Gjykata ‘fundos’ Juventusin/ Bardhezinjve u hiqen 10 pikë. Mbeten pa Champions League!

Gjykata Federale e Apelit ka marrë vendimin përfundimtar për çështjen e problemeve me balancat te Juventusi. Për këtë arsye, bardhezinjtë dënohen me 10 pikë në klasifikim. “E thirrur nga Collegio di Garanzia dello Sport për të rinovuar vlerësimin e saj për sanksionin që do t’i vendoset Juventusit për të ashtuquajturën ‘çështja e fitimeve kapitale’, Gjykata Federale e Apelit ka sanksionuar klubin bardhezi me dhjetë pikë dënimi në renditje” – Shkruhet në njoftim.

Juventus ishte nën hetim për plusvalencat fiktive, pra mos transparencë me vlerën e vërtetë të futbollistëve gjatë transferimit. Sipas mediave të huaja, kanë shënuar në dokumente vlera më të larta të kartonëve të futbollistëve se sa ishin realisht.


Kështu nga vendi i dytë me 69 pikë, Juventusi zbret në vendin e 7 me 59 pikë. Këtë mbrëmje do të përballet me Empolin në transfertë për javën e 36-të të Serisë A. Pas këtij vendimi, Juventusi mbetet jashtë kupave të Europës kur i kanë mbetur edhe 3 ndeshje për të luajtur deri në fund të Serise A.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: