Kishin një fëmijë bashkë/ Ky është autori që i morri jetën 27-vjeçares, ne sy te dy femijeve (Foto)

Mediat në SHBA kanë publikuar pamjet e vrasësit të 27-vjeçares shqiptare, Joana Peca. Mësohet se autori i krimit të rëndë është 38-vjeçari I quajtur Benjamin Robert Williams aka Bambi, babai i fëmijës së saj dhe në momentin e ngjarjes prezent ka qenë edhe fëmija i mitur i tyre që ka parë të gjithë skenën. Joaca Peca nga Libohova u ekzekutua me disa plumba në fytyrë nga Benjamin Robert Williams, 38 vjeç. Ajo u qëllua në afërsi të kopshtit memorial “Woodlawn” në Shën Petersburg në kohën kur ishte e shoqëruar nga dy fëmijët e saj të mitur. Vrasësi është identifikuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa u shpalll në kërkim nga policia e Floridas. Sipas hetuesve, Williams dhe Peca kishin një fëmijë së bashku të cilin 27-vjeçarja e mbante në dorë kur ai e ka qëlluar atë në fytyrë disa herë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku gruaja e pajetë u gjet nga policia brenda makinës së saj.


Benjamin Robert Williams aka Bambi

(VIDEO) Del traileri i sezonit të fundit të La Casa de Papel

“Netflix” ka publikuar trailerin e shumëpritur të serialit më të suksesshëm të vitit të kaluar “La Casa de Papel” ose i njohur ndryshe si “Money Heist”. Traileri edhe pse i shkurtër ka plot skena aksion që nuk duhen humbur dhe nis me një monolog të Tokyos, që rikujton vdekjen e dhimbshme të Nairobit dhe tregon Profesorin që kapet nga inspektorja Alicia Sierra.”Ajo që filloi si një grabitje do të përfundojë në luftë”, me këtë titull, Netflix përgatit shikuesit për t’u bërë gati për ciklin e pestë dhe të fundit të serialit të suksesshëm spanjoll. Sipas një njoftimi zyrtar sezoni i ri do të ndahet në dy pjesë .

Në këtë seri episodesh, banda përballet me një nga momentet e saj më të errëta pasi humbi një anëtar. Profesori është arrestuar nga inspektori Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka plan shpëtimi. Megjithatë, ky nuk është problemi i vetëm me të cilin banda legjendare duhet të përballet. Në rimorkio, Tokio (Úrsula Corberó) përshkruan 100 orët që kanë kaluar të mbyllur në Bankën e Spanjës. “Është sikur të kenë kaluar njëqind vjet,” thotë ajo. Në të njëjtën kohë, profesori zbulon se Kolonel Tamayo po mbledh një ushtri për të pushtuar Bankën e Spanjës dhe për t’i dhënë fund historisë. Seriali përfundon me pjesën e dytë më 3 dhjetor .


Sopranoja Korçare/‘Zare moj dil ke fiku po të pret ashiku moj Zare, sa e bukur je’ (VIDEO)

Sopranoja Korçare me zërin meliodioz, Tefta Tashko-Koço vite më parë i kishte dhënë zë këngës “Zare trëndafile”, e cila mbetet një vlerë në muzikën shqiptare.

Teksti me plotë elegancë gërshetuar me fuqinë e Tashko-Koços në interpretim, bën që edhe shumë kohë më pas, kjo këngë të dëgjohet.

“Zare trëndafile”


Ankth në Turqi/ Turistët dhe banorët lënë gjithçka pas, marrin skafet dhe largohen nga zjarret (VIDEO)

Flakët kanë pushtuar provincat e Turqisë duke shkaktuar panik tek banorët dhe tek pushuesit e huaj. Në pamje duket momenti teksa disa persona largohen nga Bodrumi me anë të skafeve për shkak se zjarret kanë pushtuar të gjithë vendin. Videoja e postuar nga The Guardian, tregon banorë të shumtë që hipin në skaf dhe largohen nga vendi, duke lënë pas çdo gjë.Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve Bekir Pakdemirli tha se 119 nga 125 vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer në 32 provinca që prej 28 korrikut janë shuar ose janë marrë në kontroll, por 7 vatra të tjera vijojnë të djegin ende. Deri më tani raportohen për 8 të vdekur, ndërsa hotelet kanë mbyllur dyert dhe turistët e banorët janë evakuuar nga Bodrumi dhe Marmaris me varka private duke arritur të shpëtojnë nga flakët.


