Legjenda e Hollowoodit,Al Pacino nis romancë të re / Shfaqet krah të dashurës 53 vite më të vogël (FOTO)

Legjenda e Holliwoodit, Al Pacino ka nisur një lidhje të re me bukuroshen 28-vjeçare Noor Alfallah, e cila më parë ka qenë e dashura e Mick Jaggerit. Çifti ka një diferencë moshe prej 53 vitesh, ndërsa romanca e tyre pretendohet të ketë nisur gjatë pandemisë. 81-vjeçari u pa së fundmi i shoqëruar me të dashurën e tij gjatë një darke me aktorin Jason Momoa pas vizitës në galerinë e fundit “Pace” të Julian Schnabel në zonën Mid City në Los Angeles, shkruan DailyMail.

“Ajo ka qenë me Al Pacinon për disa kohë dhe ata shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem edhe pse ai është më i madh se babai i saj. Ajo lëviz me elitën e të pasurve dhe vjen nga një familje me para”, sipas burimeve pranë dyshes.

Çifti u prezantua në një darkë dhe ia dolën ta mbanin larg syrit të publikut marrëdhënien e tyre në zhvillim, derisa u panë në një restorant në Paris gjatë turneut “No Filter” të Rolling Stones.

Alfallah njihet për lidhjet e saj me persona me një diferencë të madhe në moshë, ndërkohë për sa i përket Pacino ka një listë të gjatë të ish të dashurave por nuk është martuar kurrë.

E kishin rrëmbyer për borxhin 20 mijë euro/ Si e mashtroi 31-vjeçari shoqen…Jam me kancer,më jep…

Një 31-vjeçar është marrë peng, pasi mashtroi shoqen duke i marrë 20 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në Kashar, ku burime për Report Tv mësojnë se Ermil Sorra, është marrë peng dhe dhunuar nga Shkëlqim Koçeku dhe Sulltan Picari, për të zbatuar ‘porosinë’ e Denalda Çezmës. Kjo e fundit i kishte dhënë borxhin të riut, me të cilin kishte shoqëri, pasi i kishte thënë se ishte i prekur nga kanceri dhe i duheshin paratë për t’u kuruar.

Por, 31-vjeçari nuk i ka kthyer borxhin dhe ajo kërkoi ndihmën e të fejuarit dhe mikut të tij që ta merrnin peng. Siç njofton policia e kryeqytetit, Shkëlqim Koçeku, 37-vjeç, i dënuar me masën ‘arrest shtëpie’ për ‘armëmbajtje pa leje’, dhe Sulltan Picari, në bashkëpunim, e morën të riuen dhe e dërguan në banesën e shtetases Denalda Çezma, ku dhe e dhunuan.

Policia ka vënë në pranga, Shkëlqim Koçekun dhe Denalda Çezmën, si dhe ka shpallur në kërkim Sulltanin Picarin, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim.

Mësohet se Ermal Sorra u ka thënë pengmarrësve që ta lironin pasi, ishte mik i Nehat Kullës, i cili nuk jeton më, por që njihej si i forti i Tiranës.

Alibeaj : “Nesër prezantohet platforma për PD, do mbështetet nga 30 deputetë

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj (i emëruar nga Gazmend Bardhi) mëngjesin e së shtunës do të prezantojë një platformë e cila synon bashkimin e demokratëve per te cilen thote se ka mbështetjen e 30 deputetëve të grupit parlamentar .

Reagimi i tij :

Pas një jave diskutimesh mes kolegeve të grupit parlamentar, diskutimeve në mbledhjen e fundit të grupit, si dhe vendimmarrjes që secili koleg të bëjë propozime me shkrim, është konkluduar në një qëndrim që përbën një platformë parimesh për bashkimin e demokratëve, e propozuar deri më tani nga shumica dërrmuese e deputetëve të grupit parlamentar.

Për të prezantuar zyrtarisht këtë dokument që ka mbështetjen e më shumë se 30 deputetëve të Grupit Parlamentar, do të zhvillojë një bashkëbisedim në orën 10:30.

U fundos 110 vjet me parë/ Titaniku dhe sekretet mbi aksidentin e bujshëm…

Njëqind e dhjetë vjet më parë, ndodhi një nga katastrofat më të famshme dhe më vdekjeprurëse të kohëve moderne. Në orën 02:20 të mëngjesit të 15 prillit 1912, ajo që vlerësohej si një nga anijet më luksoze dhe të sigurta të ndërtuara ndonjëherë, u përplas me një ajsberg dhe u mbyt në brigjet e Njufaundlendit, duke i marrë jetën më shumë se 1.500 njerëzve.

Anija më e madhe e pasagjerëve në botë deri në atë kohë, ishte në udhëtimin e saj të parë zyrtar, duke udhëtuar nga porti anglez i Sauthemptonit për në Nju Jork të SHBA-së. Reliket e saj do të zbuloheshin pas 73 vjetësh, më 1 shtator 1985 nga Robert Balard dhe Zhan-Lui Mishel. Ndërsa tragjedia ka frymëzuar shumë filma, libra dhe artikuj, anija dhe pasagjerët e saj, bartin ende mbajnë sekrete dhe fakte pak të njohura, që mund t’ju habisin. Ja cilat janë disa prej tyre:

Aktorja amerikane e filmave pa zë Doroti Gibson, ishte një nga afro 700 të mbijetuarit e aksidentit. Ajo luajti në një film të quajtur “E mbijetuara nga Titaniku”, që u shfaq në kinema vetëm 1 muaj pas tragjedisë. Xhirimet për filmin nisën menjëherë pasi ajo mbërriti në Nju Jork. Në film, Gibson mbante veshur të njëjtat rroba, që kishte gjatë fundosjes së Titanikut.

700 pasagjerët e klasës së tretë, duhej të ndanin dy banjo gjithsej. Kjo u pasqyrua me vërtetësi edhe në filmin “Titanik” të vitit 1997 me regjinë e Xhejms Kameron.

Një nga muzikantët e anijes, Rozhe Briku, ishte vetëm 21-vjeç kur vdiq në atë tragjedi. Por ai nuk u shpall zyrtarisht i vdekur deri në vitin 2000. Madje ushtria franceze e quajti atë një dezertor, kur ai nuk u paraqit për të shërbyer në Luftën e Parë Botërore. Shoqata Franceze e Titanikut, u përpoq për vite me radhë të pastronte figurën e tij, por e ariti këtë vetëm 88 vjet pas fundosjes së Titanikut.

