Skënderbeu ‘i etur’ për elitën/ Korçarët shpërthejnë në festë pasi mundin Dinamon(Video)

Skënderbeu dhe Dinamo janë përballur mbrëmjen e sotme në javën e dytë të “Abissnet Superiore”-s. Korçarët po tregojnë forcën e tyre në elitën e futbollit shqiptar, ku duket se synojnë të mbërrijnë sa më lart. Bardhekuqtë kanë mposhtur sot Dinamon me rezultatin minimal 1-0 duke u kthyer pas në kohë në vitet e arta, ndërsa Dinamo dy humbje.

Di Biagio ende nuk ka shijuar pikë në aventurën shqiptare.

Ky eshte momenti i festes pasi marin kreun e superligës.

Shkëlqyen me fanellën e Skenderbeut/ Flasin dy korçarët Liço dhe Shaqe: “Ka etje në skuadër…

Skuadra e Gvozenoviç, arriti të triumfonte mbrëmjen e sotme ndaj Dinamos me rezultatin 1-0. Me lojtarë të rinj në përbërje, korçarët treguan dëshirë dhe etje për sukses, duke sakrifikuar dhe luftuar deri në momentet e fundit. Pas këtij dueli folën edhe dy futbollistët korçarë Dean Liço dhe Klevis Shaqe që ishin titullarë, teksa u shprehën:

DEAN LIÇO – Kemi dy muaj që po përgatitemi shumë mirë, kemi mbështetjen e presidentit. Kemi një grup me lojtarë shumë të mirë. Puna e të gjithëve ka sjellë edhe rezultatet. Është ende herët për të folur për renditjen. Ne do i marrim ndeshjet një nga një dhe kur të vijë koha, të shikojmë ku do jemi.

Ka etje në skuadër, sepse shumica e lojtarëve janë të rinj. Secili jep maksimumin, për të treguar veten dhe për skuadrën.

Besimin e kemi pasur të gjithë, si nga trajneri ashtu edhe lojtarët. Kemi menduar pozitivisht dhe të japim maksimumin.

KLEVIS SHAQE – Unë e kam njësoj, ndihem mirë në fushë dhe bëj çfarë më kërkon trajneri. Ishte një duel i fortë dhe interesant me Albion Markun në krahun e djathtë.

Gvozdenovic: “Korça është qytet i bukur dhe sot fitoi futbolli, Skenderbeu do të luftojë me të gjithë…

Skënderbeu mori një tjetër fitore, kësaj rradhe ndaj Dinamos në shtëpi. Korçarët akumulojnë kështu 3 pikët e rradhës dhe në javën tjetër udhëtojnë në kryeqytet për të sfiduar Tiranën në Selman Stërmasi. Pas ndeshjes, trajneri Gvozdenovic dha prononcimin e tij për MCN TV.

Gvozdenoviç Skënderbeu: “Ishim me besim se do të bënim mirë nga java në javë. Por nuk e dinim se do të fitonim. Jemi të kënaqur edhe me lojën, edhe me pikët.

Por kanë kaluar vetëm dy javë. Nuk dua të bëj eufori, sepse kampionati shqiptar është shumë i vështirë. Do të shikojmë në javën e tretë dhe në javën e katërt. Nuk mund të them akoma për objektivat. Kanë kaluar vetëm dy javë. Për momentin jemi shumë të lumtur.

Korça është qytet i bukur dhe sot fitoi futbolli. Ambient fantastik dhe bravo tifozëve tanë. Për ambicie nuk them akoma, është shpejt. Unë do luftoj me të gjithë. Edhe Egnatia me Tiranën janë ekip i fortë“.

Sekreti i Skënderbeut? Kemi qenë mirë këto 2 javë, por kemi patur edhe fat. Ndaj Egnatias na rrezikuan, edhe Dinamo. Patëm pak fat por djemtë e merituan. Këtë javë do të punojmë në fazën mbrojtëse. Sekretin nuk ua tregoj akoma.

