Korça dhe e dashura e tij e pësojnë keq

Dita të hidhet në erë dhe nga një pyetje. Jo vetëm kaq, por po nuk u përgjigje siç duhet, mund të futesh në siklete ekstra që mbyllen me arrestim. Kjo i ndodhi një çifti të rinjsh në Tiranë .

Sipas Komisariatit të Policisë numër 1 bëhet me dije për, se një patrullë policie kishte ndaluar për shkak të trafikut në afërsi të vendit Dega e Thesarit. Të ngecur në trafik policët thonë se dëgjuan një zë vajze që e shqetësuar i tha dikujt “ua policia, jemi pa maskë do na gjobisin” .


Policët tregojnë se kthyen kokën dhe panë nga çifti, por njëkohësisht dëgjuan partnerin e saj që po e qetësoi me fjalët “policia .. kush e rr… për ta”.

Për çka ndodhi më pas sipas burimeve referohet në dëshmi të policëve D. L dhe E. F, të cilët theksojnë se pasi panë çiftin pa maskë anti-covid zbritën nga mjeti dhe u kërkuan dokumentet për ti identifikuar e për të marrë masë administrative. “I kërkuam djalit dokumentin, por hasëm në rezistencë dhe mosbindje nga ky shtetas. Nuk pranoi të na japë dokument. Për të bërë të mundur identifikimin e këtyre personave ju kërkuam të vijnë në komisariat”, shprehet polici E. F.

Burimet shtojnë se në këtë kohë djali refuzoi të hipte në makinë. “Ky person edhe kur e hipëm në makinë kundërshtoi, tha do ju.. motrat, kurse vajza përfitoi nga situata dhe u largua në heshtje”, kujton polici tjetër. “Pas mbërritjes në komisariat, personin e ulëm në karrige me qëllim identifikimin e tij dhe në këtë moment ai kafshoi në dorë efektivin D. L dhe i hoqi maskën anticovid nga fytyra”, dëshmon një polic i tretë që qëllon si dëshmitar okular brenda ambienteve të komisariatit. Ky polic bëhet me dije se ka kafshim në dorën e majtë dhe mavijosje në fytyrë.

Pas verifikime konstatohet se i riu me inicialet B. L është i moshës 30 vjeç dhe është nga Korça.

Përpara arrestimit ai u justifikua “kisha pirë alkool, është e vërtetë që nuk kisha maskë anticovid. Por policët nuk më dëgjuan mirë, unë po bëja debat me shoqen time dhe po shaheshim me njëri-tjetrin. Nuk jam person që shaj nga policia”, deklaron i riu.

Por të kundërtën tregon këqyrja në sistemin TIMS ku shkruhet se B. L ka qenë dhe më herët i proceduar për kundërshtim të policisë, njëlloj si edhe konflikti më i fundit që e dërgoi sërish në pranga./Gazeta SI/

Organizoi koncert, Fifi: Kam 11 muaj pa punë/Kafenetë e të gjithë qyteteve janë plotë me njerëz

Fifi është një ndër këngëtaret më të njohur në trojet shqiptare, teksa pak ditë më parë, me rastin e Pavarësisë së Kosovës, zhvilloi një koncert në Ferizaj. Pas koncertit, Fifi shpërndau një video ku shihej atmosfera e krijuar në Ferizaj me rastin e festës kombëtare. Në video shihej që kishte një numër të lartë të personave të mbledhur dhe kjo edhe pse në kohë pandemia, teksa u kritikua për këtë gjë.

Fifi ka reaguar, ndërsa thënë se nuk mund të quhet ‘egoiste’ vetëm sepse mbajti një koncert, kur kafenetë e Prishtinës dhe Tiranës dhe të gjithë qyteteve të tjera janë plotë me njerëz.