Pak para përplasjes, ekuipazhi i anijes ishte detyruar të vëzhgonte me sy të lirë rrugën përpara. Për këtë arsye oficerët e turnit  Frederik Flit dhe Rexhinald Li, nuk mund të shihnin shumë larg. Oficeri i dytë i anijes u zëvendësua në minutën e fundit, dhe harroi t’u dorëzonte çelësin e dollapit ku ndodheshin dylbitë. Çelësi u nxorr në ankand në vitin 2010, dhe u shit për 130 mijë dollarë.

Sipas të dhënave zyrtare të hetimit që u krye po atë vit, ekuipazhi pati vetëm 37 sekonda kohë nga identifikimi i ajsbergut, në dhënien e alarmit, dhe vendosjes së çfarë duhej bërë.

Titaniku u karakterizua që në origjinë nga tragjeditë. Tetë punëtorë vdiqën vetëm gjatë ndërtimit të anijes, por vetëm 5 prej tyre janë të njohur:Samuel Skot, Xhon Kelli, Uilliam Klark, Xhejms Dobin dhe Robert Mërfi. Një pllakatë përkujtimore, u zbulua në ndërtim të tyre në Belfast në vitin 2012.

Njeriu më i pasur në bordin e Titanikut ishte Xhon Astor IV, që besohej gjerësisht se ishte njeriu më i pasur në botë në kohën e vdekjes. Pasuria e tij ishte rreth 150 milionë dollarë, ose 3.5 miliardë dollarë me kursin e sotëm. Ai po kthehej nga muaji i mjaltit me gruan e tij të re, Madlein Fors, 28 vjeçe më e vogël se ai. Trupi i Astor, ishte një nga të paktët që u gjet në ujërat e oqeanit Atlantik. Me vete iu gjetën 2.440 dollarë, ose afro 60 mijë dollarë më kursin e sotëm.

Thuhet se disa burra u maskuan si gra, për të gjetur një vend në varkat e shpëtimit, të cilat ishin vetëm për gratë dhe fëmijët. Madje këto zëra shkaktuan divorcin mes Dikinson dhe Helen Bishop në vitin 1916, që të 2 të mbijetuar nga Titaniku. Edhe të mbijetuarit J.Brus Ismei, Uilliam Karter dhe Uilliam T.Sloper, u përndoqën gjatë gjithë jetës nga të njëjtat aludime.

Të 25 inxhinierët e anijes u mbytën, teksa u përpoqën që të mbanin sa më gjatë anijen mbi ujë. Ata arritën të garantonin funksionimin e energjisë elektrike dhe pompave të shkarkimit, deri kur anija u fundos. Falë tyre, anija transmetoi sinjalin SOS përmes radios deri disa minuta para fundosjes së anijes.

Vëllezërit Edmond dhe Mishel Navratil, ishin 2 dhe 4 vjeç kur u fundos Titaniku. Ata ndodheshin në anije me të atin e tyre, Mishel Sr., që i kishte rrëmbyer nga e ëma. Ai vendosi t’i çonte në Amerikë, me shpresën që gruaja e tij do ta ndiqte, dhe ata mund të nisnin në SHBA një jetë të re.

Babai i tyre, i hipi të miturit në një varkë shpëtimi, dhe nuk u pa më i gjallë. Asnjeri nga fëmijët nuk fliste anglisht. Ata u ndihmuan nga francezja e mbijetuar, Margaret Heis, derisa autoritetet e gjetën nënën e tyre 1 muaj pas katastrofës, falë fotot së tyre të botuar në të gjithë gazetat e botës.

Të paktën 15 dëshmitarë, u betuan se e kishin parë Titanikun të ndahej më dysh, para se të fundosej. Por pretendimi u injorua, dhe hetimi zyrtar nga autoritetet amerikane, arriti në përfundimin se anija u mbyt si një e tërë. Në fakt 73 vjet më vonë kur u gjetën rënojat, u vërtetua se dëshimtarët kishin patur të drejtë:anija ishte e ndarë më dysh.

Shkencëtarët, mendojnë se për shkak të baktereve që e rrethojnë, reliket e anijes mund të zhduken tërësisht brenda vitit 2030.

Njëri nga kuzhinierët e anijes, Çarls Xhauglin, mbijetoi shumë më gjatë në ujë të ftohtë se të tjerët, për shkak të sasive të mëdha të uiskit që kishte pirë. Raportohet se ai i mbijetoi ujërave të akullta të Atlantikut të Veriut për të paktën 2 orë, ndërsa shumica vdiqën nga hipotermia brenda 15 minutave.

Nga mbi 1.500 njerëz që vdiqën, vetëm 4 prej tyre ishin gra nga klasi i parë. Njëra prej tyre ishte Ana Isham, e cila vdiq pasi nuk pranoi ta braktiste qenin e saj. Thuhet se ajo u hodh nga një varkë shpëtimi, kur e kuptoi se nuk mund të merrte më vete qenin e saj. Më pas u spekulua se një grua u gjet e pajetë në ujë duke shtërnguar qenin e saj, edhe pse është e pamundur të dihet me siguri nëse ishte pikërisht ajo.

Nga mbi 1500 viktimat, u gjetën vetëm trupat e 300 prej tyre. Një nga trupat e gjetur u quajt “fëmija i panjohur”. Ai u identifikua gati 100 vjet më vonë si Sidnej Guduin.

Një nga të mbijetuarat më të famshme ishte Molli Braun. Ajo kandidoi më vonë për në Senatin e SHBA, edhe pse nuk fitoi. Braun ishte një aktiviste e të drejtës së grave për të votuar, dhe punoi me Kryqin e Kuq gjatë Luftës së Parë Botërore.

Katastrofës i shpëtuan jo pak njerëz të famshëm. Ata kishin blerë biletat e udhëtimit, por për arsye të ndryshme nuk hipën në të. Mes tyre ishin biznesmenët e njohur Milton Hershej, J.P Morgan, dhe shpikësi italian i radios Gulielmo Markoni.

“Titaniku” i Xhejms Kameron, nuk është filmi i vetëm në lidhje me këtë ngjarje. Nazistët realizuan në vitet 1930 një film propagandistik, që i përshkruan ngjarjet nga një “këndvështrim” gjerman. Filmi u përpoq të fajësojë britanikët për fundosjen e Titanikut. Pretendohej se ata e nxitën anijen të udhëtonte me shpejtësi të plotë, pavarësisht nga paralajmërimet e një zyrtari (imagjinar) gjerman, që gjoja ishte i vetmi person në bord që u shqetësua për jetën e njerëzve.