Ashpërsohen masat/ Gjobë kush lëviz në mjet me fëmijën nën moshen 12 vjeç pa rrip sigurimi apo sistemet e fiksimit!

Policia Rrugore e Tiranës bën me dije se shoferët që lëvizin në mjet më fëmijë nën moshën 12 vjeç pa rrip sigurimi apo sistemet e fiksimit, do të gjobiten. Gjobat do të variojnë nga 5000 deri në 15 000 lekë. Sakaq, Policia i bën thirrje qytetarëve të marrin masa.

Njoftimi i policisë:

Për të krijuar një mjedis sa më të sigurtë për përdoruesit e rrugës dhe për qytetarët, Policia Rrugore është angazhuar maksimalisht për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët konstatohen duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur raste të drejtuesve të automjeteve të cilët mbajnë fëmijë nën moshën 12 vjeç, pa sistemet e fiksimit.

Kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative, nga 5000 deri në 15 000 lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e fëmijës, kur ai ndodhet aty në çastin e kryerjes së shkeljes.

Në rast se shkelësi është drejtuesi i mjetit, përveç masës së parë administrative, atij i vendoset edhe masa administrative plotësuese pezullim i lejes së drejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.

Dy fjalë për Fatos Nanon!

Nga Dritan Hila:

Duket se Fatos Nano ia ka hedhur vdekjes. Njeriu që nuk e mori asnjëherë seriozisht pushtetin, mesa duket nuk është mësuar ta marrë seriozisht edhe vdekjen, pavarësisht këshillave të mjekëve. Me siguri, si në poezinë e famshme të Dritëro Agollit, për të disatën herë ka negociuar me të, i ka thënë të pinë një gotë bashkë dhe të kthehet një herë tjetër.

Në fakt të dy ata, Agolli dhe Nano, janë personazhet që një repart të ndryshkur të Enver Hoxhës e galvanizuan dhe e kthyen në forcën politike e cila nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti dhe rinovimin nuk e shikon më nga rotacioni i pushteteve por nga ai i elitave brenda saj.

Fatos Nano ka dritën dhe hijen në karierën e tij politike ku drita pamëdyshje mbizotëron. Merita e tij e madhe e pakontestueshme është modernizimi i partisë. I ndjekur dhe persekutuar nga jashtë dhe brenda partisë, ia doli që vetëm pas katër vitesh ta bëjë forcë të besueshme për të marrë pushtetin. Tridhjetë vite pas reformës së tij, kur në gjithë lindjen ish-sovjetike nuk ekzistojnë më pasardhëset e komunistëve, partia e socialistëve shqiptarë është në vitin e 18-të në pushtet dhe çdo forcë tjetër politike përballë saj duket anakronike.

Një meritë tjetër ishte afrimi i elementëve të rinj. Ca i dolën bukëshkalë, ca budallenj, ca gjarpërinj e të tjerët me vlerë. Por rezultati është që PS, falë tij, është në gjendje të gjenerojë elita të reja.

Një nga meritat që pak ia përmendin është ekonomia. Nano ishte një përfaqësues tipik i Keynes në ekonominë e shkalafitur shqiptare. Ja doli të disiplinonte sistemin e shpartalluar fiskal shqiptar dhe të shpërndante investimet në rrugë jo preferenciale. Shumë nga bizneset e suksesshme e kanë zanafillën në kohën e tij. Nano ishte një armik i sistemeve monopoliste që po i zënë frymën ekonomisë tonë.

Një meritë tjetër e tij është korpusi i ligjeve që shpesh binin në kundërshtim me etjen shqiptare për pushtet. “Po falim pushtet që të bëjmë shtet”, është fraza e tij që shumëpak e kujton sot. Ende ligjet e tij për administratën, tenderat, rekrutimin, mbeten më të mirat.

