Ndahet nga jeta në moshën 33-vjeçare, influencuesja e njohur e fitnesit…

Influencuesja braziliane e fitnesit Larissa Borges ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare, sipas një njoftimi të bërë nga familja e saj. Gruaja fatkeqe, sipas deklaratave të familjes, ka pësuar një atak në zemër më 20 gusht, si pasojë e të cilit ka qëndruar në koma për rreth një javë, në një spital të qytetit të vogël turistik të Gramados. Më 28 të muajit ajo pësoi një tjetër atak kardiak dhe këtë herë nuk ia doli.

Në një postim në Instagram, familja e saj shprehu dhimbjen e thellë që përjetojnë kur dikush humbet në një moshë kaq të re.

“Dhimbja… është e padurueshme. Zemrat tona janë thyer dhe malli që ndjejmë është i papërshkrueshëm”, shkruan familja e saj, duke theksuar se Borges ishte një person i dashur që la pas një trashëgimi dashurie, gëzimi dhe vendosmërie.

“Prania e saj ndriçoi çdo mjedis dhe energjia e saj infektive do t’u mungojë të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin “, shtoi familja, duke theksuar se do të vazhdojë të informojë publikun për zhvillimet në lidhje me vdekjen e saj.

Sipas policisë lokale të Gramados, pritet të kryhet një hetim për shkakun e saktë të vdekjes së 33-vjeçares, pas përfundimit të autopsisë, pasi përfaqësuesi i autoriteteve shprehu mundësinë që Larisa Borges kishte konsumuar alkool në kombinim me drogë para vdekjes së saj. Policia ka marrë tashmë një deklaratë nga partneri i saj, në kuadër të hetimeve paraprake që po kryejnë dhe së shpejti priten njoftime.

Borges kishte mbi 34 mijë ndjekës në Instagram të cilët i motivonte me ushtrimet e saj të përditshme dhe që ndante me ta momente të ndryshme nga jeta e saj në Brazil, por edhe nga udhëtimet e saj.

E rëndë/ Dyshohet se e ngacmoi, 21-vjeçarja godet me thikë 68-vjeçarin…

Një person, i identifikuar si Zef Paloka, ka mbërritur i plagosur me thikë në spitalin rajonal të Shkodrës mbrëmjen e kësaj të enjteje. Autorja e plagosjes është një 21 vjeçare e cila dyshohet ta ketë qëlluar me thikë 68-vjeçarin për vetmbrojtje, pasi ky i fundit ka tentuar të abuzojë seksualisht me të.

Policia informon se ‘rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i plagosur me mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë,

duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti’.

Tullumbace të bardha dhe arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar, trupi i pajetë i Klajdi Bitrit niset drejt Shqipërisë(Video)

Trupi i pajetë i Klajdi Bitrit, u nxor sot nga dyert e morgut i mbuluar me flamurin shqiptar. Për të përcjellë trupin e pajetë të të riut shqiptar ishin mbledhur shumë qindra qytetarë miq e të njohur që mes lotëve e duartrokitjeve e përcollën në udhëtimin e tij të fundit drejt atdheut.

Drejtësi, drejtësi, drejtës!’ kërkojnë miqtë dhe të afërmit e të riut Klajdi Bitrit, të cilët u mblodhën në kortezh në portin e Ankonës.

I pranishëm ishte vëllai Xhuliano, i cili me Klajdin do të udhëtojë për në Shqipëri, ku do të bëhet varrimi në ditët në vijim. I riu shqiptar humbi jetën tragjikisht gjatë një sherri në trafik, teksa ndërhyri për të ndihmuar shokun e tij italian që po sulmohej nga 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul. Ky i fundit e qëlloi Bitrin me shtizën e pushkës së detit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Klajdi konsiderohej si në i ri model që ishte integruar në mënyrë perfekte në Itali, punonte për të mbështetur vëllain e tij më të vogël dhe dy prindërit që jetojnë në Lushnje.