Skandali i prapaskenave të këtij filmi, është gati i pabesueshëm. Pak para se të vritej në burg se kishte folur kundër regjimit nazist, regjisori i atij filmi kërkoi nga autoritetet një anije me madhësinë e Titanikut, që të mund ta xhironte filmin. Nazistët i siguruan transoqeanikun luksoz gjerman SS Cap Arcona. Por kjo anije u përdorur më vonë si një kamp përqendrimi lundrues, dhe u fundos nga aleatët, duke shkaktuar 2.750 të vdekur./bota/

Lufta Rusi- Ukrainë prek edhe Turizmin në Shqipëri/ Ja pasojat e pritshme…

Në Shqipëri industria e turizimit ka filluar të ndjejë pasojat e agresionit rus në Ukrainë. Çmimet janë rritur ndjeshëm dhe turistët ukrainas, rus dhe bjellorus numri i të cilëve po rritej çdo vit, duket se këtë sezon do t’i mungojnë turizmit shqiptar. Sipas të dhënave nga agjensitë turistike, bazuar në kontratat e nënshkruara më herët, pritej një numër prej 130 mijë shtetasish nga Ukraina. Për të tretin vit me radhë, që prej tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë së koronavirusit, sektori i turizmit në vend po përballet me mjaft vështirësi.

Industria e turizmit në Shqipëri prej disa vitesh po përballet me sfida të njëpasnjëshme. Agresioni rus ndaj Ukrainës ka sjellë, një tronditje në të gjitha tregjet dhe për pasojë rritje të çmimeve në zinxhirin e furnizimit. Edhe sektori i turizmit po ndjen pasojat e kësaj lufte, pasi siç thonë ekspertët e fushës, vihet re paralizim i një tregu të rëndësishëm për turizmin, siç është ai ukranias, bjellorus dhe rus. Numri i prurjeve nga këto vende gjatë viteve të fundit sipas statistikave zyrtare ka qenë në rritje. Operatorët turistikë thonë se pritshmëritë bazuar në prenotimet e deritanishme ishin për mbi 130 mijë turistë nga Ukraina, të cilët sipas tyre duket se do t’i mungojnë turizimit shqiptar.

“Ka rreth 20 ditë ose pak më tepër, ku të gjitha tregjet sikur janë marrë vesh me njëra-tjetrën, kanë ndërprerë prenotimet e reja. Jo nën nivelin 100% por ka një pauzë. Nuk ka anulime por prenotimet nuk po vazhdojnë në ritmin e mëparshëm. Reflektimi i luftës është diçka që tani është bërë fakt”- tha për Zërin e Amerikës Arben Çipa, Kryetar i Operatorëve Turistikë të Jugut.


Turizmi ka një ndikim të ndjeshëm në ekonominë shqiptare dhe sipas Këshillit Botëror të Turzimit dhe Udhëtimit vlersohet me një peshë prej 27% në PBB. Tërmeti i dhjetorit të vitit 2019, që dëmtoi disa zona me potencial turistik, dhe pandemia e Kovid 19 e vunë në vështirësi sektorin e turizmit. Në vitin e parë të pandemisë numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri, u ul me 60%, për shkak të kufizimeve në lëvizje. Situata u përmirësua ndjeshëm në vitin 2021, dhe sipas statistikave zyrtare numri arriti në rreth 5 milionë e 700 mijë, por shifrat mbetën sërish më të ulëta se ato para krizës, rreth 700 mijë më pak. Dhe kur u duk se vështirësitë po tejkaloheshin, lufta në Ukrainë sipas ekspertëve e vë turizimin shqiptar përballë problematikave të reja.

“Tri janë problemet kryesore me të cilat do të haset turizmi shqiptar. Rritja galopante e çmimeve, që nuk dihet se kur do të ndalojë.Mungesa e theksuar e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe ndryshimi i prurjeve pra i destinacioneve”- u shpreh për Zërin Amerikës Flora Xhemani Baba.


Përfaqësues të operatorëve turistikë, bazuar në prenotime, thonë se këtë vit pritet një rikthim i tursitëve skandinavë, dhe rritje e numrit të atyre hollandez dhe italian. Një prej investitorëve në bregdetin e Durrësit, i cili drejton disa resorte, vitet e fundit e ka mbështëtur punën e tij kryesisht tek prurjet turistike nga Polonia dhe nga vendet skandinave. Shqetësimi i tij lidhet me faktin se kontratat me agjensitë turistike janë lidhur në muajt shtator- tetor të vitit të shkuar. Tani prenotimet janë nën kosto thotë ai, pasi të gjitha çmimet janë rritur, duke veçuar atë të energjisë me 80%, që prek këtë kategori biznesesh, të cilat paguajnë në varësi të tensionit prej nga furnizohen.

“Kërkojmë trajtimin e energjisë elektrike me çmimin që ka qenë para janarit 2022. Ne furnizohemi nga tensioni i mesëm dhe çmimin e kishim 11.1 lekë për kwh, tani e kemi 18.5-18.7 lekë, i bie gati 80% rritja e energjisë elektrike. Shpresojmë që ta marin në konsideratë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Fatos Çerenishti, sipërmarrës i hoteleve “Fafa” në Durrës.


Unioni turistik shqiptar pak ditë më parë i ka kërkuar qeverisë që operatorët turistikë, të cilët kanë kontrata të nënshkruara në vjeshtën e vitit të kaluar me homologët e tyre në vende të tjera, ta paguajnë energjinë me çmimin e mëparshëm, vetëm për këtë sezon, pasi e kanë të pamundur të ndryshojnë kontratat. Autoritetet thonë se kërkesa e tyre do merret në konsideratë në kordinim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, dhe shtojnë se ende nuk një vendim.

Turizmi në Shqipëri ndërkohë vuan dhe nga problemet e vjetra, të cilat e pengojnë këtë sektor të zhvillohet. Në prej tyre lidhet me cilësinë e shërbimeve që ofrohen. Vetë investitorët thonë se kanë shumë vështirësi, për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar.

“Pjesa që ka çaluar gjithmonë është pjesa e shërbimit. Kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së eksperiencës në këtë fushë. Ende punonjësit tanë mendojnë, se kjo është një punë provizore, mendojnë të kalojnë sezonin dhe të mos kthehen më, nuk e konsiderojnë profesion. Prandaj duhet të luftojmë fort, që sezoni mos të mbetet 3-4 muaj por të zgjatet deri në 6 muaj, pse jo dhe 12 muaj”- u shpreh për Zërin e Amerikës Fatos Çerenishti, sipërmarrës i hoteleve “Fafa” në Durrës.

Zyrtarët thonë, se në Shqipëri ka disa institucione arsimore profesionale për hoteleri-turizëm, të cilat sipas tyre ende nuk promovohen fort. Ndërkohë dhe në disa universitete në vend gjatë viteve të fundit janë çelur degë të posaçme për turizmin.

