‘Zemra plot’/ Pogradeci kthehet në frymëzim për Adriatik Lapajn : ‘Lëvizja Shqipëria bëhet’ po ndiqet nga qindra e mijëra qytetarë…

“Sot ishte një ditë frymëzuese në Pogradec. Qindra qytetarë na pritën me shumë dashuri. I dëgjuam, na dëgjuan.

Zemra plot!

Bëhet që çke me të!

Shihemi në dt. 8 Tetor, ora 17.00, në Firenze (adresa: https://g.co/kgs/fupgKr)!

Shihemi në dt. 14 Tetor në Bajram Curri!

Shihemi në dt. 21 Tetor në Milano!

Shihemi në dt. 28 Tetor në Berat!”- shkruan lideri i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj

I morën 9 miijë euro nga llogaria bankare/ Si u mashtrua 35-vjeçarja shqiptare në Greqi…

Një 35-vjeçare shqiptare ka rënë pre e mashtrimit nga një i panjohur, i cili i ka marrë 8968 euro nga llogaria bankare në Greqi. Sipas dëshmisë së gruas, personi që e ka telefonuar i është prezantuar si kontabilist. Ai e ka bindur 35-vjeçaren se i takonte kompensim, por për pagesën duhet të ndiqte një procedurë të cilën do ta drejtonte ai.

Pa dyshuar se kishte të bënte më një mashtrues, 35-vjeçarja ndoqi udhëzimet e tij dhe i dha akses në llogarinë bankare, shkruan protothema.gr.

Më vonë shqiptarja zbuloi se tre transferta të shumave prej 2998, 2990 dhe 2980 euro i kishte bërë në të njëjtin numër llogarie në një bankë tjetër. Policia ka nisur hetimet me qëllim identifikimin e personave të cilëve i kanë kaluar paratë në llogaritë bankare, si dhe për kontabilistin që mashtroi shqiptaren.

E rëndë në Maliq/ 78-vjeçarja rrëzohet nga ura dhe bie në lumë…

Maliq/Informacion paraprak

Sot në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Maliq, ka hyrë në ujërat e lumit Devoll duke rrezikuar jetën, shtetasja B. M., rreth 78 vjeçe, e cila u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se 78-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zhbllokohet fantazisti Pogradecar i Kombëtares/ Gjen golin e pare me skuadrën e re…

Pritjes 1-vjeçare i vjen fund, Endri Çekiçi është zhbllokuar më në fund, teksa gjeti ditën e sotme, rrugën e rrjetës. Sulmuesi pogradecar, tundi rrjetën në minutën e 36-të, në duelin ndaj Trabzonspor. Pas asistit të Midtsjo, Çekiçi goditi saktë duke ngushtuar shifrat në 2-1. Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë.

Goli i fundit që Çekiçi kishte shënuar në elitën e futbollit shqiptar, ishte më 16 shtator të vitit 2022 në duelin ndaj Gallatasarait, teksa pogradecari ishte pjesë e Koniasporit.

Publikohen komentet e burrit para se ai te vriste gruan e tij ,me plumb ne koke…

Nje ngjarje e rende ndodhi mbrejen e djeshme ku burri vret gruan e tij me arme zjarri. Ata ishin prinder te dy femijeve 1 vajzë dhe 1 djalë, 14 dhe 17 vjeç. Mendohet qe shkaqet kane qene xhelozia mes ciftit pasi dhe femijet jane shprehur se ata kishin probleme kohet e fundit.

Por ne faqen e instagramin jane zbuluar mesazhet e bashkeshortit para se ai ta vriste.

“Kush të do nuk dorëzohet kurrë për të të pasur,” – shkruante Klodiana.

“Një si ty nuk mund të mos e dashurosh përjetë,” – komentonte Alfredi.