Hot / “I çmende grekët…”, Moderatorja shqiptare ngre temperaturat ne Mykonos (FOTO)

Moderatorja Alesia Bami prej disa ditë po shijon pushimet në Greqi, në vendin luksoz, Mykonos. Alesia ka publikuar një fotografi në “Instagram” ku shfaqet me rroba banje blu, që i theksojnë mjaft bukur format trupore bombastike dhe mban veshur një palë shapka dhe një kapele në kokë. E si gjithmonë kanë “shpërthyer” komplimentet për Bamin! “

I çmende grekët andej me bukurinë tënde”, është një ndër komentet e fansave.


https://www.instagram.com/p/CR6pSB6L2DP/?utm_medium=copy_link

Mediat nga Spanja e bëjnë fakt ,Ronaldo është mes PSG-së dhe Real Madrid…duke i bërë dalje Juves

Gazeta spanjolle, Diario AS raporton se Cristiano Ronaldo ende dëshiron të largohet nga Juventusi, duke shikuar nga Paris Saint-Germain dhe Real Madridi i Carlo Ancelottit. Ky është sezoni i fundit te Zonjën e Vjetër në bazë të kontratës dhe nënpresidenti Pavel Nedved siguroi që ai do të qëndrojë për 2021-22. Sidoqoftë, gazetat italiane, franceze dhe spanjolle vazhdojnë të thonë se Ronaldo beson se koha e tij në Torino ka mbaruar dhe ai po kërkon një largim. Me Manchester Unitedin të përjashtuar nga lista, Paris Saint-Germain ishte përmendur si opsioni më i mundshëm. Do të ishte vetëm nëse ata e shisnin Kylian Mbapen te Real Madridi, por Diario AS do të dilte me një teori alternative.

Nëse Real Madridi nuk mund ta përballojë Mbappen, atëherë ata do ta shohin Ronaldon si një emër të madh alternativ për të rritur vijën e tyre të frontit. CR7 nuk do të ishte kthyer në Merengues, por situata ka ndryshuar me kthimin e trajnerit Carlo Ancelotti, i cili ka një raport të fortë me sulmuesin 36-vjeçar.


“E bukura Shqipëri”/ Dua Lipa “fjalë zemre” për vendin e saj…

Dua Lipa po shijon disa ditë pushime në jug dhe nuk ka ngurruar që t’i promovojë bukuritë natyrore të vendin tonë në llogarinë e saj në Instagram. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar sërish disa foto dhe video nga Saranda. Bashkë me pamjet ajo shkruan “Beautiful Albania”. Në postim nuk kanë munguar as komente nga ndjekës të këngëtares që thonë se do ta vendosin tashmë Shqipërinë në listën e destinacioneve për pushime.


Vetem shumë pak kilometra e ndajnë nga Saranda, një gji i zbuluar sëfundmi, me rërë të bardhë dhe ujin e kristaltë që të sjell në mëndje parajsën mbi tokë, Maldive.Tashmë destinacion i shumë kërkuar nga shqiptarë dhe jo vetëm, “magjia” Kep Merli la pa fjale dhe ish-presidentin francez Nicola Sarcozy së bashku me gruan e tij Carla Bruni.

Vendi që Dua Lipa nuk do donte të ikte kurrë.Të paktën kështu shprehet pop stari shqiptar në një postim në Instagram.

Pushimet verore të Duas për te cilat foli dhe prestigjozja Daily Mail duket se do të qendrojnë gjatë në memorien e saj, familjes dhe personave të tjerë që e shoqërojnë, te cilët po ashtu ndihen të ekzaltuar nga bukuritë që ka vendi jonë.

Këngëtarja ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri me familjen dhe partnerin , Anwar Hadid. Pas inspektimit të kopshtit që po ndërtohet me financimin e saj, Dua udhëtoi drejt jugut. Gjatë këtyre ditëve, autorja e hitit “Levitating” ka ndarë foto me 69 milionë ndjekësit e saj duke promovuar bukuritë natyrore shqiptare.


https://www.instagram.com/p/CSE4MEJMYlY/?utm_source=ig_web_copy_link

Sherr mes të rinjve/ Plagoset me thikë 15-vjeçari ,autori ikën me vrap

Një 15-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:45, në bulevardin “Zhan D’ark”. Mësohet se i mitur është qëlluar me thikë nga një person i paidentifikuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:45, në bulevardin “Zhan D’ark” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale J. K., rreth 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut. Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Sherr mes të rinjve/ Plagoset me thikë 15-vjeçari

SHBA shpall vendimin/ Heq vizat amerikane për këtë shtet të Ballkanit

Antony Blinken ,Sekretari Amerikan i Shtetit,përmes llogarisë së tij të “twitter” ka dhënë lajmin e madh për heqjen e vizave për një shtet të Ballkanit që është vend anëtar i Bashkimit Europian. Bëhet fjalë pikërisht për Kroacinë, ku qytetarët e saj do të udhëtojnë pa viza drejt SHBA-ve.

“Sot kam nominuar Kroacinë për t’u bashkuar me Programin e Heqjes së Vizave. Ky hap drejt udhëtimit pa viza njeh përparimin e jashtëzakonshëm të Kroacisë për të përmbushur standardet rigoroze për vendet pjesëmarrëse. Ne mezi presim një marrëdhënie edhe më të fortë SHBA-Kroaci”-shkruan kryediplomati amerikan në një reagim të tijin.


Variani Delta hyn edhe në Gjirokastër/ E sjell studentja e kthyer nga Greqia

Një 23-vjeçare nga Gjirokastra është konfirmuar me variantin Delta të covid. E reja kishte shkuar për pushime në Greqi, ku pas kthimit në Gjirokastër ka shfaqur simptoma të lehta të covid. Pasi ka kryer testin, ajo ka rezultuar me variantin Delta . Burime nga shërbimi epidemiologjik bëjnë me dije se e reja nuk ishte e vaksinuar pasi ndodhej me studime në Norvegji. Mësohet se familjarët e saj të cilët i kishin kryer të dyja dozat e vaksinës kanë rezultuar negativ. E reja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ndiqet nga specialistët.


Zjarret në Greqi, Mitsotakis: “Situata më e rëndë në tre dekada”

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se situata me zjarret është më e rënda në më shumë se tre dekada.Më shumë se 3,000 hektarë pemishte janë djegur nga një zjarr që shpërtheu pranë qytetit të Patras, 200 kilometra në perëndim të Athinës, sipas Observatorit Kombëtar të Athinës. Zjarret kanë përfshirë edhe rajone tjera të vendit.

“Ne po përballemi me valën më të keqe të nxehtësisë që nga viti 1987,” tha kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, duke shtuar se autoritetet po bënin “gjithçka të mundshme” për të vënë nën kontroll situatën.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, tha se në korrik janë shënuar 1,584 vatra të zjarrit në të gjithë Greqinë krahasuar me 953 në vitin 2019. Zyrtarët kanë evakuuar pesë fshatra dhe një qytet bregdetar dhe tetë persona janë shtruar në spital me djegie dhe probleme me frymëmarrjen. Më shumë se 100 zjarrfikës, të ndihmuar nga 20 automjete, tre aeroplanë dhe gjashtë helikopterë, u dërguan në Rodos të hënën. Në ditët në vijim janë parashikuar temperatura midis 40 dhe 42 gradë Celsius. Zjarret janë ndezur gjithashtu në të gjithë Turqinë, Spanjën dhe Italinë gjatë fundjavës. Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po rrit frekuencën dhe intensitetin e zjarreve të tilla./ REL

Policia bën ‘namin’ me gjoba e heqje patentash/Ja si e pëson shoferi i autobusit që bëri parakalim të gabuar (VIDEO)

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 9 shoferë, nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjithashtu janë pezulluar 79 drejtimi, prej të cilëve 53 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 26 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit. Policia Rrugore njofton se janë gjobitur 1905 shoferë për shkelje që mund të shkaktonin pasoja për jetën. Gjithashtu, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale dhe verifikimet e kryera nga ana e Policisë Rrugore, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë 50.000 dhe 1000.000 lekë të rinj, dy drejtues mjetesh që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë, konkretisht:

Ndërsa në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë, drejtuesi i një autobusi të linjës Prishtinë-Tiranë është futur në parakalim të gabuar, duke rrezikuar jetën e pasagjerëve të autobusit dhe të përdoruesve të tjetër të rrugës. Bazuar në pamjet filmike, autobusi është ndaluar mëngjesin e sotëm nga Njësia e Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë. Në momentin e ndalimit është konstatuar se drejtuesi i autobusit, H. B. nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe drejtonte autobusin pa lejen përkatëse të drejtimit. Ndërkohë nga verifikimi i tahografit rezultoi se ai kishte drejtuar mjetin me shpejtësi mbi normën e lejuar. Shoferi i autobusit është ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë të rinj.