“Sezonaliteti, i cili deri para 3 vjetësh ka qenë vetëm 3 muaj në vit, e ndërpriste tregun e punës dhe i bënte dhe ata që ishin të kualifikuar të largoheshin. Jemi tashmë në 6 muaj në vit dhe synimi është të shkojmë në 12 muaj. Por kemi ecur më shpejt me kërkesën, ka shumë më tepër kërkesë, se sa kemi ofertë. Ne ende nuk kemi ofertë të mjaftueshme në shërbim. Kemi marrë masa nxitëse, kemi ulur në 6% TVSH-në për të gjitha strukturat akomoduese dhe për hotelet 4-5 yje për investitorët strategjikë, kemi çuar në 0 të gjitha taksat, për një periudhë disa vjeçare. Kjo me qëllim për t’i dhënë nxitje investimeve strategjike. Po të shtojmë këtu që këto 4 vite jemi duke

menaxhuar kriza njëra pas tjetrës nuk është e e lehtë”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Autoritetet thonë se synonë turizimin cilësor, duke evidentuar disa përmirësime në infrastrkturë dhe agroturizëm. Turizmi në Shqipëri vijon të matet me hyrjet e shtetasve të huaj në territorin shqiptar në një vit dhe deklarimin e qëllimit të vizitës. Sipas statistikave 95% e 5 milion e 700 mijë shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri gjatë vitit të shkuar konsiderohen turistë. Peshën kryesore me rreth 50% ashtu si dhe me herët e mbajnë shtetasit nga Kosova, të ndjekur nga ata të Maqedonisë së Veriut, Italisë Malit të Zi, Greqisë Polonisë, Gjermanisë etj. Por sezoni i sivjetshëm turistik pritet të nisë me disa të panjohura, që e vënë këtë industri në vështirësi serioze për të tretin vit me rradhë. Ajo që dihet deri tani është rritja e konsiderueshme e çmimeve në tërësi dhe stepja e prenotimeve të reja nga destinacione që kishin filluar të konsolidoheshin./ VOA

Yuri Kim për kundërshtarët e reformës në drejtësi: “Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni…”

Reagimi i Yuri Kim ne Twiter:

Ndersa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë vettingun.

Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni.

Presidenti Biden e bëri të qartë në Memorandumin e Studimit të Sigurisë Kombëtare të 3 qershorit 2021 se lufta kundër korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës/ Reagon Meta: Akte burracake” që minojnë paqen në rajon

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për sulmin ndaj autoriteteve policore të Kosovës një natë më parë. Meta shprehet se ka besim të plotë në zbardhjen e kësaj ngjarje dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Ai bën thirrje të shmangen provokimet dhe përshkallëzimi i tensioneve që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon.

Reagimi i presidentit Ilir Meta

Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok. Kam besim të plotë se institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës do t’i zbardhin shumë shpejt këto akte burracake dhe do të vënë para drejtësisë autorët.

Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon.

Bëni gati xhupat nga garderoba/ Priten rreshje dëbore dhe ulje temperaturash në juglindje…

Ditët me diell si duket nuk do të zgjasin, pasi ditën e nesmërme gjatë mbrëmjes priten reshjet e shiut. E shtuna do të fillojë e kthjellët me vransira të lehta dhe kalimtare, kryesisht në jug dhe në qendër, më pak në veri. Por pas mesditë priten reshjet e para, fillimisht në zonat qendrore dhe më pas në jug dhe më pas në veri.

Ditën e diel do të kemi një rënie të temperaturave dhe fuqizim të vranësirave. Ndersa Dita e hënë dhe e marta fillojnë akoma më të freskëta me 3-4 gradë rënie nga e diela dhe me reshje dëborë.

Ku kryesisht zonat lindorë dhe juglindore më së shumti do të kenë reshje dëbore. Korça, Erseka mbase dhe Pogradeci do të kenë reshje dëborë gjatë ditës së hënë dhe të martë pasi në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër parashikohen reshje dëbore.

Prandaj nëse i keni hequr xhupat nga garderoba, ju duhet t’i riktheni sërish

3 vëllezër Korçarë që rifituan jetën duke i shpëtuar fundosjes së ‘Titanik’

Tragjedi që do të jetojë nga pavdekësia

Kaloi mbi një shekull nga gjëma mbinjerëzore, që 100 vjet përpara, mori 1517 jetë njerëzish e sot po merr gjithnjë e më shumë përmasa legjende. Fundosja e Titanikut që konstruktorët e WIHTE STAR LINE e quajtën të pafundosshëm, u fundos, u përmbyt i papërmbytshmi, por legjenda e tij rri pezull e nuk përmbytet.

Enigma e mbytjes  në atë mesnate të errësirtë, mes 14 -15 prillit 1912, s’do të “flasë” kurrë. Ajo do të rrijë pezull e do të stërmundojë kokat e shumë studiuesve, shkencëtarëve, shkrimtarëve, gazetarëve, regjisorëve e do të vërtitet nëpër fundoqeanin, duke u ngurosur. Enigma do të mbetet një mister e do të jetojë nga pavdekësia. Ora e vdekjes e “Titanikut” u bë dhe ora e lindjes së historisë tragjike të tij, legjenda e tij.

Asnjë copë Titaniku, as i gjithi sikur të nxirret mbi tokë nga fundoqeani, s’do të “flasë” kurrë më shumë se ç’kanë folur të 700 të mbijetuarit. Më së shumti ai do të jetë një muze psherëtimash, dhimbjesh e kureshtjesh turistësh e vizitorësh. Në atë mesnatë tragjike u dëgjuan edhe zëra shqiptarësh. Por askush, asnjë qeveri shqiptare nuk pyeti për 100 vjet me radhë: Kishte a nuk kishte shqiptarë në Titanik. Interesim i ngrirë si lotët e “Lëndinës së Lotëve”.


Karvanarët Tullga

Në një faqe të njërit prej regjistrave të vjetër të Zyrës së Gjendjes Civile të qytetit të Korçës gjendet trungu i familjes Tullga, mes të tjerëve edhe emrat e tre vëllezërve: Vangjelit, Kristaqit dhe Thanasit. Të bëjnë përshtypje të dhënat e hollësishme për secilin, gjuhët që flisnin, profesioni – karvanarë dhe së fundi: Larguar në kurbet në Amerikë, më 1912. Siç më tregon Vangjoja, i cili i ka hyrë studimit me hollësi të trungut familjar, e veçanërisht ngjarjes së Titanikut e cila për dhjetë dekada me radhë ka qenë prezente në familjen e fisin e tij, mbiemri Tullga u kishte mbetur nga nofka “tullë”, (“tullkë” në dialektin korçar, (tullgë), sepse burrat e këtij fisi ishin tullacë.