Sherr dhe grushta për motive të dobëta, procedohet një 33-vjeçar në Ravonik, të Korçës…

Një sherr me grushte ka ndodhur në Korçë. Një 33-vjeçari me inicialet E.D banues në Ravonik, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte një 52-vjeçar. Pas sherrit, policia ka proceduar në gjendje të lirë 33-vjeçarin.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 33 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte, një 52-vjeçar, në fshatin Ravonik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Nga fyerja tek kërcënimi i ish të fejuarës, policia e Pogradecit procedon 41-vjeçarin…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 41 vjeç, banues në Pejë, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 29.08.2023, ka fyer dhe kërcënuar nëpërmjet telefonit ish të fejuarën e tij,

banuese në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Rrëfimi i Fatos Nanos :”Si më përjashtuan nga shkolla e mesme me Fatos Lubonjën…

Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar historinë kur e kanë përjashtruar nga shkolla për shkak të mësuesit të fiskulturës. Ai tha se në një moment gjatë orës së fiskulturës, ai dhe shoku i tij shkuan pranë një muri për nevojat personale, por i kapi mësuesi dhe i çoi te nëndrejtoresha, të cilës i tha se të dy nxënësit hoqën të mbathurat dhe e tundën para vajzave.

Nano tregon se e çuan të punojë në uzinën”Partizani”, por megjithatë në provime ai i mori të gjitha 10-a.

Nano: Mua ma kanë përjashtuar nga gjimnazi në vitin e dytë.

Fevziu: Çfarë bëre?

Nano: Po bënim orën e fizkulturës. Profesor ka qenë kampioni i atletikës Besim Qyqe. Dhe mbrapa gjimnazit “Sami Frashëri”, nuk di nëse ekziston akoma ajo copë oborr aty, ishte gropa e rërës dhe po kërcenin vetëm djemtë, vajzat ishin në palestër. Ne merrnim vrull në cep të murit, kërcenim në gropë dhe bënim xhiron mbrapsh. Në një nga këto xhiro, në cepin e murit, unë dhe shoku im që ishte familje e persekutuar, daja e tij ishte një nga eksponentët e një nga firmat më të mëdha farmaceutike të kohës.

Vemi bëjmë ujët, siç bënin djemtë. Profesori pezullon orën, na merr siç ishim me veshje sportive dhe na çon direkt në zyrën e nëndrejtoreshës. Dhe i thotë: Këta, hoqën të mbathurat, nxorën ato që s’duhen nxjerrë dhe filluan ta tundin para gocave të shkollës. Gjë që nuk ishte e vërtetë. Njeriu atë gjë e bën fshehurazi. Unë kam pasur një lloj dinjiteti edhe në gjimnaz. Nuk i nënshtrohesha urdhrave pa kuptim, mund të ketë qenë me këtë idenë: t’ia ulim kokën tij.

Ndërkohë në atë periudhë ishin kapur duke përgjuar banjat e vajzave katër çuna të tjerë nga klasa të tjera. Kishin shpuar brima në tavan dhe u kapën, u përjashtuan. U bashkuan të dy grupet dhe ne u shitëm në opinion sikur kishim bërë këtë gjë të pamoralshme. Dhe na çojnë nga shkurti deri në qershor në uzinën “Partizani”. Mua më futën në repartin mekanik, ku kujdestar ishte sekretari i partisë së reaprtit, i cili më priti me këmbët e para , dhe fillova të mësoj rondelet…

Fevziu: Punoje realisht, 8 orë në ditë?