Informacion i plotë:

Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

👉Janë pezulluar 79 leje drejtimi, nga të cilat 53 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

👉Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1905 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë kontrolleve parandaluese nga Policia Rrugore e Tiranës, krahas sanksioneve administrative të vendosurave ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, përgjatë 12 orëve të fundit janë prangosur edhe 4 drejtues mjetesh, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Drejtuesit e mjeteve të arrestuar në flagrancë janë konstatuar në shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor dhe me qellim evitimin e sanksionit administrativ, iu kanë ofruar vlera monetare të ndryshme agjenteve verifikues.
Janë arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Tiranës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”, shtetasit B. K., 20 vjeç, shtetasi S. Ll., 49 vjeç, shtetasi A. R., 46 vjeç dhe A. Sh, 20 vjeç, pasi gjatë kontrolleve parandaluese të kryera nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, iu kanë ofruar para punonjësve të Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljet e kryera, konkretisht për shkelje të semaforit, për qarkullim në korsinë e dedikuar dhe për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit.

Gjithashtu, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale dhe verifikimet e kryera nga ana e Policisë Rrugore, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë 50.000 dhe 1000.000 lekë të rinj, dy drejtues mjetesh që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë, konkretisht:

Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi M. C., nga Durrësi, filmonte veten duke kryer manovra të rrezikshme pranë kryqëzimeve dhe duke kaluar shpejtësinë gati dyfish mbi normën e lejuar në qendrat e banuara. Është ndëshkuar nga Policia Rrugore e Durrësit me masë administrative 50.000 lekë të rinj.

Në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë, drejtuesi i një autobusi të linjës Prishtinë-Tiranë është futur në parakalim të gabuar, duke rrezikuar jetën e pasagjerëve të autobusit dhe të përdoruesve të tjetër të rrugës. Bazuar në pamjet filmike, autobusi është ndaluar mëngjesin e sotëm nga Njësia e Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë. Në momentin e ndalimit është konstatuar se drejtuesi i autobusit, shtetasi H. B. nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe drejtonte autobusin pa lejen përkatëse të drejtimit. Nga verifikimi i tahografit rezultoi se ky shtetas kishte drejtuar mjetin me shpejtësi mbi normën e lejuar. Shtetasi H. B. është ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë të rinj.

Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, qëndroni në radhë kur lëvizja është e ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion🏠 të sigurt dhe me patentë në xhep. Në çdo aks rrugor dhe qendra urbane ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

MosUbejStatistike🚑RregullKujdesDurimDestinacionNeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔

Gjermania ndryshon rregullat për udhëtimet e shqiptarëve: “Ja çfarë duhet të dini përpara se të niseni”

Gjermania ka ndryshuar rregullat për udhëtimet e qytetarëve nga Shqipëria. Duke nisur nga data e djeshme, udhëtarët duhet të paraqesin një test negativ të koronavirusit ose një dëshmi shërimi apo vaksinimi të plotë. Për testin PCR, duhet të bëhet brenda 78 orëve ndërsa për testin antigen brenda 48 orëve nga udhëtimi.Ndërkohë për personat që paraqesin dëshmi shërimi ose vaksinimi nuk është e nevojshme një test negativ kundër koronavirusit.Ndërsa për të vaksinuarit, pranohen vetëm ata që kanë marrë një nga dozat e Moderna, BionTech, AstraZeneca dhe Janssen-Cilag. Për më tepër lexoni duke klikuar këtu: https://www.pei.de/DE/newsroom/dossier/coronavirus/coronavirus-inhalt.html?nn=169730&cms_pos=3

Njoftimi i ambasadës gjermane:


Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë
Duke nisur nga dita e diel, 1 gusht 2021, Qeveria Federale ka ndryshuar kushtet e hyrjes në Gjermani për të gjithë udhëtarët. Për hyrjen në vend, pavarësisht mjetit të udhëtimit, duhet të paraqitet një test negativ, një dëshmi e shërimit apo e vaksinimit (vaksinim i plotë me një nga vaksinat e përmendura në https://wwwpei.de/impfstoffe/covid-19 ).

Rregullat e karantinimit dhe testet e Covid-19

Përhapja e COVID-19 do të sjellë kufizime të mëtejshme në transportin ndërkombëtar ajror dhe tokësor si dhe të ndikojë në jetën publike. Rreziku i pamundësisë për të ndërmarrë –udhëtimin tuaj të hyrjes, kalimit tranzit apo atë të kthimit për shkak të kufizimeve në rritje është i lartë për shumë destinacione.

Nisur nga situata pozitive epidemiologjike, që prej ditës së diel, 9 maj, Shqipëria nuk konsiderohet më nga Gjermania si një vend risku. Instituti Robert Koch e ka pasqyruar këtë në faqen e tij të internetit. Në këtë mënyrë nuk vlejnë më detyrimi i regjistrimit digjital të udhëtimit dhe karantinimit. Të gjithë udhëtarët që hynë në Gjermani duhet të paraqesin një test negativ (test PCR jo më herët se 78 orë para hyrjes ose një test antigjen jo më herët se 48 orë përpara hyrjes).

Të vaksinuarit plotësisht, me një nga vaksinat e përmendura në https://www.pei.de/impfstoffe/covid-19 apo të shëruarit (të paktën 28 ditë prej shërimit, dhe e shumta gjashtë muaj pas kalimit të infeksionit), të cilët paraqesin një vërtetim përkatës rreth vaksinimit apo shërimit në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ gjatë udhetimit me avion nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Teste PCR për udhëtarët mund të realizohen në Shqipëri, rezultati i testit njoftohet zakonisht brenda 24 orëve. Rreth laboratorëve të licencuar informohuni pranë faqes së internetit të Ministrisë së Shëndetësisë shqiptare. Kriteret për njohjen e tyre në Gjermani publikohen nga Instituti Robert Koch. Në Gjermani rregullat e karantinës përcaktohen në mënyrë të mëvetësishtme nga landet federale. Jeni të lutur të lexoni përpara udhëtimit rregullat e testimit / karantinimit që vlejnë ne landin federal që është destinacioni juaj. Informacione për këtë mund të gjeni pranë faqeve të internetit të ministrive të shëndetësisë apo të administratave lokale.

E futën foshnjën në kuti dhe e quajtën të vdekur se nuk qau / Ja kush është mjekja që po hetohet….

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me foshnjën që ndërroi jetë dy ditë më parë. Genta Shyta është mjekja 51-vjeçare e Maternitetit të Pogradecit që po hetohet nga policia për neglizhencë.Sipas raportimeve të fundit foshnja lindi 24-javëshe në maternitet, por u shënua si abort. Sipas familjarëve stafi e konsideroi të vdekur pasi nuk u dëgjua që foshnja të qante, e më pas e futën në një kuti. Megjithatë familjarët nuk janë pajtuar me diçka të tillë . Ka qenë i ati i foshnjës ai që pas pak orësh, pasi ka hyrë në dhomën ku po qëndronte foshnja, ka dëgjuar të qarat e saj. Foshnja u dërgua menjëherë në maternitetin në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte, duke ndërruar jetë më 31 korrik.

Ditën e sotme kanë filluar hetimet në gjendje të lirë për neglizhencë në mjekim Genta Shytën, mjeke në Maternitetin e Pogradecit.E gjithë ngjarja u tregua nga babai i foshnjës në komisariat, i cili ka deklaruar në Polici se foshnja u gjet në një kuti.Policia sekuestroi kartelën mjekësore, ndërsa mjekja Genta Shyta ka pranuar që ka qenë abort e më pas ka ndodhur një “mrekulli”, ndërkohë që ditën e sotme është dërguar dosja në prokurorinë e Pogradecit për veprime të mëtejshme.


Kreshnik Spahiu: “RIVIERA shqiptare, tokë e bekuar nga Perëndia, që po kallet nga ligësia….”