Pas kësaj vijnë dritëhijet e Nanos, dritëhije që do të diskutohen edhe për shumë dekada të tjera. Shumë thonë që instaloi korrupsionin. Broçkulla. E kishte instaluar Saliu i parë, i cili po tregon që e ka gjenetik dhe jo aksidental. Ama dobësia e Nanos është indulgjenca e tij ndaj individëve që i bjerrën qeverisjen dhe në përgjithësi ndaj kësaj flame si fenomen që është futur tashmë në psikozën tonë. Flamë që dogji edhe vetë atë në 2005-ën.

A ishin njerëzit aq të mllefosur nga korrupsioni sa të votonin Berishën? Jo, numrat thonë të kundërtën. Por Fatos Nano lëshoi pushtetin me vetëdije. Me vetëdije bëri ligjin elektoral që e penalizonte dhe me vetëdije nuk bëri presion mbi gjykatat që të merrte mandatet e diskutueshme. Natyrisht që ishte veprimi i një evropiani, por problemi është se kë kishte përballë. Cili është rezultati? Risolli një Berishë në pushtet që as kishte mësuar e as kishte harruar ndonjë nga veset, Berishë që e kemi peshqesh edhe sot.

A ishte ky një mësim në lëkurën e shqiptarëve për nevojën e rotacionit të pushtetit, kulturë e cila po ju vinte paketë me Berishën?

Mbase po e mbase jo. Pushteti duhet të riciklohej, dhe Nano futi kulturën e ndërrimit paqësor të pushtetit, një revolucion ky kur merr parasysh që po ndryshonte psikologjinë e një partie që nën lëkurë i lexohej citati “Pushteti buron nga gryka e pushkës dhe mbrohet me grykën e topit”. Kurse Berisha, njeriu i kasaphanës së ‘97-ës nuk ishte e nevojshme, madje e tepërt. E tregoi në 21 janar që ishte i njëjti i ‘97-ës. I dha shpresë çdo llumi që çfarëdo të bëjë, dikur do vijë edhe dita e tij.

E panevojshme lufta në të gjitha frontet që i hapi Edi Ramës.

Deklaratat kundër tij për ta poshtëruar, investimet në fushata zgjedhore politike që të humbiste, duke harruar se bashkë me Ramën po digjeshin edhe socialistët, i bënë jetën e vështirë jo vetëm Ramës por gjithë atyre që ishin jashtë dhomave të pushtetit të Berishës. Njeriu që nuk njihej për hakmarrje u shfaq inatçor me njeriun që e kishte promovuar vetë. E parë me syrin e të sotmes, duket se njeriu i vetëm të cilit Nano u përpoq t’i bënte keq ishte pikërisht Rama, ndërkohë që shumë emra kishin radhën para tij. Sot duket diçka e tejkaluar. Rama me sa duket ia ka falur dhe jo vetëm me deklarata, dhe mes tyre tashmë është paqja.

Në fund të ciklit historia të mban mend vetëm për një karakteristikë të pushtetit që përmblidhet në një fjali dhe për Nanon ka shumë të ngjarë që të jetë: Qytetar, me veset dhe virtytet që mbart kjo fjalë. Gjithsesi shpresojmë të jetë herët për të bërë një bilanc për të. Shqipëria ka ende nevojë për Fatos Nanon, qoftë edhe si ikonë e gjallë. /dritare.net

Skënderbeu “i papërmbajtshëm” mposht Dinamon dhe rëmben kreun(Video)

Skënderbeu vazhdon ecurinë pozitive duke shfaqur forcë në elitën e futbollit shqiptar. Pas fitores në javën e parë përballë Egnatias, ekipi korçar është rikthyer në shtëpi për të mposhtur Dinamon. Goli do të vinte në pjesën e dytë, kur Behiratçe devijoi topi në portën e tij për t’i dhënë avantazhin korçarëve në minuten e 48.

Pavarësisht rasteve pas këtij goli, rezultati mbeti i pandryshuar. Suksesi ngjit Skënderbeun në kuotën e 6 pikëve, ndërsa lë Dinamon me 0 të tilla, duke ia bërë më të vështirë startin në futbollin shqiptar italianit Di Biaxho.