Maliq/ 55-vjeçari rrëzohet teksa riparonte çatinë, transportohet drejt spitalit të Korçës…

Maliq/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në fshatin Shkozë, Maliq, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, duke riparuar çatinë e banesës së tij, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia iu gjeti kanabis gjatë kontrrollit në makinë/ Arrestohen dy persona në Korçë…

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. E., 38 vjeç, banues në Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muzakajt”, Korçë, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ushtruan në automjetin tip “Benz”, me drejtues 38-vjeçarin, gjetën një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në çantën e shtetasit H. H., pasagjer në këtë automjet, u gjet një tjetër sasi lënde e dyshuar kanabis. Sasitë e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Autor i vjedhjes së 3 Teqeve në Kolonjë ,shpallet në kërkim skifteri i Elbasanit…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. A., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se është autori i vjedhjes në tre objekte kulti (teqe), konkretisht më datë 22.08.2023, ka vjedhur një shumë parash në teqenë e fshatit Starje, më datë 24.08.2023, ka vjedhur një shumë parash në teqenë e fshatit Kreshovë dhe më datë 29.09.2023, ka vjedhur një shumë parash në teqenë e fshatit Gjonç, Kolonjë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit L. A.

Ervin Karamuço: “Kanë dalë dy video erotike të gocave të showbizit nga telefoni i një personi në kërkim…

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë se nga zbërthimi i telefonit të një personi në kërkim, kanë dalë dy video intime ku protagoniste janë dy vajza të showbizit shqiptar. Njëra, tha Karamuço, është shumë e njohur. Karamuço tha se nga mesazhet në telefon është zbuluar gjithashtu se për një prej vajzave më të bukura të showbizit shqiptar, personazhet e krimit paguajnë deri në 100 mijë euro në ditë.

Po qarkullon video gjysmë erotike, dy personazhe të showbizit, njëra ka dalë aty që do të thotë është filmuar nga ai.

Ne presim hetime nga ky celular dhe na del kjo video. Janë dy vajza nga showbizi, por njëra njihet shumë. Poseduesi i këtij celulari është një person ende në kërkim nga drejtësia shqiptare. Në këtë celular del edhe një personazh tjetër që porosit femra shqiptare për Dubai, dhe i pyet, si i do. Do dalin çudira, është prostitucion, korrupsion, indicie. Janë pjesë kronologjie të jetës së një personi që është marrë me shumë gjëra të pista.

Të bie perdja dhe të kuptojmë kush janë zyrtarët. 100 mijë euro në ditë, është e shënuar në celular, 100 mijë euro në ditë për të kaluar një javë, 3-4 ditë diku, jo në Shqipëri”, tha Karamuço.

‘Shqipëria bëhet’/ Lapaj vijon rrugëtimin në Pogradec: “Populli këtu është marrë peng….

Aktivisti i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarë të Pogradecit. Gjatë fjalës së tij, ai shprehu bindjen e tij se Shqipëria bëhet, por duhet vendosmëri. Mes të tjerash ai iu bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj lëvizje, ndërsa i ftoi ata që të firmosin.

“Shqipëria bëhet, por duhet vendosmëri. Këtu populli është marre peng.

Do të realizojmë këtë mision, për në është historike. Nuk janë të gjithë njësojë. Ata që kanë marrë peng këtë vend, dhe ata që janë pengje. 15 vjet heq dorë nga çdo post publik, por vetëm të vijnë të firmosin, të bëhen pjesë e lëvizjes dhe të kthejmë këtë iniciativë në mision”, tha ai.

Në fund, Lapaj bëri të ditur se ‘Shqipëria Bëhet’ do të vazhdojë rrugëtimin e bashkëbisedimeve edhe në qytetet të tjera të Shqipërisë, madje edhe jashtë saj.

