E trishtë/ 14-vjeçari shqiptar rrëzohet nga biçikleta dhe humb jetën, ishte fëmijë i vetëm….

Greqi- Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Agrinio, Greqi. Një 14vjeçar shqiptar ka humbur jetën. Sipas mediave greke , 14-vjeçari mori biçikletën dhe takoi kushërirën e tij për të bërë së bashku xhiron e pasdites. Terreni ishte tatëpjetë dhe i ashpër, duke bërë që Gabrieli të rrëzohej nga biçikleta dhe të godiste kokën në një gur. Përplasja ishte fatale për të miturin që ndërroi jetë.

Kushëriri i tij i tronditur ka nisur të bërtasë dhe të thërrasë për ndihmë ndërsa 14-vjeçari mbetur i plagosur rëndë. Ai ka lajmëruar policinë dhe njëkohësisht dhe ambulancën, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. Pikëllues është fakti se ai shte fëmija i vetëm i familjes.