Një 23-vjeçare nga Gjirokastra është konfirmuar me variantin Delta të covid. E reja kishte shkuar për pushime në Greqi, ku pas kthimit në Gjirokastër ka shfaqur simptoma të lehta të covid. Pasi ka kryer testin, ajo ka rezultuar me variantin Delta . Burime nga shërbimi epidemiologjik bëjnë me dije se e reja nuk ishte e vaksinuar pasi ndodhej me studime në Norvegji. Mësohet se familjarët e saj të cilët i kishin kryer të dyja dozat e vaksinës kanë rezultuar negativ. E reja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ndiqet nga specialistët.