E preu makineria e mishit në punë/ Kjo është Ana ,Shqiptarja që vdiq tragjikisht në sy të vajzës…

Vdes në mënyrë tragjike gruaja shqiptare në Greqi. Ngjarja ndodhi dje në Mesolongji, teksa gruaja po punonte në një dyqan mishi ku kryente punë, kryesisht pastrimi, me makineri që prisnin mishin .Mediat e huaja thonë se gruas, rreth 50 vjeçe, në rrethana ende të paqarta i ka kapur makineria flokët dhe si pasojë e ka tërhequr duke e prerë. Në momentin e ngjarjes, është ndodhur dhe vajza e saj e cila u trondit kur pa të ëmën e pajetë.

Policia arrestoi pronarin e dyqanit të makinës, pasi në kuadër të hetimeve, ai akuzohet për një aksident industrial me pasojë vrasje nga pakujdesia.

Ndërsa trupi i viktimës u dërgua në Patra për autopsi, varrimi pritet të bëhet në ditët në vijim në Evinochori. Gruaja shqiptare prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me dy fëmijët, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar, pas ndarjes nga bashkëshorti në Shqipëri. Sipas njerëzve që e njihnin, ajo punonte me të bijën nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe pastronin dyqanet për të siguruar jetesën.

Si ndodhi aksidenti?

Aksidenti tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, pak pas orës 21:00, kur gruaja dhe vajza e saj, e cila punonte si pastruese, kanë shkuar tek dyqani i mishit për të bërë punën e tyre. Për arsye ende të panjohura, gjatë pastrimit grirësja e mishit i kapi flokët dhe më pas i copëtoji trupin. Puna për heqjen e trupit nga makineria u përfundua me shumë vështirësi, pak para mesnatës.

Vajza e saj doli në rrugë dhe bërtiste ‘ndihmë’”, raportojnë personat që ndodheshin aty.

Një kalimtar ka hyrë në dyqan dhe ka zbuluar tmerrin që kishte ndodhur. Vajza më pas filloi të bërtiste, pa mundur të besonte se çfarë kishte ndodhur para syve të saj, dhe më pas thuhet se u dërgua në spital në gjendje shoku, ku më pas u lirua. Ajo dhe vëllai i saj 10-vjeçar ndodhen që nga mëngjesi i djeshëm në shtëpinë e një të afërmi. Në vendngjarje kanë shkuar policia, ambulanca dhe zjarrfikësja. Hetimet paraprake për zbardhjen e saktë të shkakut të aksidentit po kryhen nga AT Mesolongjit.

Ekzekutoi me plumb në kokë 35-vjeçaren Klodiana Vefa para banesës, vetëvritet ish-burri

Ka përfunduar tragjikisht historia e një çifti shqiptarësh në Itali. Autoritetet kanë njoftuar se kanë gjetur të vdekur autorin e dyshuar të vrasjes së Klodiana Vefës. Ngjarja ndodhi në provincën e Firences .Pasi ekzekutoi Klodiana Vefën, Alfredi duket se ka qëlluar edhe veten me të njëjtën armë që i mori jetën bashkëshortes së tij.

Pikat e kontrollit ishin ngritur nga policia në të gjithë zonën e Empoli Valdelsa dhe pjesën tjetër të provincës së Firences, kërkime në të cilat është përdorur edhe helikopteri. Gjatë arratisjes së tij ai arriti deri në San Casciano Val di Pesa.

Klodiana punonte në një kompani këpucësh dhe kamariere në një piceri në fundjavë. Autori i ngjarjes ishte murator edhe pse para pak kohësh kishte mbetur i papunë. Ata jetonin nën të njëjtën çati, por kishin ndërprerë lidhjen e tyre 6 vite më parë. Ngjarja erdhi për shkak të xhelozisë ku ish burri i kishte thënë se ajo i ka ditët të numëruara “.

Pronari i picerisë ku punonte viktima tha: “Në 2 vitet e fundit ai ia kishte bërë të pamundur jetën dhe ajo donte të largohej nga ajo shtëpi”.

Miliona euro buxheti për Censin/ Shuma e frikshme befason Blendi Fevziun: “Sa mo…?