Ata banonin në Malavecin e Sipërm, mbi Dishnicë, fshat që nuk ekziston më, veç murishteve, që koha i ka rrafshuar e fshehur nëntokë. Burrat e këtij fisi ushtronin profesionin e karvanarit, u shërbenin njerëzve me llandonë e karroca me kuaj për t’i transportuar nga një vend në një tjetër, por edhe në Maqedoni, Greqi e Bullgari. Ishte koha kur Amerika kishte ngjallur interes për gjithë botën, por edhe për shqiptarët. Edhe familja Tullga vendosi të përcillte në Amerikë tre djemtë, Vangjelin (Gelan) 30 vjeç, Kristaqin (Kicen) 27 vjeç dhe Thanasin (Naskën) 25 vjeç. Të tre të martuar, të tre të fuqishëm, të mësuar me vështirësi e që u hanin duart për punë.

Pasi nxorën “navllot” – (vizat), u nisën nga Korça, nga “Lëndina e Lotëve”, për në Greqi. Udhërrëfyes u bë Visari ose Viska, siç i thoshin me përkëdheli, i cili ishte fis i Tullgave e jetonte në Athinë dhe merrej me udhërrëfime për mërgimtarë. Pasi kishin ndenjur disa ditë në Pire, i kishte përcjellë tre vëllezërit Tullga me një vapor grek për në Ingliterë. Fjalët kishin marrë dhenë, se do të nisej nga Anglia për në Amerikë, një “pamporr” shumë i madh, shumë luksoz, i paparë ndonjëherë, i ri fringo dhe shumë i sigurt. Krenaria e deteve, i thoshin.

Tre vëllezërit Tullga nuk mund ta humbitnin shansin për të udhëtuar me këtë gjigand. Familja, kur mori vesh se djemtë do të udhëtonin me të, u gëzua pamasë se u sigurua që ata do të arrinin shëndoshë e mirë, sepse anija ishte e pambytshme.


Kaluan javë e muaj… Familja Tullga priste me ankth lajm për mbërritjen e djemve në Amerikë. Pritja u thye në makth, pasi lajmi i zi për mbytjen e Titanikut kishte pushtuar edhe Shqipërinë. Në shtëpinë e Tullgave vërtitej një si kob shqetësimi: “Kanë shpëtuar djemtë, vallë”?!  Pas shumë kohësh mbërriti një letër nga Bostoni. Zarfi nuk ishte rrethuar me shirita të zinj anash çka do të thoshte se nuk sillte kob. E shkruante vëllai i madh, Gela. Pak a shumë, thoshte: Jemi gjallë. Shpëtuam me ndihmën e të madhit Zot. Kemi parë vdekjen me sy. Kemi zënë punë. Unë dhe Kicja në një fabrikë emaljoje, Naska ka hyrë berber në Boston. Mos u bëni merak për ne.

Thanasi kishte lënë në Shqipëri gruan, Sofinë dhe një vajzë të vogël. I dërgojnë haber se vajza nuk ishte mirë… Ai diçka parandjeu dhe kthehet. Me mbërritjen e tij në shtëpi rinisi kuja. I kishin vdekur edhe çupa edhe gruaja, Sofia. Sofia ishte nga Fisi i Beçkave, motra e Nasi Beçkës nga Çifligu. Dhembje mbi dhembje! Plagë mbi plagë. Kishte vdekur edhe nusja e vëllait të mesëm, Kristaqit që kishte lënë një djalë…

Rrëfimi i Thanasit: “Si hipëm në një mal prej hekuri”

Rrëfimet e Thanasit, për mesnatën e 14-15 prillit 1912, u bënë ngjarje të ditës në shtëpinë e Tullgave. Kushdo që vinte ta takonte për kryeshëndoshë apo t’i uruar mirëseardhjen do ta pyeste patjetër edhe për tragjedinë e Titanikut  Ato rrëfime kaluan gojë më gojë e brezpasbrezi dhe kanë arritur deri në ditët tona, që Vangjoja m’i tregon me aq emocion e korrektësi sikur ta kishte përjetuar vetë atë ngjarje, ndonëse gjyshi i vdiq kur ai ishte maturant në gjimnaz, në Korçë. Im gjysh, Thanas Tullga, tregon Vangjoja, kishte një kujtesë fenomenale dhe ishte kureshtar i madh.

Ai mbante mend me hollësi çdo detaj të udhëtimit. Ishte 10 prill 1912, ditë e mërkurë kur hipën në Titanik në portin i Southamptonit dhe kishin mbetur gojëhapur kur e kishin parë. Nuk ishin përhapur kot llafet se, gjer atëherë, asnjë vapor i tillë madhështor nuk kishte çarë detet e oqeanet. Ishte i pambytshëm. Ishte si një “mal pe hekuri, sa Morava, një qytet më vete që voziste në det e deti llamburiste nga dritat e luksi, sa të erreshin sytë e të merreshin mentë”, – tregonte Naska.

Biletat Viska ua kishte prerë të lira, në Klasin III, ku të tërë ishin mërgimtarë, të varfër që shkonin në botën e re për punë. Gjatë udhëtimit kishin zënë muhabet me ca grekë, se merreshim vesh, pasi dinin greqisht, kurse ca grekë dinin anglisht se kishin qenë në Amerikë e bënin për ta edhe përkthyesin.


“Ishte si në një çmendinë ku njerëzit nuk ishin të çmendur, por ua kalonin atyre”

E diel, 14 prill 1912. Ora shënoi 23.40 minuta. Duheshin edhe 20 minuta që të vinte mesnata. Ndërsa udhëtonte në ujërat e ftohta të veriut të Atllantikut, Titaniku u drodh sikur të goditej nga një mal. Ajzbergu… Mali i nëndheshëm prej akulli sulmoi pabesisht malin prej hekuri nga poshtë. Sipër, në Klasin I kishte filluar tmerri. “Ne të Klasit III, nuk dinim se ç’bëhej lart, – tregonte Naska. Një përfaqësues i ekuipazhit u kishte dhënë lajmin fatal që ua kishin perkthyen grekët. Anija për rreth 2 orë e gjysëm fundoset… Kapideni Eduard Smith urdhron braktisejen e saj.

Të shpëtojë kush të mundë… Tashmë kapideni i madh Smith komandonte mbytjen. Ishin ngjitur të tre në kuvertë. Lemerinë që kishin parë nuk ka gojë ta tregojë as penë ta shkruaj. Skena të çuditëshme plot tmerr e rrënqethje. “Ishte si në një çmendinë ku njerëzit nuk ishin të çmendur, por ua kalonin atyre”- kishte thënë Naska…  Vetëm muzikantët u binin veglave më të qarë. Qanin veglat muzikore, qanin dhe muzikantët tek përcillnin njerëzit dhe veten e tyre me muzikë në botën tjetër! Një tmerr!