Fiffi:

Ndjenja pozitive njerëz, çfarë po ndodh? Unë e di që ka ndikuar shumë keq virusi në trurin tonë, ama qetësohuni. Nisni të merreni me ndonjë gjë dhe lëshoni energji pozitive. Paskam marrë lekë unë në 17 dhe qenka bërë nami, jemi ngopur në lekë. Hello, që 11 muaj jam pa punë. As shteti, as ju, as kurrkush nuk i ka interesuar çfarë po bëjnë artistët. A u interesua ndokush për gjendjen financiare të artistëve? A i ka ndihmuar ndokush artistët të bëjnë art? Jo, jo. Kështu që zonja dhe zotërinj mos më prekni ku s’duhet. Punoni ju për vete, ish Allah zoti jua jep krejt dhe e shijoni, por mos më prekni sepse jam që 11 muaj pa punë

3 këshilla për të patur lëkurë të shëndetshme

1-Pastroni rregullisht ekranin e celularit
Ekrani i celularit mban 10 herë më shumë baktere se një tualet. Për të parandaluar që të gjitha ato mikrobe të vijnë në fytyrën tuaj dhe të përhapen përreth, pastrojeni ekranin e celularit me peceta speciale për pastrim.

2-Kushtojini vëmendje sinjaleve të trupit
Acarimi, skuqja dhe ënjtja në fytyrë mund të jenë shenja se keni disa probleme serioze shëndetësore. Duhet t’i kushtoni vëmendje të gjitha shenjave dhe nuk duhet t’i injoroni.

3-Lani rregullisht furçat e make up-it
Furcat e grimit nëse përdoren në mënyrë të papërshtatshme, mund të shkaktojnë pucrra, alergji dhe probleme të tjera të lëkurës. Kjo është arsyeja pse larja e furcave, sfungjerëve, dhe mjeteve të tjera të grimit duhet të jetë pjesë e rregullt e rutinës tuaj të bukurisë. Për këtë gjë mund të përdorni pastrues të rregullt dezinfektues dhe pastrues antibakterial.


Cpo ndodh ne Itali/Kufizime të reja për shkak të rritjes së shifrave COVID-19

Ministria italiane e Shëndetësisë njoftoi sot një forcim të masave në tre rajone për të luftuar epideminë COVID-19.

“Rajoni i Campania-s, që përfshin Napolin, Emilia-Romagna-n me qendrën e saj administrative, Bologna, si edhe Molise, do të lëvizin nga kategoria “e verdhë” (me rrezik të moderuar) në kategorinë “portokalli” (me rrezik të mesëm) nga e diela”, specifikoi ministria.


Kjo nënkupton mbylljen e bareve dhe restoranteve, që mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:00 në rajonet “e verdha”.

Gjithashtu, nënkupton edhe kufizime shtesë udhëtimi, sipas të cilave banorët në rajonet “portokalli” nuk mund të largohen nga komuna e tyre e banimit, përveçse për arsye profesionale ose në rast urgjence.

Deri më tani, vetëm pesë nga njëzet rajone, përfshirë Toskanën dhe Umbrian në qendër, janë “portokalli”, ndërsa pjesa tjetër e Italisë është “e verdhë”.

Sidoqoftë, një numër kufizimesh të lokalizuara janë vendosur në zonat e prekura nga variante më ngjitëse të koronavirusit të ri.

COVID 19 GREQI / JA SA RASTE JANE REGJISTRUAR

Autoritetet shëndetësore në Greqi njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 28 qytetarë, ndërsa janë regjistruar 1460 raste të reja me COVID-19.

Situata vijon të mbetet shqetësuese për shkak se infeksionet vijojnë të jenë në rritje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, 325 pacientë ndodhen në intubim.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid ka arritur në 177, 494 raste, 51,8% janë burra.


Dedektivja tregon rastin e pazakontë në Tiranë: Gruaja e shkolluar më kërkoi të gjenim dashnorët e të dashurës së burrit

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit ka qenë dedektivia Shkënda Lila e cila ka rrëfyer se rastet e tradhtisë që ajo duhet të investigojë janë shtuar në masë pas pandemisë.

Dhe sipas saj më e çuditshmja është se numri i meshkujve që shkojnë në zyrën e saj është dyfishuar pas bllokimit sepse dyshojnë se gratë e tyre po i tradhtojnë dhe shkas janë bërë telefonatat apo mesazhet që marrin.

Gjithashtu dedektivia private ka treguar një rast që e ka habitur. Një kliente mjaft e shkolluar dhe e zgjuar i kërkoi të investigonin për të dashurën e burrit të cilën e njihte shumë mirë dhe të zbulonte nëse ajo po e tradhton burrin e saj dhe në fund t’i jepte fakte se çfarë bën e dashura e tij.

Më trego një rast ekzemplar le të themi

Shkënda Lili:Raste ka pafund tek unë 5 vite punë saqë nuk mund t’i mbaj dhe mend. Një rast që unë do përmendja është tani në fund pas Vitit të Ri, kam qeshur dhe e kam marrë me sportivitet në fakt.

Ka qenë femër, shumë e shkolluar dhe e ditur dhe e dinte shumë mirë kush është dashnorja dhe më ka thënë që nuk dua të ndjek bashkëshortin, por dua të ndjek personin që shkon me burrin tim. E dinte me emër, mbiemër, adresë pune etj. Unë i kam thënë pse duhet ta dish ti se çfarë bën ajo?

E më tha dua ta di se do i them bashkëshortit ja kush është kjo që shkon ti sepse pretendonte se kjo kishte dhe marrëdhënie të tjera.

Nuk ka ardhur për të investiguar burrin, por partneren që ka burri jashtë familjes. Mu duk një rast i çuditshëm në fakt, por unë e mora përsipër sepse këtë punë bëj dhe në finale i pasqyrova të gjithë të vërtetën.

I thashë nuk ka njeri tjetër përveç bashkëshortit tënd. Ajo e dinte, vetëm kishte merakun që donte të debatonte me bashkëshortin dhe t’i thoshte që kjo nuk është vetëm me ty, por ka dhe të tjerë.

-Ky është një moment dëshpërimi besoj.

Shkënda Lili: Klientja ime kishte hallin më shumë tek lekët, kishte hall mos ia hante lekët që punonte gjithë ditën. Aty e kishte të gjithë merakun, nuk e kishte merakun që bashkëshorti kishte një partnere tjetër. Mos më hajë lekët e mia thoshte dhe kjo është e gjitha.

5 shenjat e horoskopit që do të gjejnë dashurinë në 2021-shin

Ky vit do të jetë një vit veçanërisht i mirë për punët e zemrës. Për disa prej jush do të jetë një supervit. Do gjeni dashurinë, atë të vërtetën, që s`e keni gjetur prej kohësh.

Dashi

Do jesh një nga të preferuarit e vitit për 2021-shin. Viti i ri do të karakterizohet nga një takim shumë i veçantë që do t’ju japë emocione të forta dhe një pasion të paparë. Ajo që do të përjetoni do të jetë një histori e destinuar të zgjasë përgjithmonë.

Ujori

Do jesh një nga të preferuarit e vitit për 2021-shin. Viti i ri do të karakterizohet nga një takim shumë i veçantë që do t’ju japë emocione të forta dhe një pasion të paparë. Ajo që do të përjetoni do të jetë një histori e destinuar të zgjasë përgjithmonë.

Virgjëresha

Edhe pse do të jetë mbi të gjitha vendi i punës që do t’ju sjellë kënaqësitë më të papritura, surprizat për vitin e ri nuk kanë të mbaruar. Do të takoni një person që përveçse ju emocionon, do t’ju bëjë t`ju rrahë zemra si ajo e një adoleshenti. Po, dashuria do të arrijë gjithashtu në këtë vit të bekuar dhe do të paguheni për të gjitha hidhërimet dhe muajt e vetmisë që keni jetuar. Kështu që mbani sytë dhe veshët hapur!

Peshqit

Ndër 5 shenjat e zodiakut që do të gjejnë dashurinë në 2021-shin gjejmë shenjën e Peshqve. Bëhuni gati, sepse do të takoni dikë me të vërtetë të veçantë. Ai që gjithmonë e keni dëshiruar pranë, por që dyshonit se ekzistonte. I ëmbël, romantik, I vëmendshëm siç jeni ju.