Avokati dhe pedagogu Alket Hyseni ka zbuluar se sa është buxheti për Censin e popullsisë. Në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun, ai është shprehur se buxheti për Censin është 17 milionë euro, gjë që ka shkaktuar edhe habinë e gazetarit Fevziu. Hyseni ka theksuar se Censi është shumë i rëndësishëm për një vend. “Për fenë, përfitimet janë të aspektit studimor, doktrinor”, është shprehur Hyseni.

“Te çështjet fetare nuk mund të ketë penalitete përveç vendeve që e lidhin fenë me shtetin”, ka shtuar avokati.

Pjesë nga biseda në emision:

Ledian Cikalleshi: Asnjë komunitet fetar nuk ka asnjë përfitim ekonomik apo të ndonjë natyre tjetër në lidhje me përgjigjet që do të japin qytetarët. Kemi qenë të shqetësuar që qytetarët të japin përgjigjen e asaj që është dhe ndien dhe pjesa e përgjigjes të përkthehet pikërisht, ajo që ai ndien. Nuk është se na ul përqindjen ne, ose na rrit përqindjen. Ne si besimet fetare kemi një lloj krenarie, “që jemi besimtarë dhe jemi krenarë për këtë” dhe kjo i shërben besimtarit për t’u vetidentifikuar.

Ornela Çuçi: Po shteti shqiptar po harxhon shumë për Censin, janë shumë të ardhura që harxhohen.

Blendi Fevziu: Sa kushton Censi?

Alket Hyseni: 17 milionë euro është buxheti.

Blendi Fevziu: Sa? 17 milionë euro për t’u regjistruar?

Alket Hyseni: Censi është shumë i rëndësishëm për një vend. Për fenë, përfitimet janë të aspektit studimor, doktrinor. E rëndësishme që të sqarojmë një gjë, debati që u bë është “ta lëmë opsionale apo të detyrueshme”. Te çështjet fetare nuk mund të ketë penalitete përveç vendeve që e lidhin fenë me shtetin. U bëj thirrje komuniteteve fetare, janë turrur si partitë politike në terren. Ato nuk votohen dhe bindja e njerëzve nuk vjen se dalin ata në terren. T’i sqarojnë besimtarët në institucionet e tyre fetare dhe të punojnë me njerëzit e tjerë për t’i sqaruar, por të mos dalin në të gjitha mediat pafund, sikur ka filluar garë. Një besimtar i mirë nuk frikësohet nga këto, deklarohet vetë.

Ledian Cikalleshi: Ne nuk kemi problem çështjen e përqindjeve, mjafton që besimtarët të shprehin atë që kanë në zemër, nuk ka problem se ulet apo shtohet përqindja. Nuk përkthehet në përfitim material. Pjesa që kemi ngritur si shqetësim është pjesa e anketuesve që shpeshherë nuk kanë shkuar dhe kanë marrë vetëm emrat dhe ju kanë thënë që “nuk ka problem se i plotësoj unë pjesën e të dhënave të tjera”.

Artan Hoxha :”Tirana ngjan si dy pika uji me keto narko-qytete…

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto nga qytetet, ku sipas tij gëlon paraja e narkotrafikut global. Në Facebook, Hoxha shkruan se Tirana, Bogota, Medellin, Guayaquil, janë katër qytetet me ngjashmëri jo vetëm projekt, por edhe në trafikun e drogës. Po ashtu, Hoxha ka theksuar se këto qytete sikur i ka projektuar dhe ndërtuar të njejtët ‘mbretër’ të betonit.

Postimi i Plotë:

Tirana, Bogota, Medellin, Guayaquil…

Ore identike, sikur i ka pjelle e njejta mendje…

Sikur i ka projektuar i njejti arkitekt…

Sikur i kane ndertuar te njejtet ”mbreter” te betonit…

Sikur i kane ideuar, lejuar dhe legalizuar te njejtet makuter te pushtetit….

Ne fund te fundit, pse te mos ngjajne si dy pika uji??!!

A nuk jane narko-qytete, ku gelon paraja e narkotrafikut global???!!!!