Nano: Po po, dhe na dhanë të drejtën të jepnim provimet për gjithë semestrin e dytë. Kishte një dajë ky shoku im, që ishte mësues matematike dhe fizike. Bëmë disa mësime më të dhe unë i mora të gjitha provimet 10. Kur u ktheva, mësueset u thonin të tjerëve: Ja duhet të shkoni të gjithë atje, shiko si kanë ardhur këta? Kjo e gjitha krijonte pakënaqësi./tvklan

31-vjeçarja e thotë troç: ‘U kërkoj djemve te shoh llogarine bankare qe ne takim te parë…

Një 31-vjeçare ka shkaktuar zemërim në rrjet pasi pranoi se këmbëngulte të shikonte të dhënat bankare të një burri në takim të parë. Është fjala për Sofia Franklyn, e cila ka mohuar të jetë një person materlist, sepse ajo është vetë e pasur dhe e suksesshme. Por të kesh para në bankë është një nga dy standardet që duhet të plotësojnë pretendentët për të dashur, për të treguar se janë në të njëjtin nivel me të.

Duke folur në podkastin e saj, në një bisedë me të ftuarin Leo Skepi, 31-vjeçarja rrëfeu se edhe në një takim që kishte bërë së fundmi, i kishte kërkuar të dinte bilancin në bankë.

“Nuk mendoj se është e çuditshme të kërkosh një informacion të tillë në një takim të parë. Nuk po bëj shaka. Me tre personat e fundit që kam dalë në një takim, u kam kërkuar një informacion të tillë”, ka insistuar Sofia.

Kjo e fundit ka shtuar se dëshiron që të ketë në krah një person të shëndetshëm që ka para.

Kam një punë, jam e suksesshme dhe besoj se kam të drejtë të them ‘a jemi në të njëjtin nivel apo jam duke humbur kohë”, ka thënë 31-vjeçarja.

31-vjeçarja e thotë troç: ‘U kërkoj djemve te shoh llogarine bankare qe ne takim te parë…

Një 31-vjeçare ka shkaktuar zemërim në rrjet pasi pranoi se këmbëngulte të shikonte të dhënat bankare të një burri në takim të parë. Është fjala për Sofia Franklyn, e cila ka mohuar të jetë një person materlist, sepse ajo është vetë e pasur dhe e suksesshme. Por të kesh para në bankë është një nga dy standardet që duhet të plotësojnë pretendentët për të dashur, për të treguar se janë në të njëjtin nivel me të.

Duke folur në podkastin e saj, në një bisedë me të ftuarin Leo Skepi, 31-vjeçarja rrëfeu se edhe në një takim që kishte bërë së fundmi, i kishte kërkuar të dinte bilancin në bankë.

“Nuk mendoj se është e çuditshme të kërkosh një informacion të tillë në një takim të parë. Nuk po bëj shaka. Me tre personat e fundit që kam dalë në një takim, u kam kërkuar një informacion të tillë”, ka insistuar Sofia.

Kjo e fundit ka shtuar se dëshiron që të ketë në krah një person të shëndetshëm që ka para.

Kam një punë, jam e suksesshme dhe besoj se kam të drejtë të them ‘a jemi në të njëjtin nivel apo jam duke humbur kohë”, ka thënë 31-vjeçarja.

Egnatia pa trajner ,Disiplina “kërcënon” Skënderbeun dhe Tiranën…

Vetëm një javë ka mjaftuar që Disiplina ta nis me dorë të hekurt, i dënuari i parë është trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, i cili për provokim të spektatorëve është pezulluar me dy ndeshje. Disiplina ka marrë edhe disa vendime të rëndësishme, ndërsa është kthyer pas në kohë duke “kërcënuar” Tiranën dhe Skënderbeun për disa çështje të vjetra:

1. Zyrtari i FK Egnatia, Edlir Tetova, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

2. Zyrtari i FK Egnatia, Emiljano Bishdili, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

3. FK Egnatia, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

4. KF Vllaznia, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

5. KF Tirana, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

6. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Dejvi Bregu. Klubi i Futbollit Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 10.06.2022 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

7. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Edon Hasani. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 09.07.2021 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

8. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Asion Daja. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 02.06.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

9. Pranimin e kërkesës së KF Egnatia për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Albano Aleksi në bazë të nenit 75 të KDS.