Nga Kreshnik Spahiu
Në mes të plazhit çdo 5 minuta shfaqet ndonjë fshatar me gomar dhe dy kosha fruta:
Fiqtë 13.000 lekë/kg
Qershitë 8.000 lekë/kg. …. etj etj

Ndokush mund të thotë: Ai fshatari është i varfër dhe mban familjen me atë koshin me fiq.
Dakort! Dakort, por kjo logjikë e njerëzve të çmendur ka rrënjosur një mentalitet spekulues dhe shkatrrues për shoqërinë shqiptare dhe po rrënon turizmin shqiptar çdo ditë për këto arsye:

  • Këta fshatarë me gomar nuk paguajnë as qira dyqani dhe as taksa apo tatime dhe sërish kanë çmime 10- fish të larta duke çuar në faliment ata mijëra fshatar të tjerë që kanë dyqane fruta-perimesh dhe detyrohem të paguajnë qira dhe taksa duke pasur një kosto më të lartë.
  • Këta fshatarë me gomar, në shumicën e tyre janë mashtrues ordiner sepse nuk kanë fruta bio nga ferma e tyre, por i kanë blerë tek maunet me shumicë që vijnë nga Mqedonia
  • Këta fshatarë me gomar, janë selektivë dhe largojnë turistët. Ata ndryshojnë çmimin sipas surratit dhe origjines së turistit. Ata ja shesin kosovarëve me 12 euro/kg, polakëve me 10 euro/kg, maqedonasve me 9 euro/kg e kështu me rradhë.
  • Këta fshatarë me gomar i shesin fruta- perimet më shtrenjtë se në Itali, Francë, Spanjë, Amerike dhe në injorancën e tyre mendojnë që ata turista që kanë lek nuk marrin vesh nga ushqimet apo nga cilësia e tyre. Harrojnë që turisti elitar ka shëtitur gjithë botën dhe bën me lehtësi dallimin e çmimit apo cilësisë.
  • Këta fshatarët me gomar janë dhe totalish të pisët dhe jo higjenik sepse i shesin jashtë çdo standarti, të ruajtjes së temperaturave. Ata e shesin kg e fiqëve 12 euro po nuk blejnë një mini-ftohës apo larës 20 euro për ta ruajtur dhe tregtuar me standat mallin i cili mund të helmoj edhe qentë e plazhit e jo më turistët.
  • Këta fshatarët me gomar cënojnë dhe imazhin e turizmit kur shfaqen në bregun e hoteleve me 5 yje duke uluritur “fiq, rush, banane” dhe duke ecur me gomarin e fshatit mbi të vilin janë mbledhur 2000 miza të zeza kali.

Për këto arsye mos ju duket çudi që turistët e juaj apo shqiptar, nuk shkelin dy herë në bregdetin shqiptar duke mos përsëritur gabimin e parë.

Dhe problemi nuk është vetëm tek fshatarët që kanë çmimet më të shtrenjta në botë pavarësisht se nuk paguajnë qira apo taksa, por tek çdo operator që lidhet me turizmin:

  • tek taksisti që po të pa nga Kosova të merr 50 euro,
  • tek lavazhisti makinës që të merr 20 euro po ishte nga Tetova,
  • tek kamarieri që të rri me turi sikur po i kërkon lek borxh,
  • tek pronari restorantit që nëse nuk porosit 3 shishe verë të thotë tavolina është e rezervuar,
  • tek pronari hotelit që nëse paguan dikush më shumë se ty, mund të ngelësh në recepsion duke të thene: Na është prish kompjuteri dhe nuk na ka ardh rezervimi yt,
  • tek pronarët injorant të Bareve që në ora 7 të mëngjesit nuk të lejojne të shijosh valët e detit, por ngrejnë muziken me tallava në kup të qiellit,
  • tek pronarët e zhezlloneve që janë me pistoleta në brez dhe gjuanë gjithë vajzat kliente në çadrat e tyre.
  • tek ndërtuesit që pushtojnë hapësirat dhe rrafshojnë pemët në bregdet.
    Me pak fjalē nuk po e krahasoj dot as me Afrikën se skemi shanc ti afrohemi traditave turistike të Egjiptit, Tunizisë, Marokut, Afrikës Jugut etj.
    Thjesht kemi ngel në nivelin e turizmit me gomar, të cilin ende si shoqëri me injorancën tonë nuk e kuptojmë që po e rrënojmë çdo vit.

Ahhh më falni se harrova djegien e koshave të plehrave që digjen në flak çdo 100 metra në bregdet, aq sa kur fluturon me avion të duket jo sikur fluturon në Rivierë, por në një tokë e djegur dhe mbuluar në tym.
Mbani hundën përpara se avioni të hap dyert…

Po zbresim në tokën e bekuar që na ka falur Perëndia, që po kallet nga ligësia.