Luani

Shpresat tuaja do të përmbushen dhe së shpejti do të takoni dashurinë. Një dashuri autentike që do të lulëzojë me thjeshtësi, pa fishekzjarre dhe efekte speciale. Emocionet, ngrohtësia e përqafimeve, pasioni që do të ndjeni të rriten ditë pas dite do të jenë të mjaftueshme.

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 12 fluturime të konfirmuara për të shtunën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës konfirmoi 12 fluturime për ditën e shtunë, datë 20 shkurt 2021. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.


Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit sipas vendeve pritëse. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e shtunë janë:⠀

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim, Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim, Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim, Wizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim, Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim, Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim, Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim, Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim, Albawings – Tiranë – Ankona dhe kthim, Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim, Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim, Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim.

Humbi gruan nga Covid, Kolonjari Sotir Qirjaqi përlotet: S’kam pasur kurrë dhimbje më të madhe, humba dashnoren e jetës sime!

Maratonomaku i njohur dhe shumë i talentuar, i palodhuri Sotir Qiriaqi, humbi bashkëshorten e tij para 10 ditësh, e cila ishte me covid dhe ishte e shtruar tek “Shefqet Ndroqi”.

Sot Sotir Qiriaqi ka folur për emisionin “Zonë e Lirë” i emocionuar dhe i trishtuar në maksimum, teksa u përlot ndërkohë që fliste për Lorin e tij të dashur. “Ishte një natë e zymtë, e errët”, tha Sotiri, për dashnoren e jetës së tij, sic e cilësoi dhe ai vetë.


Qiriaqi: Në një natë të errët, të zymtë, vdekja mori bashëshorten time dhe unë tashmë jam i vetmi trim në luftë, por me shpresë që do luftojë për të, të flas për të. Është një ngjarje e zymtë dhe e vështirë, e kam të vështirë të flas, por meqënëse është studio juaj, dhe ju më ftuat që të shpreh trishtimin dhe ngushëllimet e mia për bashklëshorten time, e cila është në parajsë dhe unë eci me shpresë se një ditë do e takoj.

Curri: Ne të krishterët përveçse ngushëllojmë, urojmë që një ditë ta takoni gruan atje ku nuk ka dhimbje as helme as trishtim, dhe kjo është parajsa. Dhe në fund të gjithë të bashkohemi në mbretërinë e Zotit.

Qiriaqi: Faleminderit për ligjëratën tuaj shumë spirituale. Më ngrohët zemrën time të lodhur, të zhubritur. Jam në dhomën që kam jetuar për 39 vjet me Lorin tim të dashur, me dashnoren time të përjetshme.

Çani: Çfarë ka ndryshuar në javën tënde pa Lorin?

Qiriaqi: Unë kam një sagë të gjatë në jetën time, që në fëmijëri me lodhje me sfida dhe triumfe që e kanë përshkruar jetën time. Në jetën time nuk kam përjetuar dhimbje më të madhe se kur mora vesh lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëshortes sime. Shtëpia jonë do të mbetet muze. Çdo send çdo gjë që ka pasur dhe kemi pasur.

Prekëse/ Kolegët ndezin qirinj në kujtim të dy elektriçistëve në Gjirokastër (FOTO)

Disa punonjës të OSHEE-së në Gjirokastër kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule në vendin ku humbën jetën Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj dy ditë më parë.


Eletriçistët kanë mbajtur homazhe për kolegët e tyre që ndërruan jetë në mënyrë tragjike, në ujërat e lumit Drino teksa ishin në krye të detyrës.

Selfo Kallfa 52 vjeç dhe Ismet Isaraj 64 vjeç kishin dalë për monitorimin e një defekti në rrjetin shpërndarës, por makinën me të cilën udhëtonin e mori rrjedhja e ujit teksa tentuan të kalojnë mes lumit.

Trupat e pajetë u nxorën nga polumbarët e RENEA-s.

Zidane:“Mbappe e Haaland, pasuesit e Messit dhe Ronaldos…. Janë lojtarë të rinj, të së tashmes dhe të ardhmes”

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur për dy yjet e rinj të futbollit, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Të dy yjet kanë qenë të lidhur me një transferim të mundshëm te mbretërit në vitin e fundit.