10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Gramshi, Arbër Baku, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

11. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Turbina, Andi Bibo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

12. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana, Besir Iseni, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive

E shfrytëzoi si prostitutë dhe i çoi dy burra për ta vjedhur me dhunë, zbardhet krimi i Grekut të ndaluar në Kapshticë…

Një episod kriminal, i denjë për një film thrriller ka ndodhur në Durrës. Një 30-vjeçare nga Greqia është shfrytëzuar si prostitutë nga 28-vjeçari, F. Papagiannis, i cili më pas i çoi dy burra për ta vjedhur me dhunë. Policia e Durrësit ka arrestuar sot një prej autorëve të dhunës dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin.

Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, u kap në PKK Kapshticë, gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi 28-vjeçari nga Greqia F.Papagiannis, që kishte shfrytëzuar këtë 30-vjeçare, për prostitucion.

28-vjeçari i arrestuar 2 ditë më parë, gjithashtu organizator i kësaj vjedhjeje me dhunë.

Si rezultat i hetimeve të kryera për kallëzimin e një 30-vjeçareje të proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, më datë 29.08.2023, në kuadër të operacionit “Indicia”, se në banesën ku ushtronte këtë veprimtari të kundërligjshme, 2 shtetas i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Valter Doko, 23 vjeç, banues në Berat, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. V., 54 vjeç, banues në Kuçovë.

Nga hetimet rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas, të organizuar nga shtetasi F. Papagiannis (që shfrytëzonte 30-vjeçaren, për prostitucion), i kanë vjedhur 30-vjeçares, me dhunë, në banesë, 3000 euro.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. V.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

‘E mbajta në krah gjithe diten, të nesërmen tha që më rrahu’! Çfare ka ndodhur me Devis Xherahun…..?

Devis Xherahu është majft aktiv në rrjetet sociale, ku përveçse ndan momentet e lumtura, projektet apo koncertet me ndjekësit e tij, shpesh herë hap tema të ndryshme, ku kërkon mendimin e fansave të tij. Ditën e sotme, artisti Korçar ka bërë një postim mjaft të veçantë, i cili ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale, duke dhqnë mendimet e tyre në postimin e tij.

Në një video të publikuar në Instagram, Devis shprehet:

“E mbajta në krahë gjithë ditën, edhe zemër i thashë, të nesërmen kur arritëm në fshat, u tha të gjithëve, më rrahu”. Këngëtari ka sqaruar se kjo është një shprehje e shkrimtarit, Dritëro Agolli. Këngëtari ka vijuar më tej në videon e tij, duke pyetur ndjekësit,

“Si thoni ju, kemi kështu mosmirënjës në vendin tonë të bukur?”

Avokatja e Alma K paralajmëron: “Shumë shpejt do ketë të dhëna të reja…

Avokatja e Alma Kaçit, 40-vjeçarja e cila ishte në videon intime të Safet Gjicit ka folur sot për mediat. Avokatja thotë se nuk ka asnjë qëndrim ndryshe nga klientja e saj megjithatë u shpreh se do të ketë të dhëna të reja në të ardhmen.

“Gjykata e shtyjë për një datë tjetër ku Prokuroria do depozitojë të gjitha hetimet që janë bërë deri tani. Dhe duke parë provat do vendosë nëse do lerë arrestin në shtëpi ose do ndryshojë masë.

Deri më tani janë të njëjtat të dhëna që janë paraqitur në organin e akuzës, mund që në të ardhmen të kemi qëndrim ndryshe. Mund të dalin të dhëna të reja që janë nën efekt të hetimit.

Korrupsioni aktiv nuk kemi, nuk ekzistojnë. S’kemi bërë asnjë ndryshim deri tani.” u shpreh avokatja për mediat.