Laçi triumfoi 2-0 ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë. Kurbinasit shënuan nga një gol për çdo pjesë, për të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar deri në fund të saj, kur në minutën e 42-të vendasit kalojnë në avantazh. Melo lëshon një gjuajtje nga distanca, e cila shkon në cepin e portës që nuk u ndal dot nga Alia.
Në pjesën e dytë, kur pritej reagimi i korçarëve, është sërish Laçi që ndëshkon. Sobouale përfiton nga një pritje e portierit Alia, që lë topin të lirë, dhe shënon golin e dytë. Minuta e 54-t dhe 2-0 për kurbinasit.
Ky rezultat do të mbeste në fuqi deri në fund, pasi Skënderbeu ishte i pafuqishëm për të hyrë në lojë, madje mund të kishte pësuar edhe një gol të tretë. Dy ndeshje, dy fitore dhe pa pësuar në stolin e Laçit për trajnerin Mirel Josa, që kërkon rikthimin e bardhezinjve në Europë. E kundërta me korçarët, që bien pas dy fitoreve radhazi.
LAÇI 2-0 SKËNDERBEU
Melo 42′, Sobouale 56′
LAÇI: Dajsinani, Kuirti, Dajko, P. Zhunior, Qato, Kryeziu, Manellari, Tresa, Ujka, Melo, Sobouale. Trajner: Mirel Josa
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Randi, Prençi, Frashëri, Liço, Rabiu, Pecani, Gerxho, Nikaj, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.