Trajneri francez ka dhënë mendimin e tij për këtë dyshe, duke thënë se janë shumë të mirë sikurse Leo Messi e Cristiano Ronaldo.

“A më pëlqen Mbappe? Shikoj të gjitha ndeshjet dhe kënaqem kur shoh gjëra të bukura, siç ndodh me të gjithë tifozët”.

“Mbappe e Haaland, pasuesit e Messit dhe Ronaldos? Do të shohim. Ata janë shumë të mirë, sikurse Messi, Ronaldo e Neymari. Janë lojtarë të rinj, të së tashmes dhe të ardhmes”.

“A i kam thënë Perezit të firmosë me Mbappen? Nuk i kam dërguar asnjë mesazh. Tifozët kanë të drejtë të kenë një mendim, natyrisht”, ka thënë Zidane. 

Burimi :anytime-football.com

Kapet një nga sasitë më të mëdha të kokainës në Britani, arrestohen 2 shqiptarë

Dhjetë persona janë arrestuar në veri të Londrës, pasi u kapën afërsisht 2.3 ton kokainë e importuar në Britani të Madhe, me anë të një ngarkese bananesh.

Pakot me kokainë ishin fshehur në kutitë me fruta dhe besohet të jetë ngarkesa më e madhe e kapur ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.


Burrat e moshës 21-56 vjeç, u arrestuan nga oficerët dje pasi morën dorëzimin e 41 paletave, në të cilat ishte ngarkuar kokaina. Mes 10 personave të arrestuar janë edhe shqiptarët B.K., 28 vjeç dhe Gj. D., 30 vjeç.

Droga me vlerë 184 milion £, u kap nga policia kufitare më 14 shkurt në portin e Portsmouth. Kontenieri kishte mbërritur në një anije mallrash nga Kolumbia një ditë më parë dhe po maskohej si një ngarkesë e ligjshme e bananeve.

Paletat u dorëzuan në një pasuri industriale në Tottenham, ku policia po e vëzhgonte dhe arrestoi pesë personat që e pritën. Pesë burrat e tjerë u arrestuan në një pasuri të ndryshme industriale në Enfield.

Rruga që do të afronte Tiranën me Korçën, nuk përfundoi kurrë/Rira,LSI denoncon skandalin:Aksi Qukës-Qafë Plloçë kishte kosto fillestare 152 milionë dollarë….

Ish-kryebashkiakia e Prrenjasit Miranda Rira, përmes një postimi në Facebook, ka denoncuar skandalin që lidhet me ndërtimin e aksit kombëtar Qukës-Qafë Plloçë, ku sipas saj kishte një kosto fillestare prej 152 milion eurosh, por deri më tani që është kryer vetëm gjysma e projektit kostoja ka shkuar në 280 milion euro.

Rira shkruan:

Ja punëmbaruesit që kërkojnë mandat të tretë !Rruga Qukës-Qafë Plloçë, është një dëshmi e gjallë e dështimit të qeverisjes socialiste që kërkon mandat të tretë.

E nisur rreth 12 vjet më parë, rruga që do të afronte Tiranën me Korçën, nuk përfundoi kurrë! Pluhurin, gropat dhe baltën e rrugës, duhet ta vuajnë banorët e Karkavecit, çdo verë e në çdo kohë!Me një gjatësi prej 40.5 km, projekti fillestar për përfundimin e rrugës ishte në vlerën 152 mil USD.

Edhe pse erdhën në pushtet dhe kishin gjithë kohën në dispozicion, ministrja Balluku e thirrur në interpelancë tha në parlament, se nuk ka patur një studim gjeologjik të mirëfilltë të situatës që në fillim të zbatimit të projektit!!Projekti gjysmak deri tani ka kapur shifrën 280 mil USD, dhe s’i dihet dhe sa para të tjera do të duhen deri në përfundim!!