SKËNDERBEU-DINAMO 1-0
48′ (ag) Behiratçe

Abissnet Superiore: Java e 2-të
Stadiumi: Skënderbeu
Arbitër: Enea Jorgji

Formacionet Zyrtare:

Skënderbeu (3-5-2): Alia; Ramos, Prençi, Dwumfour; Frashëri, Rabiu, Liço, Yuri, Shaqe; Nikaj, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenovic

Dinamo City (4-2-3-1): Rexhepi; Albion Marku, Hoxha, Behiratche, Prodani; Krasniqi, Andoni; Zagjërba, Denisson, Allmuça; Kaçorri. Trajner: Luigi di Biagio

Skënderbeu “i papërmbajtshëm” mposht Dinamon dhe rëmben kreun(Video)

Skënderbeu vazhdon ecurinë pozitive duke shfaqur forcë në elitën e futbollit shqiptar. Pas fitores në javën e parë përballë Egnatias, ekipi korçar është rikthyer në shtëpi për të mposhtur Dinamon. Goli do të vinte në pjesën e dytë, kur Behiratçe devijoi topi në portën e tij për t’i dhënë avantazhin korçarëve në minuten e 48.

Pavarësisht rasteve pas këtij goli, rezultati mbeti i pandryshuar. Suksesi ngjit Skënderbeun në kuotën e 6 pikëve, ndërsa lë Dinamon me 0 të tilla, duke ia bërë më të vështirë startin në futbollin shqiptar italianit Di Biaxho.

SKËNDERBEU-DINAMO 1-0
48′ (ag) Behiratçe

Abissnet Superiore: Java e 2-të
Stadiumi: Skënderbeu
Arbitër: Enea Jorgji

Formacionet Zyrtare:

Skënderbeu (3-5-2): Alia; Ramos, Prençi, Dwumfour; Frashëri, Rabiu, Liço, Yuri, Shaqe; Nikaj, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenovic

Dinamo City (4-2-3-1): Rexhepi; Albion Marku, Hoxha, Behiratche, Prodani; Krasniqi, Andoni; Zagjërba, Denisson, Allmuça; Kaçorri. Trajner: Luigi di Biagio

Supersfida Skënderbeu-Dinamo, ja formacionet zyrtare…

Skënderbeu dhe Dinamo luajnë sot një përballje shumë interesante mes tyre në Korçë. Trajneri Gvozdenoviç nuk ka ndryshuar protagonistët e fitores së korçarëve ndaj Egnatias, duke rreshtuar në fushë të njëjtin formacion, me dyshen Nikaj-Rashica në sulm.

Ndërkohë, Di Biaxho ka ulur në stol Vilën dhe Lorran, për t’u bërë vend Allmuçës dhe Andonit.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Markos, Prençi, Dumfur, Frashëri, Rabiu, Liço, Pecani, Shaqe, Nikaj, Rashica.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

DINAMO: Rexhepi. A.Marku, Hoxha, Behiratçe, Prodani, Krasniqi, Allmuça, Andoni, Zabërgja, Denison, Kaçorri.
Trajner: Luixhi Di Biaxho

Gazetari shqiptar rendit 51 arsyet pse u largua drejt Amerikës: “Mos më thoni që s’janë te vërteta…

Nga Flamur Vezaj*

Ika sepse nuk kisha siguri per vete e familjen! Ika sepse nuk kisha siguri ne pune! Ika sepse nuk paguhesha sa duhet! Ika sepse nuk merrja rrogen ne kohe! Ika se une duhet te isha 24 ore ne gadishmeri e pronarin nuk guxoje ta pyesje pse vononte rrogen!

Ika sepse larg qofte nje semundje ne familje duhet te merrje kredi ne banke per shpenzimet!

