Ballkani është shumë pranë përsëritjes së historisë dhe kthimit në fazën në grupe të Ligës së Konferencës. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka hedhur një hap shumë të sigurt duke fituar sot në Prishtinë me shifrat 4-1 ndeshjen e parë të play-off ndaj BATE Borisov.
Atë që nuk mundi ta bënte Partizani në raundin e parë të Champions, e bën Ballkani i Ilir Dajës, që jo vetëm fiton, por e arrin me goleadë, duke dëfryer spektatorët në “Fadil Vokrri” dhe gjithë dashamirësit e futbollist që e ndoqën ndeshjen sfiden.
Pavarësisht se pësuan që në minutën e 10-të, kampionët e Kosovës u kthyen në një “uragan” të pandalshëm, duke shënuar katër gola, një në pjesën e parë dhe tre të tjerë në fraksionin e dytë. Goli i fundit i shënuar nga Thaqi, nxori nga vetja edhe Ilir Dajën, që si rrallë herë nuk mundi t’i përmbante emocionet e gëzimit.

BALLKANI 4-1 BATE BORISOV
31′ Jashanica, 58′, 66′ Tolaj, 89′ Thaqi / 10′ Laptev

https://x.com/kosovarfootball/status/1694792201513938968?s=46
https://x.com/kosovarfootball/status/1694802915045601345?s=46
https://x.com/kosovarfootball/status/1694805458295382053?s=46
