Përmbyset autoboti me naftë në aksin Librazhd-Qafë Thanë, merr flakë edhe një Honday(Foto)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e së sotme në aksin Librazhd-Qafë Thanë në vendin e quajtur Pengu. Mësohet se autoboti i ngarkuar me naftë, me drejtues shtetasin Moldav Andrei Buhne ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur ndersa nafta ka rrjedhur në rrugë.

Ndërkaq, një tjeter mjet tip “Honday” është eshte perfshire ne aksident me drejtues Dritar Vinca, banues ne SHBA.

Ky mjet nuk ka pasur kontakt me autbotin e naftës, por duke kaluar në afërsi kanë marrë flakë gomat dhe më pas është djegur plotësisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: