Fjolla thotë “Po” si nëpër filma, biznesmeni i propozon për martesë në Maldive(VIDEO)

Këngëtarja Fjolla Morina prej disa javësh vijon turin e pushimeve, ku ka udhëtuar në vende të ndryshme.Nga Dubai ku publikoi disa foto pak ditë më parë, Morina ka treguar bashkë me Fisnik Sylën ndodhen në Maldive.

Edhe pse është në kërkim nga policia që prej muajit janar, pasi theu arrestin e shtëpisë, këngëtarja e njohur, Fjolla Morina po vazhdon të shijojë lirinë.Ditën e sotme, ajo ka marrë propozimin romantik që çdo vajzë do të donte.

Mes detit shtëpizën luksoze që ata kanë qëndruar, Fisniku e ka bërë çdo gjë sipas traditës, me uljen në gjunjë dhe shkruar me petale: “A do martohesh me mua?”


https://www.instagram.com/p/CMkc2YzpbQ8/?igshid=b8ksif178sev

Edhe sigurisht që përgjigja e këngëtares ishte “Po”, në këtë mënyrë ata kanë konsoliduar edhe më shumë marrëdhënien e tyre.

https://www.instagram.com/p/CMkepF9JMtK/?igshid=1v8tx1bgkgrz2

Lidhja e Fisnikut dhe Fjollës u bë publike vitin e kaluar, ndërsa janë komentuar shumë për diferencën e madhe në moshë, pasi Fjolla është 11 vite më e madhe se Fisniku.