Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, këngëtarja Korçare Anxhela Peristeri do të përfaqësojë muajin tjetër Shqipërinë në “Eurovision 2021”.Kujtojmë qe nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali mbahet më 18 maj, e dyta më 20, kurse finalja e madhe organizohet më 22 maj.
Peristeri është duke promovuar këngën e saj “Karma” në mbarë shtete konkurruese të “Eurovision”-it, ndërsa së fundmi ka qenë e ftuar edhe në emisionin e famshëm grek, “Eutixite”, që transmetohet në Open TV.
Peristeri ka folur në këtë emision rreth origjinës së saj, ku ka theksuar se është shqiptare kur moderatorja i drejtoi asaj pyetjen nëse është greke.
Anxhela nuk ka ngurruar te pergjigjet:
“Jo une jam shqiptare, une dhe prinderit e mi kemi lindur ne Shqiperi, me Greqine me l idh prejardhja e larget dhe fakti qe kam punuar”- ka thene ajo duke sqaruar njehere e mire kete situate.