Ika sepse shteti nuk te ofronte siguri e ndodhte qe shtetaret te “shisnin” te kriminelet”! Ika sepse kercenimet i zgjidhja privatisht dhe i lodha familjen e miqt! Ika sepse te shpallurit ne kerkim i gjejne me shpesh vrasesit e jo policia!

Ika sepse edhe po te ndodhte dicka ne kryet te detyres pas tre dite asnje nuk kujtohet per ty! Ika sepse nuk doja te behesha “mercenar” i partive dhe krimineleve! Ika sepse drejtesine duhet ta paguhash qe ta gezoje!

Ika se po te kritikoje qeverine (ministrin perkatese) ta heqin nusen nga puna!

Ika sepse sa here nderrohej drejtori institucionit duhej me shku me i gjet mik qe mos te heqin nusen nga puna! Ika sepse ne administrate promovohen militantet dhe jo specialistet!

Ika sepse krimineli eshte me i respektuar para ligjit se qytetari i thjesht! Ika sepse femijet e hajduteve te prones publike fshijne djersen me 500 eurosha! Ika sepse arsimi eshte shkaterruar, eshte bere mesues edhe nje me diplome te blere e drejtor ai qe eshte denuar per shitje diplomash!

Ika sepse duhej te fusje mik per te fut femijet ne kopsht!

Ika sepse qe ne kopsht duhet te bleje dyshek, jastek, jorgan e mbulesa e me pas letra higjienike e sende tjera cdo muaj! Ika sepse duhet te paguaje nen dore qe edukatorja (me rroge qesharake) ti nderronte femijet ne kohe qe mos te ftoheshin!

Ika sepse duhet te prisje ne radh qe te blesh librat e femijes! Ika sepse femija ne shkolle nuk bente pushim te gjate se skishte ambiente! Ika sepse femija nuk merrte dijen e duhur se mesuesja kishte 38 nxenes! Ika sepse cdo muaj duhet te furnizoje klasen e femijes me letra A4 e sende tjera te nevojshme qe shkolla nuk ia siguronte!

Ika sepese ne cdo dimer femija duhej te vishej edhe ne klase me rroba te trasha se vinte i plevitosur nga shkolla! Ika sepse femija ngrohej me frymarrjen e shokeve e shoqeve ne klase!

Ika sepse nuk kisha mundesi si politikanet apo ata qe jane prane tyre te shkolloj femijet jashte! Ika sepse shendetesine e ka marr lumi! Ika sepse shteti nuk te jep shpresa per sherimin e nje te semuri apo nje femije qe ka nevoj!

Ika sepse diagnostifokoheshe ne spitale si private e shteterore me semundje qe nuk i ke! Ika sepse ne spitale cdo gje duhet te blere e paguar! Ika sepse ne urgjencen e pediatrise duhet te presesh mbi nje ore per te vizituar femijen me temeperature!

Ika sepse ne Spitale private ke vetem sherbimin e hotelerise dhe do te paguash si hotel me 5 yje per nje nate e nuk ke ku te ngrohesh qumshtin!

Ika sepse merr gjobe nga policia pa te ndaluar ndonjehere e pa kryer shkelje! Ika se me shume denohesh per rrip sigurimi se sa per shkelje semafori! Ika sepse kriminelet kane dal nga strofulla dhe jane perzier me politikanet e shtetaret!

Ika sepse vrasjet tashme jane bere statistike dhe jo problem per parandalimin e tyre apo gjetjen e autoreve! Ika sepse mungon cdo sherbim social!

Policia rrugore bën namin në Korçë/ Gjobit mbi 4100 shoferë për Gushtin, 20 prej tyre i arreston në flagrancë(Video)

Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë sezonit turistik, Policia Rrugore, ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.