“Na kishte ikur zëri nga tmerri. Se është e bukur jeta sidomos kur vdekja të sheh në sy e ti nuk e afron, thoshte Naska. Na duhej të merrnim një vendim. Dhe e morëm. Të hidheshim të tre në ujë. Si të ishte shkruar nga Zoti. Sido që të jetë puna duhet të ishim bashkë, pranë njëri-tjetrit, qoftë edhe në fund të oqeanit. Duhet të shpëtonim.  Vendimi na jepte forcë e shpresë për të jetuar. Po si? Pa një mjet lundrimi në mes të oqeanit! Pamë rretheqark. Tavolina të boshatisura që dridheshin, karrike që rrëshqisnin… Kush mund të bëhej mjeti i shpëtimit?! E vendosën…  Hodhën tavolinën, pastaj morën nga një karrike… dhe u hodhëm “fiu” me to drejt në ujë… Ulërimat e lemeritë sikur dilnin nga uji e ngjiteshin në qiell si një lutje e mallkim. Duke notuar me karrike iu afruan tavolinës, që kishin hedhur e rrinte mbi ujë. Vumë duart te ajo. Luftonim me vdekjen. Duhet t’i shpëtonim vdekjes. Por vdekja na ndiqte pas. Duhej guxim timëri e fat”.

Ata e përzunë vdekjen me guximin e moshës edhe të njerëzve të papërkulshëm. Befas u zë syri një varkë të përmbysur që plluskonte mbi ujë. Sikur panë një fije dritë shpëtimi të vogël. Iu vunë asaj, bashkë me disa të tjerë dhe e kthyen së mbari. Një varkë e përmbysur përmbysi përsëri fatin dhe e ktheu drejt jetës. Ajo varkë u bë shpëtimtarja e mbijetesës. E ngisnin me duar. Iknin që t’i shpëtonin thithjes së vorbullës që do të bënte anija kur të fundosej plotësisht. Iknin tutje nëpër oqean, pa drejtim, iknin dhe e ftohta e madhe para vdekjes së akullt, nuk ndihej.  Pas 2 orë e 40 minutash mali i pabesë prej akulli e mundi malin prej hekuri… Kaq kohë iu desh oqeanit ta gëlltiste atë mal hekuri. Dhe, me që s’e gëlltiste dot menjëherë e çau më dysh, pastaj, si lëshoi një hungërimë llahtari sa u drodh oqeani, e përpiu dhe e çoi 2787 m thellë. Titaniku kishte “pirë” brenda mushkërive të tij 25 milion litra ujë. Dhe mbi të gjitha aq njërëz sa nuk ishin mbytur kurrë.

Ja pse thoshte Tanas Tuglla se “Titanikun” e mbyti qibra

Thanas Tullga si sistemoi familjen edhe djalin e Kristaqit, pasi edhe atij i kishte vdekur e shoqja, mori përsëri udhën për në Amerikë. Më 1920 u kthye përsëri në Korçë, u martua me Vangjelinë dhe nuk iku më. Vdiq në Korçë në vitet ‘60 duke lënë pas fëmijë, nipër e mbesa dhe historinë e jashtëzakonshme të mbijetesës. Shumë e kishin pyetur: përse u mbyt Titaniku?

Dhe ai me logjikën e njeriut të thjeshtë e ironinë e korçarit kishte thënë: “E mbyti qibra e fodullëku dhe humbja e toruas… Mund të mos kishte vdekur asnjë, po t’i kishin dëgjuar sinjalet e kolegëve të anijeve të tjera që i lajmëruan me shqetësim të devijonin rrugën se kishte male me akuj. Mund të kishin vdekur shumë pak njerëz, s’kishte varka dhe ato që ishin ikën pa u mbushur plot. Në këtë botë nuk ka të pavdekshëm e të pambytshëm”. Sot në Amerikë jetojnë fëmijët e nipërit e mbesat e Kristaqit, njërit prej vëllezërve Tullga.

Ilo Deti, i konfirmuar hershëm si “një shqiptar në Titanik”

20 vjet më parë, te shihnim në TVSH, në familjen time në Tiranë filmin “Titaniku” (të vjetrin), nëna vithkuqare Olimbi Stoja, ndërsa s’ia ndante sytë ekranit me një ngulm e kureshtje të patreguar, përsëriste vazhdimisht me dhembje: I shkreti Ilua i Kovit paska parë vdekjen me sy”! “I gjori Lui ç’ka hequr”! (I thoshin shkurt amerikanët “Lui”).

Ajo më habiti kur më tregoi, se në atë “pamporr të madh që u mbyt” ishte kushëriri i saj Ilo Deti nga Vithkuqi. Përmes habisë, kureshtjes e mosbesimit, për javë të tëra, shfrytëzova shtypin e kohës në Bibliotekën Kombëtare, shfletova libra, aq sa munda, por nuk munda ta gjej askund emrin e Ilo Detit, shqiptarit të mbijetuar në tragjedinë e Titanikut.

Por në kontaktet që mora me familjarët e Ilo Detit në Korçë, u binda për të vërtetën dhe botova në vitin 1992, në gazetën “Pasqyra” ku isha kryeredaktor, shkrimin “Një shqiptar në “Titanik”. Pas meje, shkruan për këtë ngjarje edhe të tjerë, thjesht duke u rrotulluar pas fakteve që sillte shkrimi “Një shqiptar në Titanik”, por i vetmi që tregoi interes profesional, që ndoqi me këmbëngulje e kurreshtje gazetari këtë ngjarje dhe solli edhe fakte të reja, që unë i lashë në mes, ishte gazetari Ferdinand Murati. Por habia vazhdon.

Vetëm yjet e qiellit mund ta tregojnë atë natë tmerri

Edhe tri orë të tjera tmerr e lemeri duke u vërtitur mbi oqean me atë varkë. Hënë nuk kishte. Yjet lëviznin të tmerruar e keqardhës mbi oqean e shkonin ato skena që s’i kishin parë kurrë. Kalonin kokë më kokë e puthnin duke qarë për të vdekurit e gjysëmtëvdekurit, por dhe të gjallët që dridheshin e mbanin kokën drejt qiellit… Vetëm yjet mund t’i tregojnë të gjitha ato që ndodhën atë natë. Por ata yje sikur dërguan një mrekulli, një sihariq, se vdekja po mbaronte.