280 milion euro, do të ishte një shifër e mjaftueshme për të perballuar pandeminë, për të përkrahur bizneset, për tju dhënë një dorë spitaleve rajonale, për pajisjen me shtretër, që pacientët mos prisnin nëpër ambulanca!Meqe ra fjala, sikur 1 mil euro nga këto, ta kishte dhënë qeveria për spitalin e Prrenjasit, që është katastrofë, do ishte një investim shumë më i vlefshëm, pasi dhe shoku Tao ka 20 vjet që e premton ndërtimin e tij!#Punëjollafe!

https://twitter.com/korcab/status/1362864504086933505?s=21

Perputhen/Atdheu puth sërish Sarën…. E kthejmë dhe një herë… Po dal shumë e dashur

Dje pati shumë diskutime në përputhen kur u transmetua puthja e Atdheut me Sarën që në takimin e tyre të parë.Ndërkohë sot u transmetuan disa prapaskena nga takimi i tyre, ku Sara kërkoi të përësëritej një pjesë, pasi i dukej vetja shumë e dashur.

Sara: Më duket vetja si.. s’po them emra më mirë


Atdheu: Si kush?

Sara: E di vetë ti

Bora: Pse po dilje nga vetja, pse thua kështu?

Sara: Po se se kam tip që të shprehem aq shumë, ndërsa këtu është formati i tillë …

Bora: Kush është vajza që t’i nuk do ti ngjash këtu?

Sara: Nuk e krahasoj vetëm me asnjë.

Arjani: Tani që e pe veten në ekran, a tu duk vetja më mirë?

Sara: Mmua mu duk si vetja.

Edhe në këtë pjesë, ashtu si edhe dje, Sara dhe Atdheu shkëmbyen një puthje tjetër.

Ajo që komentoi e para në studio ishte Antonela e cila tha: “Pas puthjes, dhe seksit ça do bëni tjetër, se i pamë zhveshjet”.

Në këtë moment Atdheu i kthen kurrizin duke thënë se do ta injorojë komplet. Të njëjtën gjë bëri edhe Sara.Në mbrojtje i doli Andi që e akuzoi si hipokrite me këtë pasi sipas tij ka qenë vetë ajo që puthi Mevlanin.

“Nuk kishim lekë as për bukë thatë”, Jozefina Topalli prek me fjalet për nënën e ndjerë

Pak ditë më parë, Jozefina Topalli humbi të ëmën dhe ditën e sotme ajo ka reaguan me një postim të ndjerë kushtuar saj në Facebook. Topalli shkruan se “nëna u kthy ne shtepine e Zotit, e mua me la nje trishtim te madh ne zemer e nje boshllek te tme.rrshem”.

Mesazhi i Topallit:


“Deshta me te dashte! Te dashur miq Familja ime dhe une ju falenderoj me mirenjohje per mesazhet tuaja te aferta e ngushelluese. Jeta e nanes sime ka qene nje kalvar kur ne ishim te vegjel, por une asnjehere nuk e kam degjuar ate te ankohej. Ishte nje heroine, por gjithmone me buze ne gaz,besimtare dhe me kurajo te madhe.

Do na ndihmoje zoti thoshte , edhe kur nuk kishim asnje leke , as per te blere buken thate. Ajo ishte themeli dhe kolona e shtepise. Ishte modeli qe gjithmone doja t’i afrohesha. Ndodhte kur isha e vogel qe te ndihesha e pasigurte dhe i kerkoja nanes te rrinte afer meje. Ajo me jepte doren, pastaj me shterngonte me trupin e saj dhe aty une isha me e sigurta ne bote, me e mbrojtura dhe me e lumtura. Isha ne krahet e nanes. Ne ishim shume te lidhura me njera tjetren.

Ne ditet e fundit ajo po perpiqej te thoshte dicka, qe ne fillim nuk e kuptova. Pastaj ajo me veshtiresi e perseriti: -“Deshta me te dashte moj nane”, me doren qe levizte me veshtiresi drejt fytyres sime. Ai ishte perqafimi jone i fundit. Nana u kthy ne shtepine e Zotit, e mua me la nje trishtim te madh ne zemer e nje boshllek te tm.errshem.