Epike në Durrës/ 32 vjeçari mbush makinën me karburant dhe largohet pa paguar, policia e kap të pirë…

Furnizon makinën me karburant dhe ia mbath pa bërë pagesën, por kur policia sinjalizohet dhe e ndalon, rezulton se i riu që drejtonte automjetin ishte i dehur. Ky rast ka ndodhur në Durrës, ku policia njofton se ka vënë në pranga 32-vjeçarin me iniciale R.K.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 32 vjeç, pasi ka furnizuar automjetin me karburat, në një pikë karburanti, dhe është larguar pa bërë pagesën. Pas ndalimit nga Policia rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.”


Advertisement