Një anije… anija greke Carpathia… pas pesë-gjashtë orësh të sinjalit “SOS” erdhi në fushëpërmbytjen e fushëvdekjen për t’i shëpëtuar. Kishte dhënë e para sinjalin “SOS” për zonën me akullnaja, për aisbergun, por nuk ja kishin varur. U ndanë marinarët trima si rrufe mbi det e i mbodhën të vdekurit (ata që mundën), gjysëm të vdekurit e të gjallët bashkë. Vetëm 700 kishin mbijetuar. Vinin vërdallë ca varka të vogla e thërrisnin me një si buri: A ka të gjallë… A ka njeri të gjallë?!!… Ato thirrje dhimbjeje e lutjeje i përpinte Oqeani…

Pastaj qe nisur në heshtje drejt Amerikës, New Yorkut, me ngakesën që nuk do ta dëshironte askush dhe me dashurinë e atyre që Carpathia u bë “Perëndia e shpëtimit”. Kishin ardhur pastaj edhe anije të tjera.  Vaporri Carpathia, pas tre-katër ditësh, më 18 prill, na shpuri në Neë York, tregonte Naska. Si na rregulluan na dërguan në Boston, se atje kërkuam vetë. Zumë punë. Qeveria Amerikane na përkrahu, na dha ndihma edhe shpërblim, të gjthë ne të mbijetuarve se humbëm gjithçka, por rifituam, jetën dhe një histori që nuk ishte thjesht histori, ishte edhe tragjedi, që do të rrëfehet si legjendë.

Në këtë botë nuk ka të pavdekshëm e të pambytshëm


Pas 2 orë e 40 minutash mali i pabesë prej akulli e mundi malin prej hekuri. Kaq kohë iu desh oqeanit ta gëlltiste atë mal hekuri. Dhe, me që s’e gëlltiste dot menjëherë e çau më dysh, pastaj, si lëshoi një hungërimë llahtari sa u drodh oqeani, e përpiu dhe e çoi 2787 m thellë. Titaniku kishte “pirë” brenda mushkërive të tij 25 milionë litra ujë.

Edhe tre orë të tjera tmerr e lemeri duke u vërtitur mbi oqean me atë varkë. Një anije… anija greke Carpathia… pas pesë-gjashtë orësh erdhi në fushëpërmbytjen e fushëvdekjen për t’i shpëtuar. Kishte dhënë e para sinjalin “SOS” për zonën me akullnaja, për ajsbergun, por nuk ja kishin varur. U ndanë marinarët e shkretë si rrufe mbi det e i mblodhën të vdekurit (ata që mundën), gjysmë të vdekurit e të gjallët bashkë. Vetëm 700 kishin mbijetuar.

Pastaj anija qe nisur në heshtje drejt Amerikës, New Yorkut, me ngarkesën që nuk do ta dëshironte askush dhe me dashurinë e atyre që Carpathia u bë “Perëndia e shpëtimit”. Kishin ardhur pastaj edhe anije të tjera. Vaporri Carpathia, pas tre-katër ditësh, më 18 prill, na shpuri në New York, tregonte Naska. Si na rregulluan na dërguan në Boston, se atje kërkuam vetë. Zume punë. Qeveria Amerikane na përkrahu, na dha ndihma edhe shpërblim, të gjithë ne të mbijetuarve se humbëm gjithçka, por rifituam, jetën”. 

Na flet Asdreni’, koncert në Korçë për 150-vjetorin e lindjes së poetit…

Nen drejtimin e kompozitorit Josif Minga u mbaj koncerti artistik “Na flet Asdreni” në teatrin e Korçës. Koncerti tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u mbajt me rastin e 150 vjetorit te lindjes se poetit dhe autorit te Himnit Kombëtar.

Për të kujtuar jetën dhe veprimtarinë e një prej figurave më të rëndësishme të kulturës shqiptare, performuan formacione korale, orkestrale e solistë nga Kosova e Shqipëria, nën drejtimin artistik të kompozitorit Josif Minga.

Koncerti është organizuar nga Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Bashkinë e Korçës dhe Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë.

Rritje e ndjeshme e emigracionit/ Popullsia e Shqipërisë tkurret në 2.79 milionë banorë në 2021

Plakja e popullsisë, ritmet e larta të emigracionit dhe pasojat e Covid-19 në shëndetin e popullatës kanë sjellë rënien e banorëve në vitin 2021. INSTAT raportoi se popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me 1 janar 2021. Ky është viti i pestë radhazi me tkurrje të numrit të banorëve .

Gjatë vitit 2021 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) ishte -3.296 banorë, duke shënuar për herë të parë shtesë natyrore negative.

Gjatë vitit 2021 u konstatua dhe një rritje e ndjeshme e emigracionit, ndërsa numri i të kthyerve mbetet i ulët.

INSTAT raportoi se numri i imigrantëve në vitin 2021 ishte 9.195 persona dhe numri i emigrantëve ishte 42.048 persona. Numri i të larguarve, sipas grafikëve të INSTAT, ishyte më i larti që nga viti 2019 dhe nga 2014-a.

Migracioni neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve) pësoi një rritje në vlerë absolute, krahasuar me një vit më parë: nga -16.684 në -32.853 banorë në 2021.
Në rritje ishte dhe mosha mesatare e popullsisë.

Sipas INSTAT, Në 1 janar 2022 mosha medianë e popullsisë rezulton 38,2 vjeç nga 37,6 që ishte më 1 janar 2021.


Në 1 janar 2022 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) u zvogëlua krahasuar me 1 janar 2021: nga 24,2 % në 24,0 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit: nga 22,3 % në 23,1 % gjatë të njëjtës periudhë.

Raporti gjinor i popullsisë gjithsej më 1 janar 2022 ka pësuar rënie në krahasim me 1 janar 2021: nga 99,3 në 98,6 meshkuj për 100 femra.

Raporti gjinor në lindje u rrit, duke shënuar vlerën 107,5 në vitin 2021, nga 106,6 që ishte në vitin 2020.

Gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, duke pësuar një rënie prej 2,8 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2021 ishte 30.580 persona, duke patur një rritje prej 10,8 %, krahasuar me një vit më parë. Vdekjet u rritën ndjeshëm për shkak të pasojave të shëndet të Covid-19 (shënim i Monitor).

Në vitin 2021 numri i emigrantëve ishte 42.048 persona dhe numri i imigrantëve ishte 9.195 persona.

Tirana, Durrësi dhe Fieri kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.


Më 1 janar 2022 Tirana zë rreth 32,9 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,4 % dhe 10,0 % përkatësisht.

Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë respektivisht nga 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej.

Më 1 janar 2022 popullsia u rrit vetëm në një qark të vendit
Përllogaritjet e popullsisë më 1 janar 2022 tregojnë se vetëm një qark i vendit shënojë rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa njëmbëdhjetë qarqet e tjerë shënuan rënie të popullsisë. Rritja u shënua në Tiranë (+ 0,8 %).

Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Gjirokastër (- 4,7 %), Berat (- 3,7 %) dhe Dibër (- 3,6 %).

Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kukësi (33,5 %), i cili po ashtu rezulton edhe si qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë (26,2 %), ndjekur nga qarku i Lezhës me (26,1%). /Monitor

E kishte kthyer në ‘çerdhe’ prostitucioni qëndrën e masazheve/ Arrestohet administratori 29-vjeçar…

Një qendër masazhesh që përdorej për prostitucion është goditur nga Policia e Tiranës. Blutë kanë arrestuar administratorin e kësaj qendre, A.B. 29 vjeç. Qendra ndodhej në rrugën “5 Maji” dhe ishte i regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh. Por në këtë ambient ushtrohej edhe prostitucion. Lidhur me këtë hetim të koduar “Double”, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe 37-vjeçarja E.M. për veprën penale të prostitucionit.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Double”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme. Shfrytëzonte qendrën e masazheve për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihet në pranga administratori. Procedohet penalisht punëtorja e qendrës së masazheve.

Dikur figurë ikonike/ Ten Hag: “Ronaldo nuk është pjesë e planeve tek Man Utd, pritet largimi i tij…”

Menaxheri i ardhshëm i Manchester United, Erik Ten Hag ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se Cristiano Ronaldo nuk do t’i përshtatet stilit të tij të lojës dhe legjenda portugez nuk është pjesë e planeve të tij. Ten Hag është gati të bëhet trajneri i ardhshëm i Unitedit pasi ka rënë dakord për një marrëveshje në parim me drejtuesit e klubit.Sipas Daily Star, Ten Hag thuhet se ka sanksionuar largimin e Ronaldos – pasi e ka bërë të qartë se legjenda e Unitedit nuk do të jetë pjesë e planeve të tij afatgjata në Old Trafford.

Lajmi do të befasojë tifozët e Unitedit, të cilët ende e konsiderojnë Ronaldon si një figurë ikonike në klub, pavarësisht vështirësive të tij këtë sezon. Tifozët ishin të entuziazmuar verën e kaluar kur Ronaldo, 37 vjeç, shpërfilli rivalët e Manchester Cityt për të bërë një rikthim mahnitës te United nga Juventus në një marrëveshje prej 12 milionë funtesh.

Ai pritej të ndihmonte gjigantët e rënë të sfidonin përsëri për trofe, por magjia e tij e dytë është kthyer në një makth, pasi tashmë Unitedi nuk është në ‘luftë’ për asnjë trofe.

Kjo perspektivë së bashku me mundësinë që Djajtë e Kuq nuk do të jenë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm do të thotë se një largim është gjithnjë e më i mundshëm. Megjithatë, destinacioni i yllit portugez mbetet i pasigurt shkaku i viteve të tij dhe transferimi në një klub të madh do të jetë shumë problem

Njihuni me Astronautin nga Korça/ Ja si u përzgjodh nga Nasa…

William G. GREGORY ka lindur në Lockport, Nju Jork, më 14 Maj 1957 në një familje nga Korça me origjinë dardhare. Ka kryer shkollën e mesme po aty. Në moshë të re, ai ka qenë Eagle Skaut. Më tej ai ndoqi Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA, ku u diplomua në shkencat inxhinierike më 1979. Pas kësaj, ai shkoi në Universitetin e Columbias për të marrë masterin në mekanikën inxhinierike (1980) dhe në Universitetin Troy për një master tjetër në menaxhim (1984).

Ai është, gjithashtu, anëtar i Shoqatës Akademike të Aspirantëve-USAF. Ndërmjet viteve 1981 dhe 1986, Grigori shërbeu si pilot në modelet D dhe F të F-111. Me këtë detyrë ai shërbeu si pilot instruktor në RAF Lakenheath, Mbretëria e Bashkuar, si dhe në bazën ajrore të Cannon në New Mexico.

Ai punoi në Universitetin e Forcave Ajrore (USAF test pilot school) në 1987. Ndërmjet viteve 1988 dhe 1990, Grigori shërbeu si pilot prove në bazën ajrore Edwards duke kryer fluturime me llojet e avionëve F-4, A-7D dhe të pesë llojet e F-15.

Ai ka kryer fluturime me 40 lloje avionësh duke akumuluar mbi 5 mijë orë fluturimesh. Ka gradën ushtarake Kolonel Leitnant i Forcave Ajrore të SHBA.


I zgjedhur nga NASA në Janar 1990, Gregori u bë astronaut në Korrik 1991. Preokupimet e punës teknike të Gregorit përfshijnë: Laboratori i Integrimit të Aviacionit (SAIL); zyra astronautike përfaqësuese për Landing/Rollout, Siguria e Fluturimit T-38; Qendra e Mbështetjes të Personelit Astronautik të hapësirës Kenedi (ASP); komunikues me avionët hapësinorë (CAPCOM) në misione kontrolli; përfaqësues i zyrës astronautike për operacionet e takimit dhe zbritjes, si dhe shef i degës së operacioneve hapësinore.

Ai ka fluturuar me STS-67 (1995) dhe ka shpenzuar në hapësirë 400 orë. Gregori ka dalë në pension nga Forcat Ajrore dhe NASA-n në verën e vitit 1999. Më tej ai shërbeu si zv/president i Korporatës së Zhvillimit të Biznesit për Qwaltex-in në Tempe, Arizona.

Gregori shërbeu si pilot i STS-67 në misionin kërkimor astronomik në hapësirë me ekipin me 7 persona në anijen Space Shuttle Endeavour.

Duke u nisur nga Qendra Hapësinore Kenedi më 2 Mars 1995 dhe duke zbritur në AFB Edwards më 18 Mars, 1995, ekuipazhi vendosi një rekord të qëndrimit në hapësirë prej 16 ditë, 15 orë, 8 minuta e 46 sekonda, ndërkohë që realizoi 262 rrotulime orbitale në një udhëtim prej afërsisht 7 milion milje, duke i sjellë Astro teleskopit përfitime të paçmuara

Telefonat fiks po rikthehen në modë/ Ja shteti ku përdorimi i tyre është rritur me 63%…

Rritja e pandalshme e telefonave inteligjentë bëri që telefonat fiks të qëndronin në hije për më shumë se 10 vjet. Por duket se po rikthehen në modë.Të dhënat e viteve të fundit flasin vetë. Në Itali, sipas një artikulli të La Stampa, telefonat fiks po rikthehen aty ku e kishin vendin. Njerëzit po i zgjedhin për disa arsye. Disa sepse është një mënyrë për t`u shkëputur nga celularët. Të tjerë sepse kursejnë enegjinë dhe shmangin mungesën e karikimit.

Kurse një kategori tjetër e preferor edhe si aksesor, ndaj edhe zgjedhin atë stilin e vjetër fare pa numra. Në Etsy, një faqe e famshme e tregtisë elektronike, në vitin 2021 pati një rritje prej 45% për telefonat fiks.

Sidomos në kohën e pandemisë, trafiku i telefonisë fikse u rrit me 63%.