Gjatë muajit gusht 2023, janë ndëshkuar administrativisht, në total, 4133 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 15 drejtues;

Janë ndëshkuar 893 drejtues mjetesh për parakalime të gabura;

94 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

21 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

1310 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia e Rrugore e DVP Korçë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre. udhëtonimejetënnëmendje 🛣️🚘 zbatonirregullateqarkullimitrrugor✅⚠️ vendosnirripinesigurimit respektonikëmbësorët 🚶🚸 STOP shpejtësisë alkoolitcelularitgjatedrejtimitteautomjetit🚘

Mbante thikë me vete pas konfliktit, policia procedon 25-vjeçarin në Pogradec..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 25 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, sepse në lagjen nr. 4, Pogradec, pas një konflikti verbal me një shtetas tjetër,

shërbimet e Policisë i kanë gjetur gjatë kontrollit fizik, një thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Kapet nga policia 32-vjeçari në Korçë, posedonte përforcues grushti në makinë…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. Q., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volvo”, që ky shtetas drejtonte,

gjetën një përforcues grushti, i cili i sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

I shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, arrestohet në Kakavijë 32-vjeçari Korçar…

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim R. M., 32 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë

i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Knock down 2”, të finalizuar më datë 28.10.2022 nga strukturat e Policisë Korçë, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Luiz Ejlli, gati bashkëpunimin e radhës me Klajdi Harunin dhe Brunon…

Big Brother Vip 2” ndryshoi rrënjësisht jetën e Luiz Ejlli. Përpos çmimit të madh, këngëtari fitoi shumëçka nga ky format shto këtu edhe dashurinë. Pas përfundimit të këtij rrugëtimi, këngëtari është bërë mjaft aktiv nëpër koncerte dhe me projekte të reja muzikore,

teksa është dhe aktori kryesor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”.

Pushimet mbaruan dhe së fundmi ai ka lajmëruar bashkëpunimin e rradhës. Ai si duket do të jetë me dy këngëtarët e njohur, Brunon dhe Korçarin Klajdi Harunin.

Këtë lë të kuptojmë një story e tij e fundit me dy artistët, ku krahas shkruan: Fourdots.

Nikoll Lesi: “SPAK ka gati urdhër arrestin për një oligark, por ai iku mbrëmë në Angli

Botuesi i gazetës ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi, thotë se SPAK ka gati fletë arrestin edhe për një oligark. Por sipas tij, ai është arratisur mbrëmë nga Shqipëria. “SPAK-u nuk ndalon, po heton dhe merr përpara kushdo i del se ka prekur buxhetin e shtetit dhe në këtë rast po dalin emra nga bota e biznesit VIP që kanë futur duart në xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Natyrisht në bashkëpunim me qeveritarë të ndryshëm, të ish-pushtetit të Berishës, por edhe në kohën e Edi Ramës.

Janë me qindra milionë euro në formë tenderimesh, koncensionesh, investitorë strategjikë, etj ku SPAK-u po bashkëpunon ngushtë me drejtorinë e pastrimit të parave, drejtorinë e Tatimeve, SHIK, ministrinë e brendshme, etj.

Dosjet po mbushen me letra korrupsioni qeveritarë-oligarkë ndaj presioni është rritur ndaj prokurorëve të SPAK-ut prej biznesit VIP dhe politikës se lartë, por është ambasada e SHB në Tiranë e cila mbështet pa asnjë rezervë prokurorët special në punën e tyre.

Po të mos jetë ndihma e Ambasadës amerikane, disa dosje nuk do të hetoheshin, sepse presioni mbetet maksimal nga drejtues dhe ish-drejtues të shtetit shqiptar.

Po kalohen në sitë se si kanë siguruar gjithë ato para e pasuri disa oligarkë; hetimet janë se pas tyre fshihen politikanë të nivelit të lartë, sikurse edhe për lidhje të ndonjerit prej tyre me krimin e organizuar, sidomos me rrjetin e kokainës. Një prej këtyre oligarkëve ka ikur në Britani nga frika se mos SPAK lëshon ndonjë urdhër arresti dhe e kapin në Tiranë. Urdhër arresti është gati, por ai iku”, shkruan Lesi në gazetën e tij.